E hene, 05.12.2022, 12:13 AM (GMT)

Mendime

Sadete Hakia: Mjaft më me akuza të liga o ju të ligj e të poshtër gazetaruca!

E merkure, 29.12.2021, 04:27 PM


Mjaft më me akuza të liga o ju të ligj e të poshtër gazetaruca!!!

Shkruan Mr. Sadete Hakia

Këto ditë pata rastin të ndëgjoj në mediat televizive e pikërisht në atë të TV. Dukagjinit  në emisionin “ Debat Plus “ me moderator Ermal Panduri një deklarim të të ulët e të ndytë të gazetarit Vehbi Kajtazi i cili edhe me nxiti ta bëjë ketë shkrim.  U shtanga nga toni i tij i i vrazhgët   e plot mllef e urrejtje  kunder grupit “ të Kumanovës “ taman thue se eshtë biri i shovenistit Kiro Gligorov. Në fakt akuza e tij plot urrejtje kundër një gjykimi antishqiptar më la pa fjalë. Kam përcjellur kohë pas kohe shumë debate në këtë televizion e ku ky gazetar ka shprehur mendimet dhe opinionet e veta me të cilat nganjëherë edhe ka patur të drejt . Por tani  pas sa ditësh kurrsesi nuk po mund ta pranojë faktin se si ai mund të shkon aq largë me gjykimin e tij e të  pohon me shumë bindje për grupin “  e Kumanovës  “ , “ se ata janë një grup terroristësh “.  Tash sa ditë u vura para dilemës të shkruaj apo të heshti,por për asnjë minutë nuk më la të qetë ndergjegjia ime.Nuk pata forcë ta përballoj  këtë akuzë të radhës që tashmë e dimë mirë se në kuzhinat e Beogradit  gatuhën e,flladitën e hahën në Prishtinë nga gazetaruc satrap siç eshtë Vehbi Kajtazovič e ,Vehbi Kadytazi.    Nuk kam për qellim të polemizojë më askë por thjeshtë kam deshirë te di prej nga e mori ai atë guxim ky rod cerrnagori që ata janë “ një grup terroristësh “? A ështe takuar ai ndonjëherë me ndonjë anëtar të ati  grupi të cilët janë duke vuajtur denimin në burgjet e Maqedonisë , apo ka marr ndonjë informacion përmës bisedave telefonike me ta që pastaj të ketë mundësi edhe të flas për ta, apo eshte argat direkt i Gryevskit. Por,unë mendoj se edhe nese nuk e ka ndermarr një hap të tillë ai ka pasur sado pak informacione për një pjesë e ati grupi që kanë qenë pjestarë të denjtë të UÇK-ës , UÇPMB-ës e së fundi të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe se prioritet në jetën e tyre ishte dhe mbeti lufta për çlirim e bashkim kombëtare. Mbase për dike duket absurd mendimi rreth qellimit të veprimtarisë së tyre atdhetare ,por fatbardhësisht këti trualli kurrë si kanë munguar patriotët dhe luftëtarët e devotshëm ndonëse pikërisht këta gjithmonë qenë halë në sy të pushtuesve dhe veglave çorre të pushtuesve siç eshtë vetë i ndjeri Vehbi Kajtazi,dhe u vunë në thumb të akuzave jo vetëm nga ish pushtuesit por edhe nga një pjesë e bashkëkombasve qe mjerisht jan pjellë bastarde e kombit shqiptar . Pēr t’mos u kthyër në historinë e largë po I veçojë disa periudha që nuk janë të panjohura për opinionin mbarë shqiptar.Në vitin e fundit të Luftës së dytë Botërore,Shaban Polluzha u bënte thirrje shqiptarve  me ju baskangjitë  brigadave të tij për ta çliruar Kosovën nga ushtria jugosllave , dhe,u shue me brigadat e Tijë në dimërin e eger të shkurtit e marsit të të vitit 1945 me mbi 12.000 ushtarë të Tijë nga divizioni i 46 serb dhe aleati i serbeve Fadil Hoxha me shokë,si dhe në anën tjetër Demë Ali Pozhari kishte lëshuar kushtrimin për të çlirua Plaven  e Gusinë po nga ushtria jugosllave ndonëse çetniket serb ja vranë e helmuan tre djemt ai nuk e ndali luftën .  Një avaz i tillë vazhdoj edhe pas asaj lufte por kulmi i një revanshi të tillë u arrit në vitin 1981, kur rinia studentore u  akuzua si „ iridentiste“. prishëse e vlllazërim - bashkimit dhe Jugosllavisë së Titos e kërkesa për Kosovën Republikë u cilësua si nacionaliste po  nga usbashët shqipfolësa.      Të tillët si sufler u shfaqen me prapaskenat e tyre plot akuza e gjykime edhe kur njësitët e para të UÇK-ës po vepronin ilegalisht nëpër Kosovë. Për ironi të fatit edhe atëherë këto grupe u cilësuan si “grupe terroristësh”, ndërsa e vërteta e luftës se tyre u pa vetëm pas vetflijimit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe 59 antaret familjes se tij. Vetëm pas aktit të tyre heroik nder të rrallët në historinë e luftërave botërore filluan të vetëdijësohën dhe ta kuptojnë pjesa më e madhe e popullit në Kosovë se nuk është fjala për “ një grup terroristësh “ por për një Ushtri Çlirimtare që me sakrificë të madhe po i konsolidon radhët e saj.Sikur u imunizuam prej akuzave të tilla se ishin kohë të tjera ato,por të përpiqesh të hedhësh pluhur sot mbi një të vërtetë faktike frytët e të cilës i gëzojmë sot në Kosovë është e palogjikshme dhe vetëm goja e idiotëve dhe psikopatëve siç eshtë satrap Kajtazi die t‘i nxjerë për  pjestarët e  UÇK-ës që janë pjese e lirisē së Kosovës dhe kulmi i krenarisë kombëtare. Vetkënaqësia profesionale nuk ua ofron komoditetin që duke akuzuar të tjerët të mendoni se po sillni lajm të ri në opinion. Përkundrazi ju më akuzēn tuaj i vrat për së dyti grupin  “e Kumanovës “ , prandaj nuk thuhët kot: “ Fjala therë ma keq se shpata”.     Është kapitull me vete sypozimi nese ata janë tradhëtuar dhe nga kush e si janë tradhëtuar,në mos sot e nesermja do ta thotë fjalën e vet se “ Kutia e Pandorës “ do të hapët një ditë. Nuk di prej cilit parim u niset dhe shfaqe atë gjykim kur dihet se kodi gazetaresk bazohët në të vërtetën ,njerëzorën dhe humanitetin . Dihet se për hirë të kësaj kauze dhe ati kodi gazetaresk shumë gazetar janë vrarë në fronte të ndryshme të luftimeve dhe,ne vende të ndryshme duke u përpjekur të arrijnë deri të burimi i informacionit vetëm për ta plasuar të vërtetën para opinionit.  Aq më e rend bëhët akuza kur kihet parasyësh fakti se një pjesë e pjestarëve të grupit “ të Kumanovës “  kanë lënë pas fëmijët e  tyre të vëgjël të cilët po rritën pa dashurinë dhe ngrohtësin e prindit por ata po janë të detyruar të rriten edhe duke ndrydhur në shpirt akuza të tilla të ashpëra  nga individ të caktuar kunder baballarëve të tyre. Nuk di pse me  qellim ua gërvishin plagët dhe i nxisin drejt urrejtjes  në vend që të përpiqen të kultivojnē tek ata ndjenjën e dashurisë njerëzore dhe demokracisë duke u ofru shembuj të mirë vet ju si gazetar. Prandaj është përgjithësi e  morale ,njerzore e shqiptare e mediumeve te shumta që të kenë parasyshë kushë janë ata shpirtshitur që helmojnë zemrat e çlirimtarëve,zemrat e vogëlushëve që  rritën pa prind duke qenë të mbyllur padrejtsisht në burgun e Idrizovës aty ,ku më parë qëndronte i palëkundur heroi i kombit i panënshtruari Rexhep Mala!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora