E diele, 03.07.2022, 09:53 PM (GMT+1)

Kulturë

Nue Oroshi: Shoqata "Trojet e Arbrit" në vitin 2022 do të realizon një seri projektesh të mëdha kombëtare

E diele, 02.01.2022, 07:05 PM


Shoqata "Trojet e Arbrit" në vitin 2022 do të realizon një seri projektesh të mëdha kombëtare

Nga Nue Oroshi

Si çdo institucion serioz që merrët me projekte kombëtare, në fillim të vitit e shkruan në letër konceptin vjetor të realizimeve të projekteve kapitale për vitin që po vjen edhe ne kemi bërë një gjë të tillë.Edhe përkundër rrethanave të pandemisë Shoqata "Trojet e Arbrit" asnjëherë nuk  i ka ndalur aktivitetet shkencore,organizative dhe botuese. Edhe ky vit do të jetë vit i ngjeshur me aktivitete kombëtare që do të kryhen nga  Shoqata "Trojet e Arbrit" në tri drejtime:

1.Drejtimi i organizimit te sesioneve shkencore e akademive ku në këtë vit pritët që ti organizojmë dy sesione shkencore të veçanta dhe një akademi përkujtimore.Sesionet e veçanta do t´iu kushtohen dy figurave tona historike që lanë gjurmë në atdhetarizmën shqiptare qoftë në aspektin politik,në atë të heroizmës dhe në aspektin shkencor.Këto dy figura janë Mustafa Merlika Kruja nënshkruesi i Pavarsisë së Shqipërisë më, 28 nëntor 1912,kryeministri i Shqipërisë Etnike si dhe pena e artë e shumë veprave dhe studimeve të ndryshme.Ndërsa sesion tjetër i veçantë do të jetë për Monsinior dr.Zef Oroshin priftin atdhetar i cili i doli zot shqiptarizmës me qendresën e tij heroike në malet dhe shkrepat e Mirditës, në përpjekjet e tij në luftën për rrezimin e komunizmit që e bëri në Itali dhe Amerikë si dhe në themelimin e kishës së parë katolike shqiptare në Amerikë, "Zoja e Këshillit të Mirë" që sot mban emrin  "Zoja e Shkodrës" në Nju Jork.Pa lënë anash edhe shumë studime dhe shkrime për atdhetarizmën shqiptare. Këto dy sesione shkencore do ti mbajmë në qershor 2022.Sesionin shkencor për Mustafa Merlika Krujën do ta mbajmë në Prizren kurse sesionin shkencor për monsinior dr.Zef Oroshin do ta mbajmë në Lezhë.Sa i përket aspektit të organizimeve Shoqata "Trojet e Arbrit" do të mban edhe një akademi përkujtimore në shkurt apo mars 2022 varësisht nga përfundimi i punimeve të memoralit për 19 deshmorët e vrarë në vitin 1913 në Nashec të Prizrenit nga ushtria okupuese serbe.

2.Ndërtimi i memorialeve - Shoqata "Trojet e Arbrit" në vitin 2022 planifikon të realizoj ndërtimin e dy memorialeve. Projekti i memorialit të parë është në realizim e sipër dhe këtë projekt Shoqata "Trojet e Arbrit" është duke e realizuar në bashkëpunim me familjarët e të vrarëve dhe skulptorin Fiqri Kasa.Ky projekt pritet të filloj së shpejti dhe të konkretizohët më se largu nga fundi i marsit varësisht nga rrethanat e kohës për shkak të stinës së dimrit.Pas përfundimit do të mbajmë një akademi përkujtimore ku me argumente shkencore do të flitet për këtë masakër që tronditi dy familje por nuk i gjunjëzoj, ku do të bëhet edhe zbulimi i këtij memoriali pas plot 109  vitësh të kësaj masakre.Projekti i dytë që është një projekt gjithëkombëtar pritët të realizohet këtë vit.Ky projekt i ndërtimit të muranës së Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në Prizren pritet të fillohet në korrik 2022 dhe të konkretizohet në fund tetorit 2022.Koha e realizimit të këtij projekti do të mvaret edhe nga zgjatja e procedurave të lejes ku së shpejti Shoqata "Trojet e Arbrit" do të dërgon kërkesën e tretë në drejtorin e Urbanizmit në Prizren dhe në Qendrën Rajonale për Trashegimi kulturore, që vepron si degë e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.

Pasi që në këtë aspekt kemi kompletuar projektin në bazë të kërkesës se Ministrisë jemi të bindur se leja do të na ipet shumë shpejt dhe do të fillojmë me fazën e dytë dhe me pasë fazën e tretë  të këtij projekti gjithëkombëtar.

3.Botimet - Shoqata "Trojet e Arbrit" për 18 vjet me radhë iu ka mbetur besnik gjithmonë studiuesve që na kanë ndjekur me një perkushtim të veçant duke i botuar të gjitha punimet që janë mbajtur në sesione shkencore.Edhe kësaj radhe për vitin 2022 Shoqata jonë ka planifikuar të bëj botimin e pesë veprave enciklopedike ku me botimin e këtyre pesë veprave do të shkoj në 30 vepra enciklopedike që ka botuar shoqata "Trojet e Arbrit" në këto 18 vite të punës së saj shkencore,kulturore dhe atdhetare.Veprat që planifikojm ti botojmë këtë vit janë:

a.      Kanuni i Lekë Dukagjinit në gjuhën gjermane-varianti i parë i përkthyer nga studiuesja gjermane Mari Amelie von Godin-e cila e kishte përgatitur se bashku me at Shtjefën Gjeçovin, dhe at Gjergj Fishtën;

b.      Masakrat serbo-malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare 1912-1944;

c.       Masakarat serbo-malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare 1945-1999;

d.      Vepër monografike më shkrimet e studiuesve për kryetarin e parë të Shoqatës "Trojet e Arbrit" prof.dr.Muhamet Shatrin, studiuesin dhe atdhetarin e devotshëm të Shqipërisë Etnike dhe

e.       Vepër monografike për Sekretarin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Amerikë-publicistin dhe atdhetarin Tomë Mrijaj, njeherit anëtar i kryesisë dhe koordinator i Shoqatës "Trojet e Arbrit "për Amerikë dhe Australi.

E gjithë kjo punë që ka bërë dhe po bën Shoqata e Intelektualëve Shqiptar "Trojet e Arbrit" po kryhet falë angazhimit të pashoq të studiuesve atdhetar shqiptar të cilët po tregohën idealist të vërtetë në punën e tyre shkencore dhe atdhetare.Ky angazhim nuk do të ishte i suksesshem pa përkrahjen financiare të bëmirsve dhe atdhetarve shqiptar në Evropë dhe Amerikë të cilët për 18 vite na përkrahën në mënyra të ndryshme financiare që të konkretizohen me sukses projektet e Shoqatës "Trojet e Arbrit".Një gjë duhet kujtuar se gjithë kjo punë po kryhet në mënyrë vullnetare nga ana e kryesisë dhe veprimtarëve të tjerë idealist të cilët në rend të parë e kanë vendosur ndriçimin e historisë shqiptare dhe konkretizimin e idesë së idealistëve shqiptar për një Shqipëri Etnike dhe Demokratike.Edhe për këtë çështje Shoqata" Trojet e Arbrit" në vitin 2022 do të del me një ide të veçantë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora