Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: Don Kishoti shqiptar i arratisur nën nivelin e Sadam Huseinit

| E hene, 20.12.2021, 06:16 PM |


DON KISHOTI SHQIPTAR I ARRATISUR

NËN NIVELIN E SADAM HUSEINIT

NGA KALOSH ÇELIKU

Don Kishoti shqiptar emiton Sadam Huseinin. Fatkeqësisht, që, është larg tij me qindëra vite. Dhe, i dalldis shqiptarët me cingana (surlla), dhe lodra në stadiumin kombëtar. Gara, ku mbahen fushëbeteja sportive, dhe jo politike nëpër institucionet e Shtetit Shqiptar. Edhe, kënaqet me ekipën e tij “sportive” për “fitore”, dhe simpatizuesit me brohoritje dhe flamuj partiak e “kombëtar”. E feston dy ditë radhazi “fitoren” me dy gishta përpjetë përpara fytyrës?! Dhe, jo: si Ҫerçili me dy gishta përmbrapa bythës, para kamerave televizive.

“Fitore”, e Don Kishotit shqiptar me Sanço Pançon përmbrapa mbi gomar për Dylqinenë e Tobozëz. “Heroin” mbi Rosinantin, dhe Sanço Pançon mbi gomar, që lufton me “armikun”: Kopenë e dhenëve, dhe mullinjtë e erës. Identike, Sot: me Luftën e dikurshme të Sadam Huseinit, autorit të romanit “ZABIBA DHE MBRETI”, që është përkthyer edhe në gjuhën shqipe (2004). Roman, dashurie dhe humanistik, që pak autorë,  Sot: mund t’i arrijnë  vlerat e tij artistike, dhe humane për njerëzimin. Dhe, e vranë.

Po, këtë Don Kishotin tonë politik shqiptar me Sanço Pançon mbi gomar përmbrapa, që jeton  i lirë në Tiranë, dhe nuk fshihet maleve, as nëpër shpella e nëpër libra: po, delë haptas në dyluftim në stadiumin sportiv të Tiranës me tifozët e tij politik përmbrapa, kush do ta vrasë Nesër?! Askush. Përveçse, Dylqineja e Tobozës me rruza përqafe me dajre, dhe valle në Lëmë.

Ose, “Kali i Rexhës” në grazhd të kalit, sipas këngës popullore, para se në Lëmë të zbresë: Nusja me duvak nga koçia përpara Shtëpisë…