Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Tahir Bezhani: Nata e heshtjeve të dhimshme

| E diele, 02.01.2022, 05:53 PM |


Tahir Bezhani

NATA  E HESHTJEVE TË DHIMSHME

Dy silueta në krevate të zbrazëta

Në dy kënde të dhomës mbushur me heshtje

Lozin me rekuizita fëmijërore, ndërtojnë kulla

Emërtojnë figura përrallash rrapëlluese

Përfytyrimet e fëmijëve qajnë e qeshin

Gëzimet hedhin syrin tinëz pas derës së plasur

Pritjeve të gjata u dëgjohet e qeshura cinike

Gjumi i rëndë mashtrimeve të zë befas

Sikur pas heshtjes së dallgëve të natës

Dhimbjet humbin rrugëtimin, fantazma

Ku fshehen buzëqeshjet e hidhura

Rënkimeve të zbrazura fushës lotuese

Stërpikë nëpër stinë e mote shpresash

Si një udhëtar i  humbur terrinave

Fletëve të romaneve nëpër botë

Pas thesarit të premtuar.....

Edhe dhimbjet tmerrohen udhëkryqeve

Secila stinë e vitit lulëzon zjarrminë

Fyshtës së ashtit dasmorët nuk ndalen

Kënga ushton pandalur damarëve

Nata shprush dhimbjet e shpirtit në heshtje

Deri në shikimin e ngrirë....