E shtune, 22.01.2022, 09:42 PM (GMT)

Përjetësi » Ismajli

Nuhi Ismajli: Neo-osmanizmi, alternativë edukuese për fëmijët tanë?

E shtune, 01.01.2022, 07:11 PM


Neo-osmanizmi, alternativë edukuese për fëmijët tanë?

Nga Nuhi Ismajli, 2013

Në kohën tonë, shkrimit të një historie të rrejshme, proturke dhe tepër poshtëruese e të dëmshme për shqiptarët, në ndihmë i erdhi edhe qeveria e tashme e Kosovës dhe qeveritarët më të lartë të saj. Qeveritarët e Kosovës paralajmëruan edhe debat lidhur me ndryshimin e teksteve të rëndësishme të arsimit shqip për identitetin shqiptar, sipas kërkesave turke. Debati, në këtë rast, qartazi shihet se nuk ka të bëjë me synimin për ndriçimin e së vërtetës historike, e cila njihet mjaft e mund të njihet edhe më, për të parë kërkesën tejet të pamoralshme turke dhe arsyen që shqiptarët të mos ndryshojnë historinë e tyre, po për të futur mentalitetin e robit në vështrimin e historisë shqiptare, vështrimin e të tjetërsuarve, apo të “mbetjeve turke”, sipas termit turk, inkuadrimit në debat për historinë shqiptare të logjikës dhe të forcës së turmës, inkuadrimit në debat dhe imponimit të mentalitetit anadollak të turmës, të prirura për qëndrime proturke dhe antishqiptare. Kryetari i Komisionit për ndryshimin e teksteve të arsimit shqip të Kosovës, dr. Sh. Raça, pranoi se Perandoria Osmane ka qenë pushtuese, por, sipas tij, “pushtimi turk nuk nënkupton dhunën, vrasjet, barbaritë”, të cilat dihen mirë sipas të dhënave historike. Sipas tij, nuk duhet të thuhet se P. Osmane ka bërë dhunë, ka bërë vrasje, ka shkatërruar vlera materiale, shpirtërore e kulturore të shqiptarëve, përkundër statistikave të shumta historike ekzistuese për gjenocidin e vërtetë osman mbi shqiptarët. Sipas dr. Sh. Raçajt, P. Osmane nuk ka përndjekur, nuk ka keqtrajtuar as ka vrarë mësuesit shqiptarë! Sipas tij, fajtorë kryesorë për mungesën e shkollës shqipe, gjatë robërisë osmane, për pengimin e arsimit kombëtar shqip e dhunën ndaj tij, është kisha ortodokse greke! D.m.th. sipas këtij “dijetari”, pushteti i kishës ortodokse mbi shqiptarët, paska qenë më i fuqishëm se vetë pushteti i P. Osmane, të cilit i shërbyen mjaft shqiptarë, duke qenë madje edhe në pozita mjaft të larta. Askush nga të pranishmit nuk u shpreh se tekstet e arsimit shqip të Kosovës, po bëhen nga kërkesa turke e dëshira e renegatëve të saj, nga synimi për asimilimin e shqiptarëve dhe integrimin e tyre në projektet neo-osmane, e jo për shkak të kërkesës së Këshillit të Evropës për zbutjen e gjuhës së urrejtjes ndaj popujve. Këshilli i Evropës nuk kërkon të shkruhen histori false, politike, të rrejshme, histori ku nxënësit edukohen të mos e urrejnë pushtuesin dhe robërinë, sepse urrejtja e së keqes, siç janë edhe pushtuesi e robëria, është cilësi tejet njerëzore etj. Në një situatë të tillë të shqiptarëve të Kosovës, të cilën e ka krijuar kërkesa antishqiptare turke dhe renegatët e saj; në një situatë të tillë kur kërkesën turke për tjetërsimin e shqiptarëve e turqizimin e tyre, me program, në mënyrë të planifikuar, institucionale, e imponojnë qeveria e Kosovës, qeveritarët e saj e pushteti i turmave të tjetërsuara anadollake, shqiptarit të Kosovës nuk i mbetet tjetër alternativë, pos që, përgjithnjë, t’i refuzojë kategorikisht tekstet e imponuara antishqiptare.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora