E premte, 29.03.2024, 02:48 PM (GMT)

Editorial

Nikoleta Kovaçi: “Ballkani i hapun” si kercenim per Shqiptaret!

E marte, 21.12.2021, 07:55 PM


“Ballkani i hapun” si kercenim per Shqiptaret!

Nga Nikoleta Kovaçi

Maskarada “Open Ballkan” ngjan me historine e nji katundi me 5 fise qe kane pas probleme jete e mot! Ne kto fise kater jane kushinj te nje zarmi e nje tjeter i ardhun ne “strajce te gabelit”! Ky i fundit meqe ka qene barbar tane jeten e vet, ka vra e ka pre per territor, per zotnim e sundim, nje dite te bukur, ngaqe katundet e tjera nuk e lane me kalu neper rruge te madhe, kerkon zgjidhje duke vu veton mbi keto fise te dalme prej nji zarmi! Gjen mbeshtetjen e dy prej tyne, po per shkak te barbarise se tij dy fise te tjera nuk e pranojne! Meqe dy kryetaret e fiseve u shiten dhe e pranuan, tani bahet çmos me ble edhe dy fiset e tjera, e me te drejte beson se ka te drejte edhe mbi kta dy “te pabindunit”! Pse? Sepse kur dy kusherinjt leshojne pe per vete edhe ata duhet ta bajne dicka te tille!

Open Ballkani asht nisme meskine, e vrazhde, dashakeqe dhe me hile kunder shqiptareve! Ne tane retoriken e ktyne tre kryefistaresh te vetshpallun asnjehere nuk flitet per ceshtje shqiptare, ku ne kater prej 5 shtetesh ka dy shtete krejt shqiptare e dy te tjere me shumice shqiptare! Sigurisht qe Vuçiçit, praktikisht Serbise, nuk i intereson ta lakoje fare togfjaleshin “ceshtje shqiptare”! Duke qene ma te stervitun me lojerat politike ne Ballkan, duke gjet mbeshtetjen e Tiranes zyrtaro-mjerane, Serbia rri si ‘kaposhi maje plehu’ se ka marre ne dukje mbeshtjen e krejt shqiptareve, perfshi Kosoven dhe Malin e Zi se Maqedonine si duket nuk e ka llogarit fare si pengese! Duke u fshehe mas nji marreveshje alla shtetesh te perfshime ne luftra te medha, qe kane ndodh nder shekuj, Vuçiç e ka bind Ramen se ata te dy mund t’ja arrijne te jene themeluesit e ksaj marreveshjeje gjasme historike! E meqe Rama e ka obsesion me mbet ne histori si udheqesi legjendar, me shpresen e madhe me ia kalue edhe lavdise se Gjergj Kastriotit, nuk ka hezitue per asnje moment ta pranoje, madje ta pranoje si nje lider qe ka ‘ok’ ne xhep te krejt shteteve ku ka shqiptarë!

Preteksti hileqar i Serbise se Ballkani mund te krijoje nje “BE” ne miniature iu bie direkt ne kurriz shqiptareve, te Shqipnise, Kosoves, Maqedonise e Malit te Zi! Duke pare megalomanine e Rames, permbysjet e herepashershme ne politiken e Kosoves, pozicionin e shqiptareve ne dy shtete e tjera respketive, Vuçiçi sillet fiks si kryetari i fisit qe e di se si mund t’i rrenoje te 4 me nje te rame te “sepates”!

Por fatmiresisht Kosova asht ende zgjue! Asht si ai fisi qe e njeh rrezikun nga larg dhe refuzon qe nje fis si Serbia t’i afrohet ne kufijt e vet! Ani pse e ka tradhetue vellai i madh, edhe pse nje kushi te dyte e ka me hile, e nje tjeter as andej as ktej, i mjafton me mbajt larg asaj “rruges se madhe” nje kercenim serioz siç asht Serbia!

Fatkeqeisht opinioni jone asht shpertallue keqas keto kohe! Tv-te tona, te kthyeme ne shperndares opiumi per ore me radhe sherbejne ide kadavra pas asnje palce kombetare e aq ma pak historike! Shqoeria e ndare ne teserexhinj qe udhehiqen nga stomaku dhe hallexhinj karrigesh e ofiqesh nuk ua lane vendin njerezve qe jane njohes te mire te problemeve gjeopolitike ne rajon! Qe argumentojne e nuk zhurmojne, qe hedhin ide e nuk pershtyjne mbi hamendje ne kurriz te asaj çka duhej dhe asht thelbi i kundershtimit te nje marreveshjeje ne dam te shqiptareve!

Na, andej kah anet e mia kena nji shprehje fort domethanese; Prite punen pa u bà se kur te bahet, kot ban zá… Keshtu na dime edhe faktin tjeter, te lashte sa na, se “robte e shpise te bien per pjese e nuk i zgjedh”, por ti smundesh me lane nje fis te ardhun me sundue tane jete mbi token e gjakun tan! Shumekush fshihet mas faktit se kohet kane ndryshue, se shtete duhet me i lane merite e vjetra, ani pse hala sna jane gjet njerzit e zhdukun, jo para 200 vjeteve por para 20 vjeteve, Serbia asht e njejta; asnji pakt dhe marreveshje nuk ia heq idene me sundue mbi shqiptaret e kater shteteve duke rrembye placken qe i duhet ne Kosove dhe nga Kosova!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora