E shtune, 03.12.2022, 01:08 PM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: ‘Shqipnia’!

E hene, 27.12.2021, 04:42 PM


FJALA  MALLKIM  N’ FJALOR E: “SHQIPNIA”!..

Nga Fritz RADOVANI

Kushedi sa herë e kam mendue me vete kerkesen e Nanës Tereza në Rinas në 1997: “O Zot, hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar!”

Atdheu i Gjergj Kastriotit Shqipnia, “I vetmi shtet ateist në Botë!” Madje, edhe i shpallun me “Kushtetutë”. Shpallet “Demokracia” dhe, jo vetem, që nuk ju preken tituj e dekorata terroristave komunist të 47 vjetëve të një diktaturës së pashoqe, por Shqipnia vazhdon me u drejtue prej tyne! Pushtetarve u lejohet fuqia absolute e padiskutueshme, tue ua lanë të lirë dhunen, vrasjen, vjedhjen, trafikun e drogës, perfitimet dhe shfrytzimet maksimale të ekonomisë së shtetit gjoja të privatizuem.

Gjithshka në doren e një grupi dhunues e shperdorues si gjithmonë!

Të perndjekunit dhe të persekutuemit politik, si gjithmonë, tue pritë a po bjen gja prej qiellit, tue ferkue duert e, tue shpresue në t’ “ardhmen”!

Pleqnia ngadalë po i mbyllë edhe vitet e fundit të shpresës... Ndersa, ajo fatkeqja rini, po mendon vetem me ikë, pa asnjë shpresë mirkenje!

Kafshata e bukës ishte e asht gjithnjë drejtimi i jetës i Rinisë Shqiptare!

Shpartallimi i ekonomisë me ngjarjen e fundit të “pagesave” asht i mnershem me u mendue, po aspak me një kryebandit në krye të shtetit si ai që asht sot që mendon vetem: “Shkatrrimin e themelit Shtetit Shqiptar Europjan, dhe vendosja e një fasade të perkohëshme e ‘Ballkanit hapur’, që perfundimisht do të zhdukë me themel Shtetin Shqiptar të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!”

Ky ishte dhe mbetet qellimi final i qeverisjes komuniste anadollake!

Gjithshka ishte dhe vazhdon edhe sot me kenë “program” i të vetmit dhe ma të saktit qellim: “Shqiptarët per me i lanë bagti – hiqi At Fishten!”

Ky asht “Mallkimi” ma i sakti i Popullit Shqiptar!

“IN  HOC  SIGNO  VINCES.”

Në fillim të shek. XV Turqit sulmojnë Evropen dhe shkretnojnë fise e mbretni. Fatosi i Krujës përballë rrezikut, qi i kercnohej Shqypnisë, i drejtohet Hyjit edhe e lutë qi mos të premtonte, qi Shqypnija të bije ndër kthetra të Turqve. Lutja e tij prekë të Amshuemin, i cilli i dergon së nalti Flamurin Kuq e Zi, emblemë bashkimi e vetsundimi. Me atë flamur në dorë, Skanderbegu, i mberthyem në armë, qet kushtrimin. Shqyptarët rrâjnë (nisen) menjiherë, kështu nisë lufta e tmershme dhe Turqvet u thehet sulmi. (Koment i At Viktor Volaj O.F.M., 1941)

Tue zbardhun mosha dhetepesët e jona

Atje prej shtojesh s’ Anadollit t’ plleshem

Hanza pergjakshem nisë mbi Evropë t’ kukzohet.

Ishte zot-madhi i Turqvet, qi në krye

5.         Të ma s’ rrebtes ushtri së jetës s’ atëhershme

Ujnat e njelmta dilte t’ Helespontit,

Edhe betohej n’ mni të vet mizore,

Se shpirti trupit s’ do t’i dahej para

Se hanzen t’ ngrifte mbi Sh’ Sofi t’ Bizantit

E n’ Sh’Pjeter t’ Romës tagji t’i vête kalit.

E pse ai burrë dokrrash e pallavrash s’ ishte,

Perpara tij ran frone e ran therore;

U rroposen mbretni e u shkimen fise,

E as bar ma s’ bijti andej ka ’i shkeli kamba.

Greku, Bullgari humben, humbi Serbi,

- Humbi, po, Serbi, madhështija e t’ cillit,

Qatje te e vona boten mbarë në zi

Do t’a pshtiellte. – T’ felgruemun drojet, shuejten

Zanin mbretent e Evropës. Zâmaret eshten,

20.      Eshti edhe kanga e nji mjeri e shemtueme,

I  ra mbarë dheut.

Kur, qé, mbi kep të Krujës

Titanike po del nji hije burri,

Vetllat ngerthye, si dy hulli rrufeje,

Me do sy zjarmi e ‘i mjekerr t’ thijtë, e cilla

Shllungë gjatë nofllash i derdhej, si ajo njegulla

Rreth njaj curri s’ thepisun. M’ krye trishtueshem

Flakë i shkelqan tarogza brynatake,

Qi, tmershem ka ‘i vezllon nen rreze t’ diellit,

Kometë zharitse dan nder sy t’ anmikut.

Ai asht fatosi i ndiemun Gjergj Kastrjota,

I Madhi Gjergj Kastrjota Skanderbegu,

Qi, pre’ atij kepi, si nji shqype mali

Kundron kah forca e barbaris lindore

Shkon tue rrëmbye mbretni e fise e popuj,

E gjithshka t’ mbarë perftue kisht’ mendja e nierit;

Si rribë Verit, qi rêt i fshin prej qiellit

E e lên token me u tha. Edhe tue pamun

Se anmiku i rrebtë i gjytetnis njerzore

Po nisë per s’ afermi Shqypnis t’ kercnohej

40.     E se prej nierit s’ kisht’ pse ndimë me pritun,

Çon syt kah qiella, e zemra gjak tu’ i shkue,

“O Zot! – gerthet, - O Zot i Madhi i Ushtrivet!

E po a njimend se ma s’ do t’ ket Shqypnija

Nji vend ku me t’ u lutë?... E se grat t’ona

Djepat n’ Azi mbas sodit do t’ perkundin?

E se Shqyptari tokën do t’ punojë

Veç per me kndêllun n’ mish gocat qerkeze,

Qi nji Tirani t’ i sherbejn ma kandshem?

Oh! Pse ia mbrrim ksajë dite, e s’ ka shperthye

Toka q’ me kohë, me na perpi per s’ gjalli!

Ti, o Zot i Madh i Ushtrivet, Ti prej qiellet

Zemer e forcë m’ dergo, qi ktij Tartari

Barbar un t’ ia diftoj, se Shqyptarija

S’ merret pa gjak, e se per Fé e Atdhé

Din t’ desë Shqyptari”. Permbi flatra

Të bardha t’ Fés kjo lutë u çue kah qiella

E i shkoi n’ vesh Perendis e e preku n’ zemer.

I Amshuemi, atëhera, prej visarit t’ qiellvet

Xjerrë nji pelhurë të njyme “kuq e zi”,

60.     Qi Engjuit vetë n’ Parriz endun e kishin:

E mbasi e puthë i Lumi e ven në ball,

Nji Kerubini t’ lehtë i urdhnon tu’  thanun,

“Na, e ketë Flamur Skanderbegut çoja

Atje poshtë n’ Krue, e thuej prej ane s’eme,

Se dersa t’ rrije tok fisi i Shqyptarit

Nen hije t’ ktij emblemi t’em t’ bekuem,

Zot m’ vedi e i lirë gjithmonë ai ka me kenun”.

Kshtu tha i Amshuemi; e ai Kerubini i qiellvet

Palosun m’ parsme Flamrin e Shqypnis,

Hapë flatrat e prarueme, e poshtë Empirit

Zhgjetë nper nji rreze drite dirgjet n’ Krue.

Ku Skanderbegut n’ dorë dhantin e Zotit –

Flamurin e Shqypnis – ia nep e kshillin

E t’ Lumit ia difton: Se si Shqyptari

75.       Zot m’ vedi e i lirë gjithmonë do t’ mund qindroje.

Si ai nieri, qi trishtue njaj andrre s’ keqe,

Kur gjumi i del, me vedi xen e gzohet,

Se n’ hije e jo njimendtë iu tfaq rreziku:

Kshtu Skanderbegu nisë me u gzue me vedi,

Si Lajmi i qiellvet n’ dorë ia dha Flamurin

E i tha se per nën hije t’ tij Shqypnija

E lirë e zojë m’ vetvedi p’rherë do t’ jitte.

Edhe armatiset Burri i dheut krejt m’ hekur,

Njeshë pallen n’ ijet – pallen t’ rrebtë mizore,

E m’ patershanë, me pafta arenzit t’ mathne,

Njet Flamurin kuq e zi, qi vetë i Amshuemi

E kishte puthë, edhe mbi shpinë të kalit,

Qi, fry turijt, njuhatte erë të gjakut,

Hidhet porsi duhi e rrebtë. Prej millit

90.      E zjerrë pallen mizore, e drejtë kah qiella

Heshten e ngrehë. Nji fllad i lehtë, i ambel –

Flladi i Dashtnis – po e zhdrivillon Flamurin.

- Flamurin e Atdheut t’ em – qi tue gufue

Mallnueshem nepër ajr të lirë t’ Shqypnis,

Nisë me u valvitë si fleta e Kerubinit,

Si njai skundilli i petkut t’ Perendis,

Qi, mirë qendisë me hana, hyj e diella,

Prej krahvet t’ amëshuem e t’ gjithpushtetshëm

I mvaret poshtë neper hapsi t’ Empirit,

100.  Kah, pshtetë m’ stuhi e m’ flatra t’ rribës s’ murranit

Sheston boshtin e moknes s’ rrokullis.

E ashtu n’ atë dukë të rrebtë e t’ perfrigueshme

Me ‘i za, si tue ulrue, prej kepit t’ Kruejës

Po u thrret Shqyptarvet t’ vet e u thotë: “Ktu burra!

Ktu eni, o bijt e Malevet! Shqypnija

Gjindet n’ rrezik!” N’ atë bulurimë ushtuene

Malet e fushat e Shqypnis kreshnike,

edhe nji çetë e vogel homeridash,

- Burrash si motit veç qi bate nana -

Per rreth tij mblidhen, e nen hije t’ Flamurit

Nji bé të madhe bajn e lidhin besen,

Se i pllâmë toket t’ Atdheut s’ ia lshojn Tartarit,

Po s’ e lán’ para me gjak t’ tij t’ perdhosun.

T’ forcuem me atë bé, t’ forcuem me shejtni tagresh

E shpresë m’ Zotin tue mbajtë e m’ krah të vetin,

Me Flamur kuq e zi zhdredhun perpara,

Poshtë errmorevet t’ malevet t’ thepisuna

Si rreshme boret prej ndo ‘i kulmi t’ rryeshem,

Rrâjn fulikare permbi rradhë t’ Turqvet,

120.    Të cillt, prej s’ largut tue ua pamun hovin,

Thonë se kulshedra me dragoj po u turret.

Edhe mnershem nisë lufta titanike.

Kah t’ idhta shpata, kah gjakbâset heshta

Çeken nder shkndija me vringllimë t’ trishtueshme,

E bumbullojn henike edhe gopedra,

E vrrasin keqas të varruemt per dhé.

Kaq nji zhurmë, nji rropame e ‘i vigmë e kobshme

Çohet per ajr të terratuemun pluhnit,

Qi rreth e rrotull t’ tanë dridhet Balkani.

Shkon gjaku rrkajë. T’ tanë fusha e gjanë e Dibrës

Me kurma t’ zeshkët barbarësh asht mblue. Hidhet,

Hingllon, trumhaset kali i Skanderbegut,

Kah thundra e mbathne kthellë i humbë në dhé

Të rijtun m’ gjak t’ barbarit. M’ dhambë brén buzen,

136.    Atëherë zot-madhi i Turqvet pendohet

Qi i ra kurr n’ mend t’ mësyjë Shqypnin mizore.

E sheh, po, vetë gjakbâsi, se rob s’ bahet

Ai dhé, ku Flamri kuq e zi valvitet.

***

Shenim F.R. Kjo poezi duhet recitue dhe dhurue ambaadorit turk, kur ai vjen per vizita në Shkoder.

Mos u kurseni, po kje se dishroni me ia ndrrue emnin Institutit, edhe ate banje: Keni boll emna të Ramiz Alisë, Jup Kastratit etj...

Edhe ata i kishin turqit si ju, “vëllezer gjaku”!

Por kurr mos harroni se: At Gjergj Fishta asht i Perjetshëm!

Melbourne, Dhjetor 2021.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora