E enjte, 25.04.2024, 06:39 PM (GMT+1)

Kulturë

Kronikë gazetash në 2058-n

E merkure, 10.12.2008, 01:02 AM


Lutfi Dervishi

SATIRË

SAUK, 12 DHJETOR 2058: Ndërsa Athina ndodhet nën flakën e zjarreve anarkiste, një lajm i mirë vjen nga fqinji verior i saj, Shqipëria. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë hodhi poshtë sot zërat e medias greke se Shqipëria po përfiton nga momenti i vështirë që po kalon Athina dhe nuk do të ratifikojë protokollin e marrëveshjes G 7+ 16 + 3 (7 vende të rajonit plus 16 vende që bëjnë tregti të lirë me Ballkanin dhe tre superfuqitë, Kina, India dhe Brazili).

Zëdhënësi Luftim Bisha theksoi se politika e Shqipërisë është për integrimin e Greqisë në G 7+16 +3. "Ne e shohim të ardhmen e Greqisë në familjen tonë të madhe të vendeve rajonale", – tha zëdhënësi Bisha, "por kemi pasur disa probleme me kompjuterat dhe po punojmë në nivel teknikësh për t’i zgjidhur". Jo zyrtarisht mësohet se Shqipëria po vonon ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Greqisë në G7+16+3, për shkak të çështjes së varrezave. Tirana kërkon 16 varreza, Athina ka dhënë vetëm 4.

Një vizitë e nivelit të lartë e Kryeministrit të Shqipërisë u anulua në momentin e fundit, për shkak të mjegullës së dendur në aeroportin e Sarandës - sipas zëdhënëses së Kryeministrit, - por një diplomat kinez në Tiranë, në kushtet e anonimatit – thotë se "mjegulla" ka ardhur duke dendësuar në nivelin politik dhe se Kryeministri shqiptar është në një pozitë delikate në Parlament, për shkak të presionit që vijnë nga forcat ultra të djathta".

Në Parlamentin grek, udhëheqësi i grupit parlamentar të shumicës akuzoi shërbimin sekret shqiptar (SHISH) për përfshirje në trazirat që kanë përfshirë kryeqytetin grek dhe rrethinat. "Flakët ne i shohim në Athinë, por po të kërkojmë me kujdes, tymi do të na dalë në Tiranë". Ndërsa një deputet i opozitës kërkoi që të ndërhyhej pranë qeverisë londineze për të mbyllur shërbimin grek të BBC-së, që "i ka fryrë flakëve të zjarrit".

Përfaqësuesi i organizatës Olbania të minoritetit shqiptar në Greqi, Vesel Ballabani, deklaroi dje se kërkonte autonomi të plotë për Epirin e Jugut dhe vendosjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në gjithë territorin e Epirit.

Shtypi grek ka rritur tonet nacionaliste javët e fundit dhe akuzon autoritetet e Tiranës se po ushtrojnë presion mbi emigrantët grekë në Shqipëri për të ndryshuar emrin dhe fenë. Emigrantë grekë që banojnë në Shqipëri njihen me emra si Kasem (Kosta), Shemshedin (Dino), Jusuf (Janaq),Naim (Naqe)

20% e të ardhurave vjetore të Greqisë sigurohen nga emigracioni në Shqipëri. Athina ka akuzuar Tiranën se po rikthen traditën e vjetër të operacionit Fshesa, ku emigrantët përdoreshin si top llastiku për të sistemuar llogaritë politike. Sipas analistëve, Shqipëria përfiton nga krahu i lirë i punës së emigrantëve grekë.

Anarkistët kanë një javë që po djegin dyqane, banka dhe institucione shtetërore, për shkak se ekipi i futbollit të Greqisë humbi në ndeshjen për kupën ndërkontinentale me atë të Shqipërisë. “50 vjet më parë ka qenë e njëjta situatë, por atëherë anarkistët shfrytëzuan si pretekst vrasjen e një të riu nga policia për t'i vënë flakën Athinës”,- tha një komentator vendas. Diplomatët kinezë, të ndihmuar nga ata indianë, po ndërmjetësojnë për të ulur tensionet mes dy vendeve fqinjë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora