E shtune, 28.01.2023, 07:58 PM (GMT)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Në hetuesi i hedhur si top futbolli

E enjte, 30.12.2021, 04:55 PM


Në hetuesi i hedhur si top futbolli

Nga Kastriot Dervishi

Dom Anton Lul Nikaj (1910-1998) vuajti gati 17 vjet burgim në diktaturën komuniste në vitet 1947-1954 dhe 1979-1989. Hyri në burg në moshën 37 vjeçe dhe doli prej andej kur ishte 79 vjeç. Në pjesën e mëposhtme, ai kujton torturat nga hetuesia e burgimit të parë. Fotografia i takon arrestimit të dytë në vitin 1979. Pjesa nga dëshmia për torturat:

"Nga nevojtorja ku isha, më thirrën, një ditë lart në katin e dytë, në zyrën e Sigurimit ose të shërbimit të fshehtë. Kishin hyrë 4-5 të Sigurimit, të cilët filluan të luanin me trupin tim si me një top futbolli, dhe më lodhën e dërmuan, saqë u rrëzova për tokë. Atëherë një alamet burri me çizme të mëdha nisi të kërcejë mbi trupin tim deri sa ndjeva se m'u thye një brinjë. Pastaj shefi i policisë (hetuesi-shënim) u vërsul mbi mua e më shtrëngon aq fort në fyt saqë gati më mori frymën. Mbeta ashtu shakull, pa mundë të lëviz. Pastaj, me shqelma e me sharje, me mori një polic e më çoi përsëri në qelinë time plot erë të keqe. Kur më merrnin në pyetje, më duhej nganjëherë të rrija në zyrë me shefin e policisë nga mbrëmja e deri në mëngjes, vazhdimisht me këmbë e duar lidhur mbas shpine. Shefi i policisë pyeste e unë mohoja. Nganjëherë lodhej aq shumë saqë i shkapetej kryet për tavolinë nga gjumi. Aty, në atë gjiriz më dha urdhër të zhvishesha, pastaj lidhi një konop për tra, ma qiti nën sqetull, më urdhëroi të ngrihesha në majë të gishtave dhe më lidhi në mënyrë të atillë, që trupi im të mos përkite në tokë, por të mbetej pezull në majë të gishtave”.

(Kujtimet e të ndjerit, marrë nga faqja //www.vaticannews.va)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora