E hene, 27.06.2022, 10:37 AM (GMT+1)

Kulturë

Hasan Hasanramaj: Vepra me rëndësi të shumëfishtë

E diele, 02.01.2022, 03:54 PM


Shkrimtarja Ajete Zogaj para lexuesve të Kosovës doli me vepra

Me rëndësi të shumëfishtë  në fushën e letërsisë dhe të veprimtarive shkencore

Nga Hasan Hasanramaj

Ajete Zogaj u lind në fshatin Tërpezë në komunën e Malishevës. Studimet universitare i përfundoi në Fakultetin filologjik të Prishtinës - degën Letërsi dhe gjuhë shqipe. Në vitet shkollorë 1994 – 1995 punoi si arsimtare, në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në  fshatin Tërpezë dhe më pas  në shkollën fillore “Rifat Berisha” në Berishë. Nga muaji tetori i vitit 2003 deri në shkurt të vitit 2006 punoi si gazetare në rubrikën e kulturës në të përditshmen “Bota Sot”, kurse në vijim 2006 deri në qershor të vitit 2007 si gazetare në rubrikën e kulturës në të përditshmen “Iliria Post”. Një kohë punoi  si gazetare – redaktore edhe në revistën për femrat “Zana”, pastaj“Zëri i shqiptarit” dhe “Zëri i qytetarit”.

Me prozë dhe me poezi Ajetja  filloi të merret që nga bankat e shkollës fillore, ndërsa botimet e para i bëri në revistën “Pionieri”, pastaj në revistën “Kosovarja”,  në revistën për art dhe kulturë “Haemus” në Rumani, si dhe në disa gazeta të Tiranës.

Për punimet në prozë dhe poezi disa herë është shpërblyer.

Që nga  vitit 2007 punon në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, në sektorin e pasurimit.

Deri më tani botoi  vepra: “Dija si art dhe arti si dije” , “Rozafa”,

“Dija si art dhe arti si dije”, (Intervista e shestime në fushë të shkencës e të artit”, ShShK “Anton Pashku”, dhe

“Dija si art dhe arti si dije” , botoi “Rozafa”, Prishtinë.

Ajete Zogaj, këto ditë doli me veprën ma të re dhe me rëndësi të shumëfishtë” kushtua veprave të Anton Nikë Berishës), i cili pasuron edhe tej fushën studimore të veprimtarisë letrare e shkencore në Kosovë të këtij autori të vyer. Në hapje të librit është dhënë një vlerësim kushtua Fatmir Mingulit  për figurën e Anton Nikë Berishës.  Anton Nikë Berisha mbetet po ai guximtar,  po ai studiues kokulur, mbetet po ai kërkues i përhershëm e i pa frikuar nga asgjë e panjohur. Për këtë flasin me dhjetëra vepra të botuara, vepra të mirëfillta studimore, tekste mësimore e antologji, poezi e prozë për të rritur e për fëmijë e deri te lëvrimi i gjinisë së vështirë të romanit” faja pesë. Ndërkaq, tutoria Ajete Zogaj në fjalën paraprake thekson: “Punimet që i kam përfshirë në këtë libër – Vepra me rëndësi të shumëfishtë, të shkruara në vitet e fundit, dëshmojnë qasjen, interpretimin dhe komunikimin e saja me disa nga veprat e kryesore të Anton Nikë Berishës në fushën e letërsisë dhe të veprimtarisë shkencore të cilat kanë për qëllim, para së gjithash, njohjen dhe ndriçimin e mëtejshëm të vlerave që i cilësojnë disa nga veprat e tij, të cilat e pasurojnë dhe e lartësojnë traditën tonë, qoftë atë letrare, qoftë atë shkencore”  faqja nëntë.  Libri është i ndarë në katër  pjesë: “Rreth veprave në  poezi”;  në prozë”; “Reth veprave studimore” dhe “Rreth studimeve për veprat e Anton Nikë Berishës”. Libri prej njëqind e katërmbëdhjetë faqe. E botoi Shtëpi Botuese “Faik Konica” Prishtinë. Botimi i librit u mbështet financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora