E shtune, 03.12.2022, 12:31 PM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Dikush nga brenda po e nxitë destabilizimin e Kosovës

E hene, 27.12.2021, 04:33 PM


DIKUSH NGA BRENDA PO E NXITË DESTABILIZIMIN E KOSOVËS

Nga Dedë Preqi

Lajmet e këqija gjithëherë dalin nga rrënojat e shpirtligësisë njerëzore dhe shpërndahen me shpejtësi, nganjëherë edhe pse nuk janë të vërteta, dikund e kanë  bishtin dhe shtyjnë ta mbushin mendjen se diçka është duke ndodhur, por nuk dihet akoma se njerëzit e tillë që shpërndajnë lajme të rrejshme, propaganda armiqësore, dhe i japin popullatës mesazhe të frikshme, ata njerëz nuk ia dojnë të mirën këtij populli, apo destabilitetin e kanë si një lloj çëllimi dhe ushqimi të tyre.

Tani në këtë kohë kur tërë popullata është në përgaditje të festave të fundvitit, dhe sëcili i ka brengat e veta, ndoshta edhe shumë prej tyre e kanë brengën e mungesës së strehimit, që të mbrohet nga të ftohtit e dimrit, por ka dhe shumë të tjerë e kanë brengën e kafshatës që u mungon edhe në këto festa, plus do u shtohet edhe një brengë tjetër, që të kujdesen nga ndonjë shpërthim i mundshëm nëper qendra tregëtare, stacione të ndryshme apo gjetiu tjetër.…

Këto ditë u shpërnda një lajm për fat të keq ishte i rremë, se në stacionin kryesor të autobusëve në kryeqytetin tonë në Prishtinë, mund të ndodh ndonjë shpërthim apo diçka e ngjajshme e përgaditur nga dora armiqësore, që i aka pirë sorra mendët që ta trazojë dhe frikësoj popullatën e këtij vendi.

Kush po i shpërndanë këto lajme të këqija dhe kush mundet të jetë prapa të këtyre shpekullimeve të këqija, apo është burimi i këtyre skandaleve, të cilat duan ta destabilizojnë këtë vend dhe këtë popull, me siguri se një përgjigje të drejtpërdrejtë do ta jepte sëcili që mendon për aranzhimet që i planifikon Serbia, por një përgjigje tjetër e thjeshtë, vjen edhe nga një kënd tjetër që zbrazët nga urrejtja dhe xhelozia ndërpartiake e pushtetare në këtë vend, e cila po na mundon si një ndjesi e prekshme dhe tronditëse, si edhe një lëndim i rëndë që po i bëhët kësaj shoqërie njerëzore, ku një pjesë e madhe e saj është më se e pafajshme.

Prandaj, nuk është diçka jashtë asaj që duhet të thëmi në kuptimin e fjalës mbi motivin se, opozita e sotme ka qëlluar e bezdishme dhe e pa ndërgjegjshme, ku një pjesë e madhe absolute nuk është e kënaqur me pozitën e saj, sëcilës i mungon pushteti deri në skaj, sepse është mësuar gjithëherë të jetë në krye të vendit, jo për të bërë gjëra madhore për të mirë, por duke e degraduar dhe shpërblyer keq me pushtete të korrupsionit të pa ndërprerë dhe organizimit të shumë krimeve, që shumica e tyre nuk janë zbuluar as sot e kësaj dite përshkak se elementi bazë është fshehur nga domethënja e vet këtij pushteti.

Reagiemet opozitës së sotme janë të atilla, që qojnë në gjitha drejtimet e mendjes dhe dyshimeve që vihet re drejtpërsëdrejti përmes fjalimeve të tyre në Kuvendin e Kosovës, me rrebelimet e pa imagjinueshme të tyre dhe me imazhin e dobët të një opozite demagogjike, e cila nuk lë përshtypjen e një opozite aktive dhe serioze, që flet për temat e caktuara dhe nevojat e popullit, por gjithherë e mundon pushtetit aktual në krye Albin Kurtin, duke e krahasuar me një mashtrues dhe antiamerikan, i cili punon për interesa të grupit të vet, por edhe në interesa të Serbisë.

Që në realitet vetë ky njeri ishte një student dhe aktivist i përsekutuar dhe i arrestuar nga regjimi i Millosheviqit, i cili edhe në këtë kohë i bartë pasojat e vuajtjeve të asaj kohe në burgjet famkeqe të këtij regjimi të egër dhe kriminal, që dëshmojnë «kollitjet» e ftohjes dhe mundimeve, që disa herë në fjalimet e tij të sotme ia ndërprejnë fjalët në konferenca dhe tubime të ndryshme.

Prandaj, kësaj opozite nuk i mungon diçka tjetër që do ia shuante etjen e saj për pushtet, vetëm të çpikin  edhe ndonjë model që prodhon skandal të mundshëm përmes shantazheve dhe propagandave të rreme, mos e thashtë zoti, që të bëhën realitet për t’a trazuar dhe demoralizuar këtë popull dhe për t’a bindë në një mënyrë  të kthehen në anën e tyre, sepse  ka qëlluar edhe një opozitë milionerësh, të cilët nuk dinë se çfarë të bëjnë me kapitalin e tyre që e fituan në kurrizin e këtij populli, prandaj  mesazhi i tyre nuk mund të jep ndonjë  përgjigje tjetër, përpos që edhe të thëmi se niveli kulturor dhe ai arsimor i individëve të tillë, barazohet të jetë më i ulët se ç’mendohet, dhe do të ishte më e drejtë që ta pyesnim vetën se po dihet ku qëndrojnë problemet njerëzore të kësaj mase.

Janë fare të qarta kundërshtimet dhe akuzat kundër kësaj qeverie aktuale, e cila nuk po mundet me një shpejtësi marramendëse të plotësojë kushtet dhe përmirësimin e gjendjes së këtij populli, sepse për njëzet vite me radhë në këtë vend është punuar më shumë mbrapsht se për së mbari, dhe shkakëtarët kryesor të kësaj situate ishin pushtetet e kaluara të kësaj opozite të sotme, që i printe PDK,LDK dhe AAK,  dhe rreziku ndaj një humbje të gjithanshme ekonomike dhe sociale e ka kapluar deri në skajshmëri dhe këtu do hasim në detyrën e një çlirimi të mundshëm dhe për një përballje dhe përpjekje përbrenda që zë fill ndaj gjitha atyre të metave dhe fuqive shkatërruese të këtij vendi.

Dhe fryma e vërtetë demokratike sikur në këtë rast opozita e sotme e ka një hapësirë të mjaftueshme që përmes kritikave dhe forcave demokratike të shfrytëzojë rrolin e vet për ta ndihmuar këtë qeveri dhe të shpalos në një mënyrë planet dhe programet e veta pozitive, që të dilët nga kjo krizë dhe ky kollaps që prek drejtpërsëdrejti jetën dhe qenjën e popullit të këtij vendi, i cili në një mënyrë shdërrohet në një strukturim të pa natyrshëm dhe shpeshherë mund të bëhët i pa durueshëm, duke shprehë mospajtimet e veta përballë gjendjes që e rrethon, të cilat krijojnë një marrëdhënie joharmonike dhe të matur me shoqërinë e vet njerëzore.

Çfarë rroli po luan opozita e sotme në krye me PDK, LDK dhe AAK?

Rroli i kësaj opozite është aq i dobët sa që nuk mund të paramendohet dhe të logjikohet me një logjikë të shëndoshë njerëzore, e cila nuk e ka një pikë cilësie dhe vlere, që e bind qytetarin e këtij vendi, për të qenë përkrah tij apo të mbajë qëndrim në kërkesat dhe hallet e tyre, përveq në një mënyrë duke u tallur me të, përmes sjelljeve arrogande dhe shprehive që nuk i kemi parë asnjëherë më parë në kulturën dhe tiparin e saj, që ne do ta quanim kulturë e shëndoshë e një shoqërie njerëzore.

Kjo opozitë është në gjendje të bëjë gjithçka që i vie përdore, të cilën po e ndihmon edhe një grup i natyrës së «rrugaqëve»  i mbushur me bandita dhe njerëz të pasjellshëm, që ia kanë dhënë emrin e madh PSD, por janë aq të pa ndërgjegjshëm dhe të pa kufishëm, sa që qëndrimet e tyre të liga dhe me shfaqjet e  dramave të tyre me tematika të pa qarta, qojnë në gjasim të një grupi të njerëzve parakë, që jetojnë dhe veprojnë në xhngla, të cilët u nënshtrohen ligjeve dhe formave primitive të natyrës, ku akoma nuk janë në kontakt me civilizimin njerëzor.

Edhe po të kemi një zhvillim të ngadalshëm në proceset tona në praktiken e kësaj shoqërie njerëzore e pushtetare, kjo nuk ka të bëjë thjeshtë me zbulimin e metodave të vrazhda për arritjen e mundësive të reja dhe të shpejta, që e arrijnë tiparin e asaj që ne do ti përjetojmë menjëherë, sidomos kur ne e kemi mundësinë të përpiqëmi dhe të angazhohemi me format dhe sjellje të natyrshme dhe me format e një edukate e kulture të aktivitetit politik dhe socilogjik, që qojnë drejtë nevojës së brendshme për një të ardhme më të mirë.

Dikush nga brenda në shoqërinë tonë kosovare, po e nxitë destabilizimin dhe trazimin e kësaj shoqërie përmes propagandave antiamerikane, shantazheve të rreme apo të vërteta,  dhe metodave të vrazhda e antikombëtare, pikërisht në çastin më të ndërlikuar që ka Kosova dhe populli i këtij vendi, dhe në kulmin e një qëndrimin  të një evulucioni demokratik të Kosovës, që duhet ti kthehemi me seriozitet proceseve madhore dhe ti bashkangjitemi shoqërive të zhvilluara demokratike, dhe marrëdhënieve të ndërsjella që burojnë në kthjelltësi dhe kanë plot siguri në vetëvete nga logjika e veprës dhe natyrës njerëzore.

Nuk mund ta thëmi se tani Kosova, e ka takuar një pushtet të saj të «shenjtërive» me kryeshenjtin apo peigamerin Albin Kurti, që përmes këtij pushteti do ta merr ky vend të mbarën e vet ashtu sikur e dëshirojmë, por duhet ta pranojmë se këtë udhëqje ia besoj vetë populli me votën e vet, prandaj  duhet të pajtohemi që ta pranojmë vullnetin qytetar të këtij vendi dhe detyrat që u ka vënë veprimeve me prirjen e një zhvillimi të vërtetë dhe konkret, duke e përkthyer në një mirëqenje më të mirë dhe në favor të kësaj popullate të përvujtshme.

Pushteti dhe udhëheqja aktuale dhe pse nuk e ka lehtë të bëjë ndryshime të menjëhershme dhe rrënjësore, sepse çdo element do të organizohet sipas marrëdhënieve me opozitën, që të plotësohet edhe me kuptimet tjera të veçanta të formave dhe të funksioneve me realizimin e një pushteti funksional dhe të drejtë në kuptimin e aftësisë që ta modifikojnë realitetin e një pushteti ekzekutiv dhe efektiv, nga ana tjetër me një vullnet dhe vetëdije të ndërgjegjësuar, duke e zotëruar përmes forcës së ligjeve demokratike dhe të ketë një domethënje më të gjërë për ti arrituar çëllimet e nevojshme, përndryshe sa do që ky pushtet ka një kuptim të vetin specifik dhe praktik, në të cilin nuk mund të gjejmë ndonjë të metë, do të ishte e kotë domethënja e tij në çfarëdo nisme pozitive pa një zingjirë që përbëhët me një fuqi të gjithmbarshme.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora