E hene, 27.06.2022, 10:25 AM (GMT+1)

Kulturë

Mimoza Zymeri: Ti, që nuk u ktheve kurrë

E diele, 02.01.2022, 01:05 PM


MIMOZA ZYMERI

TI, QË NUK U KTHEVE KURRË

Ti ishe një engjëll në tokë

një dashuri që sillte dritë,

prita të takohemi prapë

e jo të dëgjoja fjalë që t'i ke ik.

Prita të kthehesh e fortë

si një Shqiponjë që mposht çdo gjë,

mirëpo shpresa filloi të zbehet

kur më nuk dëgjova asgjë nga ti.

Besova në mrekulli

që çdo gjë do të bëhet mirë,

por një ditë mora lajmin e zi

dhe drita mu bë erresirë.

Luta Zotin fortë

të shihja edhe njëherë unë ty,

si duket Zoti dëgjoi lutjet

dhe papritmas një natë mu shfaqe ti.

Ah kjo është vetëm një ëndërr

ta thash at natë në sy,

ngadalë ma kape dorën

më the..shiko...

unë jam e vërtet si ti.

Mu ndryshua mendja

e prap besova në mrekulli..

Aty lartë pash Hënen e bukur

dhe Yjet që ndriçonin natën,

oh sa dashuri!

Thash Zot faleminderit

për gjithë këtë lumturi,

më fal që ma herët

nuk kërkova këtë gjë nga ti.

Ishim kaq të lumtura

e qeshnim me lot,

sa shpejt erdh koha të ndahemi

edhe njëherë e përgjithmonë.

Sa e bukur është jeta

i thash me habi,

në një moment pashë lotët

që dilnin nga ata sy.

Në at çast u zgjova

e nuk të pashë aty,

sa shumë u dëshprova

të kthehesha në këtë realitet si ky!

E di që nuk doje të ikje,

sepse vdekjen nuk e doje ti.

Thoje që do luftoje fortë

dhe betejen ta fitoje ti.

Kështu e paska jeta

po t'dika edhe me të zhgënjy..

Në një moment jemi këtu

e të nesërmen nuk e dim.

Fjalët nuk mbarojnë

kur unë filloj e shkruaj për ty,

për ty shpirt i bardhë

që pushon atje në përjetësi!

(Dedikuar mikës time më të mirë e cila fatkeqësisht nuk gjendet fizikisht në mesin tonë)



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora