E premte, 29.03.2024, 05:23 AM (GMT)

Kulturë

Feti Tunuzliu: Epitaf profesorit tim

E marte, 28.12.2021, 12:53 PM


Feti TUNUZLIU

EPITAF PROFESORIT TIM

(Esat Stavilecit)

Yll i artë i “lindur me fat” të bardhë n’vapë t’korrikut,

rrita të priu n’votrën e gjakut dhe trollin e qëndresës,

ku gurgullonte me zë të shterur uji i kulluar i Erenikut,

kur Gjakova trazohej nga shtati i plagosur dhe rrezja e shpresës.

Kur t’shkëlqente rinia n’sy, u hodhe si shqipe përpara shpejt,

i bindur se “vetëm me kohë mund të fitohet koha” çdoherë,

jetoje pa iluzione se bëmat i paskësh “kryer e përkryer” krejt,

pa i “dhënë vetes dhjetëshe” asnjëherë !

E quajte “profesion më të mirë … të mësosh të tjerët atë që ke mësuar për veten”,

ndaj, blatove gati gjysëm shekull n’fole brezash për arsim,

ku ua mësoje “gjuhën dhe stilin e lehtë të juristit” – që t’mos stepen

udhëkryqeve të jetës n’shpërthim.

Duke “ecur me të tjerët, e jo kundër te tjerëve”, gjatë jetës sate

përzgjodhe “një rrugë të mesme” që n’kryet,

pa “ndeshur në dyer të mbyllura”, sa herë që provuar pate,

sepse krenar ke “përdor çelesat“ që t’i “kanë hapur të gjitha” dyertë.

Ndonëse ke “pyetur shumë të tjerët” gjatë të ndershmës jetë,

ata të “kanë pyetur edhe me shumë”, me optimizëm o pesimizëm:

për Kosovë, Shqipëri, drejtësi, qeveri, shtet, …

e me përgjigje t’kthyera, nuk ke “mbjellur skepticizëm”.

Tani kur prehesh n’heshtje me gjashtë rreze t’bardha nëndhe,

dhe pas dhjetë pranverave - kur zemrave rinore iu fale trashëgim:

“Porosi të jetës dhe kohës” që “tërë jetën” t’kanë bre,

do ngelësh ndër breza – frymëzim dhe ngashërim.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora