Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sami Islami: Është absurde me hy në aleanca ballkanike me Serbinë

| E marte, 21.12.2021, 06:42 PM |


Sami Islami:

Nëse politika e Shqipërisë nuk e kuptoi se cila ishte dhe është edhe tash Serbia hegjemoniste, nuk ka me e kuptu kurrë! Pas gjithë atij gjenocidi që bani mbi Kosovë, është absurde me hy në  aleanca ballkanike me Serbinë, siç është "Ballkani i hapur". Ky është po ai Vuçiq, që deklaroi haptas se kurrë nuk do ta njohë Kosovën dhe tjetra në luftën e Bosnës  pat thanë: Për një serb  ne do t'i vrasim 100 myslimanë (domethënë 100 boshnjakë)!

Rama duhet me e kuptu edhe një gjë se asnjë qoftë edhe turist), serb nuk vjen në Shqipëri vetëm për pushime! Nga eksperienca e jonë, që kemi jetu gati një jetë njeriu me ta, nje serb "tourist" është i ngarkur edhe me mision nga Vuçiqi ose nga  vuçiçat e tjerë në favor të Serbisë së madhe!