Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Vera jonë arbërore

| E hene, 20.12.2021, 07:45 PM |


Vera jonë arbërore

Nga Gjon Keka

Meqenëse jemi në prag të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, edhe vera është pjesë e pandashme e këtyre festave dhe jo vetëm për festa por edhe si pije e preferuar.

Ndërsa te ne si komb vera ka qenë pije tradicionale që nga lashtësia.

Rrushi i maleve arbërore ishte shumë i vlerësuar dhe i dashur nga të lashtët tanë.

Historiani dhe shkrimtari Gai Plini i dytë e rendit atë në vendin e tretë midis të gjitha hardhive të rrushit që rriten në Itali dhe të hardhive tjera të huaja.