E marte, 19.03.2024, 05:49 AM (GMT)

Mendime

Nikoleta Kovaçi: Shakate e shtetit me vrasjen e policit Xhulio Prela!

E diele, 02.01.2022, 06:54 PM


Shakate e shtetit me vrasjen e policit Xhulio Prela!

Nga Nikoleta Kovaçi

Naten e Shenkollit, te nje viti ma pare, ne mes te rruges, ne sy te kamerave vritet me 3 plumba efektivi i FNSH-se! Policia, shpejt e shpejt lau duart: Xhulio nuk ishte ne orarin zyrtar te punes kur u ekzekutue! Pra ai nuk ishte ma polic, po qytetar i thjeshte!

Makina qe perdori vrasesi u pa ne kamera dhe nuk shmangej dot! U gjet edhe robi qe e kishte dhe ia kishte dhane vrasesit! Ky i fundit, sa policia u mendue me justifikue mosqenien ne detyre te Xhulios dhe me i gjet ndonje bisht per kohen qe ka qene ne policine e Lezhes, iku i paprekun ne Prishtine! Atje, edhe pse pandemi, e policat nuk linin njeri rrugeve pa kontrollue per maska, ai i hipi avionit e shkoi ne pune te vet! U arrestue i zoti i makines! Tregoi se kujt ia kishte dhane mjetin, po mbeti ne burg per ma shume se nji vit per bashkepunim ne vrasje! Ne fakt gjithnje ne pozita mohuese te kishte dijeni per cka kishte ndodhur! Policia e prokuroria e shpallen ne kerkim edhe autorin!

Por nje dite te bukur te funddhjetorit te sivjetshem, policia e Gledisit merr nje mesazh informues nga poplli dhe arreston dy persona ai autore te vrasjes se efektivit te policise, qe nuk u trajtue asnje dite si vrasje polici! Atyne thuhet se iu gjeten edhe armen e krimit! Nderkohe policia e Gledisit dhe prokuroria e Olsianit heqin pergjegjesine e dy personave qe ishin ma shume se prej nje viti nen akuze! Dy te arrestuemit nuk e pranojne vrasjen, ndersa i kerkuemi tash asht i lire me ardhe e me dal prape per gjueti ne Gajush te Lezhes, derisa nje Xhulio tjeter t’i gjendet ne rruge rastesisht apo…

Mue me ka trondit vrasja e Xhulios, si polic e si pukjan, por kjo loja mjerane e policise me krijon gjendje neverie! Me dhemb pafund dhimbja e pafundme e familjes se Xhulios te cileve vazhdohet tu hapet plage sa here lakohet emni i djalit te tyne! Por po kaq me dhemb mjerimi i sistemit peng te drejtesise ne duart e nje qeverie totalisht pale me krimin!

Vs-Nuk dashta me reague, derisa ata dy te arrestuem te flasin ç’a i implikon me ate histori, por mu neverit nje njoftim i policise qe thote: per festa nuk pati asnje te vrame! Harrojne se u rivra nje koleg i tyne!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora