E shtune, 25.06.2022, 09:15 AM (GMT+1)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Të gjithë

E merkure, 29.12.2021, 07:46 PM


Të gjithë

Nga Edison Ypi

Të gjithë ikën me anije.

    Të gjithë janë penduar.

Të gjithë e pranuan pluralizmin.

    Të gjithë kanë ndërruar mendje.

Të gjithë ja falën paret një jevge.

    Të gjithë besojnë se ishte punë me mënt.

Të gjithë shajnë pushtetin.

    Të gjithë mallkojnë opozitën.

Të gjithë çohen nga gjumi të lodhur.

    Të gjithë dalin pa e ditur se ku do venë.

Të gjithë mbahen për trima.

    Të gjithë dhiten në brekë.

Të gjithë hanë.

    Të gjithë nuk ngopen.

Të gjithë mbulohen dhe mërdhifin.

    Të gjithë zbulohen dhe kanë vapë.

Të gjithë dashurohen, dhe rrihen e theren.

    Të gjithë urrehen, dhe puthen e jargaviten.

Të gjithë e kanë nga një cop' pronë.

    Të gjithë ankohen prej fukarallëkut.

Të gjithë e kanë nga një shtëpi.

    Të gjithë ankohen se e kanë të vogël.

Të gjithë e urrejnë korrupsionin.

    Të gjithë korruptohen në çast.

Të gjithë marrin ryshfet pa j'u lëvizur qerpiku.

    Të gjithë japin ryshfet pa j'u dridhur dora.

Të gjithë refuzojnë të jenë katundarë me gunë.

    Të gjithë duan të jenë qytetarë me laptop në sup.

Të gjithë mbahen për oratorë.

    Të gjithë janë gagaçë.

Të gjithë hiqen për të ndjeshëm.

    Të gjithë janë të pashpirt.

Të gjithë mbahen për të sinqertë.

    Të gjithë janë rrenacakë.

Të gjithë mbahen të njerzishëm.

    Të gjithë braktisin prindërit e moshuar.

Të gjithë thonë se taksat duhen paguar.

    Të gjithë taksave u bishtnojnë.

Të gjithë blejnë.

    Të gjithë shesin.

Të gjithë që blejnë u duken çmimet e larta.

    Të gjithë që shesin u duken çmimet e ulëta.

Të gjithë, kur shesin, nuk ta japin kuponin tatimor.

    Të gjithë, kur blejnë, kuptonin tatimor nuk e kërkojnë.

Të gjithë nguten, dhe bëjnë gabime.

    Të gjithë përmbahen, dhe s'bëjnë as punë as gabime.

Të gjithë janë hesapçinj gjenialë.

    Të gjithë nuk dinë sa bëjnë 1 edhe 1.

Të gjithë blejnë libra.

    Të gjithë nuk lexojnë.

Të gjithë shkruajnë libra.

    Të gjithë lexojnë vetëm librat e tyre.

Të gjithë mbahen për mendimtarë.

    Të gjithë janë mistifikatorë.

Të gjithë vajtojnë sikur qeshin.

    Të gjithë qeshin sikur qajnë.

Të gjithë nëpër dasma rrinë seriozë si në funeral.

    Të gjithë në funeral ja kërrcasin muhabetit si në aheng.

Të gjithë janë në Fejsbuk.

    Të gjithë në Fejsbuk janë për tu shitur me identitet tjetër.

Të gjithë që në Fejsbuk dalin të qeshur, janë fatkeqë.

    Të gjithë që në Fejsbuk dalin të menduar janë budallenj.

Të gjithë e dinë se kafene ka shumë.

    Të gjithë janë të paqartë në cilën kafene të venë.

Të gjithë ankohen se televizori e zbukuron realitetin.

    Të gjithë shohin televizor pafund.

Të gjithë gazetarët bëjnë reportazhe pa vajtur.

    Të gjithë lexuesit u besojnë.

Të gjithë janë të shëndetshëm.

    Të gjithë ankohen se janë të sëmurë.

Të gjithë mjekët japin këshilla.

    Të gjithë të sëmurët nuk i respektojnë këshillat.

Të gjithë politikanët gënjejnë.

    Të gjithë votuesit besojnë.

Të gjithë prodhuesit mashtrojnë.

    Të gjithë konsumtorët blejnë.

Të gjithë thonë se e njohin Historinë.

    Të gjithë nuk dinë çfarë ka ndodhur mbi këtë truall me shekuj.

Të gjithë thonë se e njohin gjeografinë e Shqipërisë.

    Të gjithë nuk e dinë ku ndodhet katundi Lëpush Breshkë.

Të gjithë pjerdhin.

    Të gjithë bëjnë sikur s'dëgjojnë.

Të gjithë të gjithve ja fusin.

Të gjithë të gjithëve ja qisin.

Të gjithë presin të vdesin.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora