E shtune, 22.01.2022, 09:02 PM (GMT)

Speciale » Namani

Qazim Namani: Raportet e Mustafa Pashë Bushatliut me Rusinë sipas historiografisë serbe

E diele, 19.12.2021, 07:44 PM


Raportet e Mustafa Pashë Bushatliut me Rusinë gjatë viteve 1826-1832 sipas historiografisë serbe

Nga Dr. Qazim Namani

Pas vendimit të sulltan Mahmutit II, për reforma ushtarake në Perandorinë Osmane me16 korrik 1826, ku shuhen formacionet e jeniçerëve në tërë perandorinë, u shfaqen mospajtime në mesin e shumë pashallëqeve, dhe filluar kryengritje kundër P. Osmane. Në kohën e këtyre reformave, në Shqipërinë e veriut si vezir i madh, njihej Mustafa Pasha nga Shkodra, i cili u deklarua kundër reformave në P. Osmane. Mustafa Pasha, kërkoj lidhje dhe përkrahje të pashallarëve në Bosnjë, dhe ofrimin me Rusinë. Mustafa Pasha kërkojë të lidhet edhe me Millosh Obrenoviqin.

Faksimile nga literatura serbe

Mustafa Pasha, kishte fituar bindjen se Sulltan Mahmuti II, ishte armik më i madh për te se sa Rusia. Në këtë rast ai kërkonte, dhe priste përkrahjen e Rusisë, nëpërmjet Millosh Obrenoviqit. Në këtë mënyrë Mustafa pasha, e parashihte edhe pavarësinë e Shqipërisë. Në fillim të luftës roso-turke Millosh Obrenoviqi doli kundër Rusisë, dhe ju bashkua ushtrisë turke, në një betejë kundër Rusisë, por më vonë vepronte sipas udhëzimeve ruse. Gjatë zhvillimit të luftërave Ruso-Turke në vitin 1828, sulltan Mahmuti II urdhëroj që Mustafa Pasha, të merr pjesë me ushtrinë e tij përkrah pashallarëve tjerë kundër ushtrisë ruse, dhe si dhuratë për këtë Mustafa Pasha, do të fitonte të drejtën të shtrinte sundimin e tij në Dukagjin, Elbasan, Dibër, Ohër dhe Tërgovishtë. Ky vendim i Sulltanit nuk shkonte në favor të Rusisë, dhe përmes Millosh Obrenoviqit, Rusia ia bëri me dije Mustafa Pashës që mos të merr pjesë në këtë luftë, në përkrahje nga ana e Rusisë për të qëndruar udhëheqës i tërë Shqipërisë. Kjo ofertë e Rusisë i pëlqeu Mustafa Pashës por e pranojë me shumë kujdes, sepse nuk dëshironte, ti ndërpriste raportet me sulltanin. Ai vendosi që herën tjetër, ti vonoje trupat e tij, për në frontin ruso-turk, me arsyetimin para sulltanit, se ushtria e tij nuk është e përgatitur, që gjatë stinës së dimrit, të shkoj në front, por se ai do të merr pjesë në Pranverë. Kështu që Mustafa Pasha, duke i dërguar trupat e tij me ndërprerje, ja mundësoi gjeneralit rus Dibicit të hyjë me ushtrinë e tij në Bullgari. Për këtë arsye ushtria turke, pësojë humbje të mëdha kundër ushtrisë ruse.

Faksimile nga literatura serbe

Në këtë kohë u arrit pajtimi në mes Reshit Pashës së Rumelisë dhe Mustafa pashës, për luftë kundër reformave në P. Osmane. Në këto rrethana kërkojë nga Reshit Pasha, që të marrë pjesë në rebelimin, për të ndërprerë pjesëmarrjen me trupat e tij në luftën e përmendur, me qëllim që reformat të mbesin pa u realizuar. Në ushtrinë e Mustafa Pashës u përfshinë edhe shqiptarët e Plavës dhe Gusisë, me kapedanin e atyre viseve Gjyl Begun.

Mustafa Pasha, me padurim e priste paqen në mes të Rusisë dhe Turqisë, duke menduar se Rusia do ti kërkojë Turqisë autonomi për shqiptarët. Mirëpo në konferencën e paqes, ruset fare nuk e përmenden autonominë e Shqipërisë nën udhëheqjen e Mustafa Pashës. Ishte e ditur se knez Milloshi nuk arriti ta bëjë kërkesën e Mustafa Pashës te cari rus Nikolla. Në këtë konferencë nuk u arrit kurrfarë dobie në favor të Mustafa Pashës dhe shqiptarëve, vetëm sa që Rusia e kishte shfrytëzuar politikën e tij, në luftë kundër Turqisë. Për këtë Mustafa Pasha ishte zhgënjyer dhe ndier keq, kështu që ai është kthyer me 20.000 ushtarët e tij kundër Carigradit. Mustafa Pasha me këto masa donte ta detyronte Rusinë që të merr qëndrim në favor të tij. Në Cargrad filloi paniku, por Mustafa Pasha nuk hezitojë në qëndrimet e tij. Vetë gjeneral Dibic e lajmëroi Mustafa Pashën që ai do të jete shkaktar i kryengritjes, nëse edhe më tutje me trupat e tij, do të jetë kundër Carigradit, ndërsa gjenerali rus Gezmar mori urdhër që ta ndal ushtrinë e Mustafa Pashës me 4 tetor 1829 kur ushtria ruse sulmoi ushtrinë shqiptare në rrethinën e Arnaut Kalesit dhe e shkatërroi atë.

Faksimile nga literatura serbe

Në këtë gjendje Mustafa Pasha e humbi guximin për beteja tjera, dhe pas dështimit të parë dhe u detyrua që të kthehet në Shkodër. Kështu përfundoi dyfytyrësia politike e Mustafa Pashës dhe Rusisë, dhe dështim i Mustafa Pashës. Ky ishte shkaku që Mustafa Pashës ju shuan shpresat për të krijuar marrëdhënie miqësore në të ardhmen me Rusinë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Qazim Namani & Emin Sallahu: Oxhaku në shtëpinë e fortifikuar të Fazli Bllatës Qazim Namani: Falsifikimet e hartës së atlasit të V. M. Coronelli-t të botuar më 1689 në Venedik Qazim Namani: Gjurmë të mbishkrimeve në gurë në territorin e Dardanisë Qëndrore Qazim Namani: Rrënimi i kishës katolike në fshatin Keqekollë Qazim Namani: Falsifikimet dhe gënjeshtrat serbe për veshjet popullore! Qazim Namani: Gjurmët historike dhe arkeologjike në qytetin mesjetar të Bërvenikut Namani & Sallahu: Fortifikimet në anën e majtë të Lumit Llap - gjurmët arkeologjike në fshatin Majac Qazim Namani: Trashëgimia e jonë kulturore në rrezik Qazim Namani: Lotë dhe kujtime te varri i babës Qazim Namani: Si u asimiluan ortodokset shqiptar në dekadat e fundit të shekullit XIX Namani & Sallahu: Mërgata dhe roli i saj në zhvillimin e arsimit dhe kulturës shqiptare gjatë viteve 1970-2000 Qazim Namani: Kontributi i Shqiptarëve për Shpëtimin e Hebrenjëve gjatë Luftës së Dytë Botërore Qazim Namani: Masakrat në fshatin Prapashticë sipas burimeve historike dhe rrëfimeve nga familjarët e mi Qazim Namani: Kisha në Boletin është katolike shqiptare Qazim Namani: Familja shqiptare që gjatë Luftës së Dytë Botrore e strehoi hebreun Ahim Kohen Qazim Namani: Prishtina sipas shkrimeve të oficerit serb Milivoj J. Nikolajević dhe historianit osman Sylejman Kylçes Qazim Namani: Shtëpia që e sfidojë inteligjencën në Prishtinë Qazim Namani: Rrugët e vjetra që kalonin nëpër Dardani, Ura e Vjetër e Gurit në Vushtrri dhe Familja Vojinović Qazim Namani: Si u detyruan shqiptarët për të ndërruar fenë Qazim Namani: Konservimi i Kështjellës së Artanës gjatë viteve 2015-2017

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora