E enjte, 25.04.2024, 07:58 PM (GMT+1)

Kulturë

Hilmi Saraçi: Nga prathënja për librin “Mjegulla”

E premte, 24.12.2021, 12:14 PM


Nga prathënja për librin “Mjegulla” (Tema të zgjedhura)

Nga Hilmi Saraçi

Gjatë punës time si gazetar dhe krijues letrar dhe shkencor kam shkruar mjaft tema me motive të ndryshme, por edhe aktuale  dhe të rëndësishme gjatë  periudhës kohore disa vjecare. Këto tema kanë mbetur të shpërndara pa një  përkujdeje të duhur dhe mundësi për t’u lexuar dhe për t’u komentuar kur është e  nevojshme. Prandaj duke menduar për këto shkrime, një ditë e pash të arsyeshme që t’i zgjedhë  disa tema të shkruara më heret dhe t’i botoj në formë të një libri modest me titull “Mjegulla” ( “Tema të zgjedhura” .( Mjegulla që është krijuar dhe po pengon. Nuk ka përpjekje të duhura për ta tretur dhe eleminuar këtë mjegullë. Ajo (mjegulla) tani ka kapluar dhe përthekuar këtë hapsirë të vendit me pasoja të papërmirësueshme. Kjo mjegullë është mjaft e dendur dhe vështirë është të dilet nga ajo dhe të kfjellet gjendja e vështirë që po dominon në natyrë, në vendin tonë…)

Temat e përfshira  janë të fushave të ndryshme që mendoj edhe në ditet e sotit janë aktuale dhe të mirëpritura nga lexuesi. Këto tema përfshijnë tema historike siq është shkrimi për familjen Gërxhaliu e cila ka një të kaluar të vështirë, preardhja e saj dhe shpërngulja me dhunë nga vendlindja Resnica (Toplica) dhe sakrifica për liri dhe pavarësi gjatë Luftës 1998-1999 në fshatin Studime e Poshtme ku jeton tani kjo familje. Familja Gërxhaliu nga Studimja e Poshtme (Martiraj), komuna e Vushtrrisë është një familje e njohur, jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë, për historinë e përjetimeve dramatike dhe tragjike në të kaluarën e hershme dhe të më vonshme nga terrori serb, për luftën dhe martirizimin për çlirimin e vendit nga pushtuesi.

Në këtë fushë kam përfshirë një histori të cerkezëve në Hamidi ardhja me dhunë nga Cerkeskistani, qendrimi dhe jeta e tye me disa karakteristika të vecanta të jetës se tyre. Ata  (çerkezët) ishin të ardhur nga Qerkezkistani në vitin 1853, të ikur pas pushtimit të Çerkezistanit nga Rusia Cariste. Menjëherë ky fshat ishte ndërtuar me kujdes të vaçantë nga këta të ardhur (çerkezët), por edhe me ndihmen e pushtetit osman, prandaj përmendet për pamjen karakteristike të fshatit që kishte dikur.. Më vonë çerkezët kishin lëshuar fshatin dhe ishin shpërngulur, kryesisht në fshatin Stanovc i Poshtëm .Ky fshat (Hamidi) është i njohur edhe  në saj të luftës çlirimtare (1998-1999) si vend të qëndrimit të UÇK-së. dhe luftës kundër armikut serb. Në veçanti shquhet për aksionin e parë të UÇK-së në Artakoll ( 11 qershor 1998) kundër forcave policore dhe paramilitare serbe .Emër mjaft me interes përfshihet figura patriotike e Isa Boletinit dhe odisiada e varrimit të tij në vendlindje ne Boetin. Prandaj kaherë ka qenë e pranishme dëshira për gjetjen dhe bartjen e eshtrave të kryetrimit, Isa Boletinit, në vendlindje, në Boletin, mirëpo kjo punë ishte mjaft me përgjegjësi dhe e vështirë për t’u realizuar. Megjithatë, kjo iniciativë është ndërmarrë me përkushtim dhe angazhim dhe për të gjithë ata që morën këtë iniciativë duhet pasur konsideratë të lartë dhe të veçantë njerëzore dhe kombëtare.

Pastaj shquhen tema të tjera me rëndësi të vecantë siq është Shotë dhe Azem Galica lufta e tyre për liri dhe pavarësi kombëtare.  Mirëpo ajo që brengos më se shumti  është se eshtrat e Shotë Galicës  nuk janë sjellur ende pranë eshtrave  të burrit të saj, Azem Galicës. Varri i Shotë Galicës  është i hapur dhe i rregulluar  dhe vetëm pritet që sa më parë  të barten eshtrat  pranë burrit dhe të  bashkëluftëtarëve të saj.

Në këtë libër janë përfshirë edhe shumë tema të ndryshme letrare dhe esejistike të cilat paraqesin shpiegime me ide të kapshme përmbatësore dhe artistike siq janë trgimi alegorik” Cubeli”  pastj “Mjekrroshat”, “Mjegulla”  (nga e ka marr emrin libri),“Tecja”, “ Flamuri simbol i shentë  kombëtar” e të tjera me disa vështrime letrare dhe shkencore që e begatojnë librin siq është vështrimi për librin e prof. dr Skënder Rizën, Arben Kondon e të tjerë. Këtu kaptinë e vecantë janë disa shkrime -Opinione që tregojnë përpjekjet kritike për ta ndërtuar shtetin e Kosovës. Në këto opinion dialogu me Serbinë sikur nuk po tregon rezultate të pritura,sidomos pas iniciativave të Hashim Thaqit për ndërrim, shkëmbim apo korrigjim të kufijve . Për këtë arsye parlamenti Kosovës ka mbajt një seancë të jashtzakonshme me kërkesën opozitës. Me këtë rast tekstit të rezolutës që paraqiti Avdullah Hoti në emër të grupit parlsmenar të LDK-së pati mjaft diskutime dhe propozime. Mirëpo edhe pas përpjekve për një qëndrim për harmomizim, rezoluta nuk kaloi pasi që pozita nuk hoqi dorë që Hashim Thaqi të mos përfshihet në diologun me Serbinë, kështu me votim nuk koloj edhe pas përpjekjeve të komisionit të zgjedhur për harmonizim nuk u arrit të aprovohet. Kështu në këto opinione dhe komente kemi të bëjmë me shumë paqartësi me kritika të vecanta për Qeverinë dhe parlamentin e Kosovës...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora