E enjte, 28.03.2024, 05:15 PM (GMT)

Mendime

Ibrahim Kabili: "Ballkani i Hapur" nuk mund të funksionojë pa Kosovën dhe shtetet e tjera!

E premte, 24.12.2021, 10:25 AM


"Ballkani i Hapur" nuk mund të funksionojë pa Kosovën dhe shtetet e tjera!

Nga Ibrahim Kabili

Prej kohësh po diskutohet për "Open Ballkanin". Ka qëndrime pro dhe kundër. Kohë e vështirë për Kosovën në lidhje me Të! Të vështira edhe për shqiptarët këndej kufirit! Edhe më të vështira  këto i bën politika. Politika si një e keqe e domosdoshme po i vështirëson edhe më shumë problemet! Kur themi politika, kemi parasysh partitë politike dhe politikanët. Shpresuam shumë me ndryshimet në Kosovë pas luftës dhe shpalljes së pavarësisë së saj... Diçka është arritur, shoqëria ecën përpara. Shteti i brishtë i Kosovës po përballet me shumë vështirësi, Serbia po bën çmos ta minojë atë. Përdor çdo mjet për ta shkatërruar atë. Pavarësisht kësaj ai po  transformohet me kohën, në disa aspekte kemi dhe kthim prapa, kështu qeveritarët e Kosovës e keqpërdorën shtetin, në funksion të përfitimit e vjedhjes me pushtetin... Ndoshta ky është një "fenomen" shqiptar!? Arrijmë në këtë përfundim se edhe në Shqipëri në këto 30 vitet e fundit politikanë të ndryshëm, në shumicë këto, kanë abuzuar me pushtetin... Mund të vazhdohet gjatë dhe konkluzioni është i qartë: Tranzicion i gjatë, i lodhshëm, i mundimshëm dhe me pasoja për qytetarët e vendit. Me një opozitë dhe pozitë premtuese dhe me vlera kombëtare në vitet '90. Pas tre dekadash kemi një opozitë të përçarë, të katandisur keq , si rezultat i luftës për pushtet i drejtuesëve të saj, të vjetër dhe të rinj... Nga ana tjetër kemi një pozitë që në mungesë të opozitës, gjithnjë po shkon drejt autokracisë duke marrë nën kontroll të gjitha pushtetet... Edhe në Shqipëri ka humbur nocioni i "majtë", i "djathtë", etj, për partitë politike.

Nga ana tjetër edhe në Kosovë pati në përgjithësi një keqpërdorim të pushtetit pas luftës nga partitë politike. Drejtues të ndryshëm, të përmedur me emra dhe mbiemra nga mediat, të ardhur në pushtet nga  LDK-ja, PDK-ja, AAK-ja, NISMA abuzuan me shtetin. Këto individë nënshkruan me Serbinë, në emër të Kosovës, marrveshje poshtëruese për Kosovën dhe në dëm të saj. Në këtë grackë serbe fatkeqësisht ranë dhe komandantët. Ato fituan luftën dhe humbën paqen... Albini dhe qeveria e tij po i vuan këto marrveshje. Ai me gjithë dëshirën e tij për të punuar, po "minohet" tmerrësisht nga brenda. Pa llogaritur këtu edhe goditjen sistematike të Serbisë për të shkatërruar Kosovën dhe shtetin e saj...  Ne shqiptarët ç'farë bëjmë? Si gjithnjë të përçarë dhe duke u grindur vazhdimisht!

Më 20.12. 2021, në Tiranë erdhi Vuçiç dhe Zaev në kuadër të nënshkrimit të "Open Ballkanit". Nga gjashtë  shtete marrin pjesë vetëm tre. Një pjesë e opozitës proteston, pjesa tjetër në heshtje. Paradoksi qëndron se "opozitën" e thirri doktori! Paradokse shqiptare, indiferentizëm shoqëror, papërgjegjshmëri dhe heshtje. Heshtje nga intelektualët, heshtje nga historianët dhe Akademia e Shkencave, heshtje nga rinia studentore! Heshtin institucionet, heshtin intelektulët... Edhe kur disa zëra janë kundër, fjala e tyre bie në vesh të shurdhër... Po të kishte një organizim masiv të organizuar mirë edhe unë do të isha pa asnjë dyshim një protestues kundër "Open Ballkanit" pa Kosovën, dhe në mbështetje të saj...

Të martën më 21.12. 2021 u bë takimi i tre liderëve të "Ballkanit të Hapur" midis: Ramës, Vuçiçit dhe Zaevit, ku nënshkruhen pesë marrveshje dhe merr udhë nisma. Unë edhe pas nënshkrimit të tyre vazhdoj të mbaj qëndrim kundër "Open Ballkanit" pa Kosovën. Kosova, me gjenocidin e kryer nga Millosheviçi

dhe Vuçiçi është gjaku që nuk mund të falet. Pavarësisht nënshkrimit të tij nga tre të 'vegjlit', unë mendoj se ai nuk mund të marri udhë pa bekimin e të 'mëdhenjëve'...

Bojkotimi i Kosovës për "Open Ballkanin" është i drejtë, pasi Serbia:

?Nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur e sovran por e quan pjesë të saj.

?Nuk ka kërkuar falje për krimet dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës.

?Nuk e ka ndalur luftën diplomatike për zhbërjen e shtetit Kosovar.

?Nuk ka zbatuar asnjë marrveshje të nënshkruar prej saj me Kosovën.

?Nuk pranon realitetin e ri, po përfiton në kohë, armatoset me armë moderne dhe shpesh nxjerr dhëmbët e kërcënon me luftë...

E si mund ta pranojë Kosova "Open Ballkanin" në kushte të tilla? Asnjëherë Jo! Merita i takon kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani për këtë vizion kundër tij. Këto po tregohen burra shteti, pavarësisht se presidentja është grua. Një grua shtetare që ka sfiduar paraardhësin e saj për këtë problem. Ajo po tregohet një heroinë, një Shotë, e ditëve tona.

Me "Open Ballkanin" e Vuçiçit të sotëm mendoj se përfiton më së shumti  Serbia. Për të tjerët mbeten "thërrimet"! Mbeten thërrimet pasi në një ekonomi të pakontrolluar tregu, dhe jo vetëm, ligjin e bën më i forti. E pa asnjë mëdyshje më i forti ekonomikisht dhe jo vetëm, është Serbia. Ajo kërkon dhe po i'a arrin qëllimit të marrë rolin e "liderit" në këtë nismë. Mendoj se krahas disa përfitimeve që mund të kemi ne si shqiptar, kjo nismë do jetë me pasoja negative afatgjata edhe për Shqipërinë. Do dëshiroja shumë që unë të gaboja në këtë rast, dhe të ndodhte e kundërta...

"Nisma e Berlinit" është më e pranueshme për Kosovën dhe shtetet e tjera të B.Perëndimor pasi:

?Do merrnin pjesë gjashtë shtetet e B.Perëndimor.

?Kosova do të bëhej antare me të drejta dhe detyrime të plota.

?Do kishte si lidere Gjermaninë.

?Gjermania si fuqi e madhe do ishte dhe  "gjykatësja" dhe "avokatja" më e mirë e zbatimit të tij.

Tani që "Open Ballkani" mori udhë me nënshkrimin e marrveshjeve në Samitin e Tiranës, që deri diku u " liçensua" edhe nga përfaqësuesi i BE-së, shpresojmë dhe mendojmë se Qeveria Kurti duhet:

?Të intensifikoj përpjekjet diplomatike  dhe kërkojë ndihmën e SHBA-së për mospranimin e Open Ballkanit.

?Të shpresojë dhe punojë që BE-ja dhe Gjermania të mos e pranojnë "Open Ballkanin".

?Të kërkojë ndihmën e Qeverisë së re të Gjermanisë për tu rikthyer te Proçesi i Berlinit.

?Në situatën që gjendet Kosova, dhe rrezikun që paraqet për Të Serbia, me asnjë çmim nuk duhet të nënshkruhet "Open Ballkani" nga pala kosovare.

?Në të kundërt, në kushtet e tanishme të Kosovës, nënshkrimi i tij prej përfaqësuesëve të Kosovës do ishte kapitullim pa kushte ndaj Serbisë dhe një tradhëti kombëtare.

?Me miratimin e SHBA-së, ti vendoset reciprocitet i plotë Serbisë.

?Të mos ketë asnjë iluzion se Serbia, dhe aq më shumë Vuçiçi, do ta njohin shtetin e Kosovës.

?Të marri masa për forcimin e shtetit, ekonomisë dhe mbrojtjes së vendit, pavarësisht nga njohja  apo jo e saj prej Serbisë.

Ibrahim Kabili

Tiranë më 21.12.2021



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora