E marte, 23.04.2024, 03:03 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Nënave Shqiptare të pavdekshme

E premte, 24.12.2021, 01:00 PM


Luan Kalana

Nënave Shqiptare të pavdekshme

…të pavdekshmet Nënat  shenjtore  dhe të shtrenjta

Mora rrugën për në qiell të takoja shpirtrat, se më mbeti peng,

nuk e shlyej dot, nuk mund ta harroj , as me lot e as me fjalë,

kur ndëroi jete Nena , u këput si mollë e pjekur, e ra përdhe,

nëntdhjet vjecare, por nga mendja e freskët  si vajzë e re ,

jetimja leskoviqarja devolleshë, ju shtri dheut si perendeshë,

dhimbjen s’e kisha pprovuar , plagë që s’shërohet mbi dhe….

Kur iku Gruaja, pa e besuar , fluturoi si zog në qiell mbi re,

doli nga shtëpia më këmbë, të kuronte plagët, na iku nga duart,

E qeshur e gjallë, na la pa fjalë, s’kemi për ta besuar, por s’ështe më.

Shëtis në qiell, ti takoj si shpirtra, dua ti përqafoj, s’arrita ti puth,

ky Covidi-19 kolerë, na ndau për së gjalli, nuk iu ndodhëm pranë.

Nena  ndëroi jetë në  Elbasan, Gruaja ndaloi frymën në spital.

dua ta puth cdo ditë Mamanë në ballë, Gruan në buzët margaritarë.

si ikët kështu , papritur pa menduar, u shndëruat në shpirtra, në fjalë?!

Unë shtegtari mërgimtar, do shëtis me Ju në qiell, derisa të jem gjallë……

@ Juaji për jetë, në zemër e në qiell. -L.K.

Dhjetor 2021 -Florida SHBA.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora