E diele, 04.12.2022, 12:00 PM (GMT)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: Januz Saliuka dekorohet me titullin Ambasador i Kombit

E diele, 19.12.2021, 07:50 PM


JANUZ SALIUKA DEKOROHET ME TITULLIN AMBASADOR I KOMBIT

Është me fat kombi që ka heronj  (dijetari popullor)            

Nga Hazir MEHMETI, Vjenë

Vjenë, 15 dhjetor 2021

Në praninë e disa aktivistëve shoqatash, në Vjenë, iu nda titulli Ambasador i Kombit nga Ambasadroi i Republikës së Shqipërisë në Austri Roland Bimo, aktivistit të dalluar Januz Saliuka.  Është kjo një dekoratë që vlerëson punën e veprimtarinë e tij  dhe  gjithë mërgatës shqiptare në Austri.

Në fjalën e tij Z. Roland Bimo, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Austri, mes tjerash tha:

I dashuri Januz Saliuka! Të nderuar pjesëmarrës!

Në jetën tuaj në Austri u përpoqët për të ndihmuat familjen në vendlindje, por gjithnjë me vetëdije i bëtë shërbim gjithë kombit shqiptar. Ju ndërtuat imazhin e juaj në çdo çast, çdo minutë, me punën dhe kontributin tuaj shumë herë më tepër se sa diplomacia. Ju jeni simboli i shqiptarizëmës në çdo moment të jetës suaj dhe respekti im gjatë këtyre tetë vjetëve të shërbimit tim, iu dedikohet ju dhe gjithë shqiptarëve që jetojnë në Austri. Ju keni dhënë shembull në punë, respektimin e ligjeve, rregullave dhe të qenit model i integrimit.
Ne e kemi një aftësi të jashtëzakonshme për të shfrytëzuar kushtet për integrim, por njëkohësisht  duke ruajtur brenda nesh po at entuziazëm nacionalizmi pozitiv të asaj nga vijmë: zakoneve, traditave, kulturën që na karakterizon ne shqiptarëve.
Është nder i madh për mua të kem shërbyer në një vend të veçant siç është Austria, ku kam pasur një teren të shtruar shumë mirë nga ju. Mes  jush, Januz Saliuka, është një nga më të spikaturit. Është nderi i madh për mua dorëzimi i dekoratës Ambasador i Kombit. Urime! Në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri përshëndeti Isa Kosumi, konsull. “Kam nderin që në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës të prezantoj në këtë eveniment që mbahet shumë rrallë, por ka veçanti. Të dekorohesh me një titull të tillë është krenari, por është obligim dhe përgjegjësi. Në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe emrin tim e uroj z. Januz Saliuka për titullin e lartë Ambasador i Kombit, të ndarë nga Republika e Shqipërisë!   Në fjalën e tij i dekoruari Januz Saliuka i emocionuar mes tjerash tha : Faleminderit i nderuari Z. Ambasador Roland Bimo dhe zoti konsllul Kosumi!  Ky dekorim nuk është vetëm i imi, por në radhë të parë i gjithë juve, është rezultatet punës sonë të përbashkët shumëvjeçare këtu në Austri. Ne e kemi përkrahur njëri tjetrin në aktivitetet tona të cilat vazhdojnë edhe sot.  Kjo dekoratë është e dedikuar ju që sonte jeni këtu, por edhe shumë e shumë tjerëve në gjithë Austrinë që nuk gjenden këtu, para se gjithash është meritë e juaj dhe ju takon juve. Faleminderit!

Në rrethana pandemie ishin ftuar përfaqësuesit e disa shoqatave në Vjenë. Prej të ftuarve përshëndeti Hazir Mehmeti, publicist dhe krijues. “Januz Saliuka është shembulli pozitiv i një mërgimtari i cili me punën e tij ndihmoi organizimin e mërgimtarëve tani e shumë vjet më parë: para lufte, gjatë luftës dhe pas luftës. Shembulli më i mirë i njeriut me energji pozitive duke ndihmuar të gjithë pa dallim rajoni, gjinie, moshe, partie, religjioni. Ishe organizatori i aktiviteteve protestuese kundër dhunës së pushtuesit serb në Kosovë; largimin nga shkolla, Universiteti, dëbimi nga puna, vrasjeve të demonstruese. Ai ishte njëri nga mbështetësit e studentëve shqiptarë në UN e Austrisë duke ndikuar tek organet vendore për regjistrimin e tyre, njohjen e diplomave, dhënie bursash e ndihma tjera. Ishte bashkë organizator i protestave të fuqishme në Vjenë dhe qytete tjera në kundërshtim të pushtuesve serb, përgatiti me shkrim protesta dhe peticione. Ishte mbështetës i organizimit të fondeve për Kosovën: fondi i Qeverisës së Kosovës, i fondit Vendlindja Thërret, i aksioneve për ndihmë në Shqipëri etj.  Veprën e Januz Saliukajt e kemi gjithkund në çdo shoqatë, lidhje, lige futbolli, shoqëri studentore, shoqëri miqësie e integrimi, shoqëri e mësuesve dhe mësimit, letrare e artistike, kudo... kudo.  Ky aktivitet vazhdon akoma. Lokalet e zyrave të Magistratit ku ai punon tani e shumë vjet, janë shndërruar në vendtubime të shoqatave shqiptare pa asnjë harxhim rasti. Këto shoqata shkruajnë histori jete në Austri, aty emri Januz Saliuka i pa harruar gjeneratave. Të gjitha shoqatat dhe gjithë mërgimtarët janë të nderuar me dekoratën e Januzit, AMBASADOR I KOMBIT , e ndiejnë të afërt, të tyre! E natyrshme: Januzi ishte dhe është i jetës së tyre!

Dekorata, Ambasador i Kombit, është diç e re në Austri në këto rrethana aktuale të mërgatës sonë. Është vlerësim i punës dhe aktivitetit të saj në perspektiven e kërkuar gjeneratave.

TEKSTI I DEKORATËS

“Ta dish dhe të jesh i sigurt, se fatbardhësia dhe lumturija jote gjendet në Shqipëri e cila t’ep nder dhe fat emrin shqipëtar.

Ruaje mirë karakterin komtar dhe kryelantësin shqiptare: bndju ligjevet dhe urdhnavet të vendit kudo që të jesh.

Çdo shqiptar është vllau Yt: ndroje kurdoherë dhe ndihmoje kur të ketë nevojë.

Mos e përbuz gjuhën e nënës s’ate tue folë në gjuhë të huaj kur nuk asht nevoja.

Ndero flamurin e atdheut tand: kush nuk e nderon shejën e komsisë shndrron vehten e vet.

Dashunija për atdhe ndihet ma tepër në mërgim, prandaj këtë dashuni ruaj edhe kur të kthehesh në vendin t’and.”

Jonuz Saliuka u lind në Gjakovë ,kreu studimet për inxhinier makinerie në UN-Prishtinës kurse në Vjenë tani e ka përfunduar Akademinë për Menaxher Socialë. Flet mirë katër gjuhë. Është veprimtar i njohur ndër mërgimtarët shqiptar në Vjenë dhe mjaft i respektuar. Ka kontribuar në të gjitha rrjedhat e deritashme jo vetëm brenda mërgatës lokale por edhe më gjerë në rrafshin kombëtar. Ishte pjesëmarrës në organizimet e mërgatës në mbrojtje të interesave kombëtare jo vetëm në Vjenë. E ka ndihmuar lëvizjen e rezistencës kombëtare për çlirimin e të gjitha trevave shqiptare nga robëria. E ka ndihmuar themelimin e mësimin shqip në Austri dhe e ndihmon në vazhdimësi. Ka marr pjesë në shumë takime shqiptaro-austriake po edhe me gjerë. Po ashtu ka marr pjesë në shumë grupe pune në parlamentin austriak dhe në ministri të ndryshme sikur të Partisë Socialdemokrat (SPÖ) dhe Partisë Popullore(ÖVP) ku edhe ka mbrojtur interesin e shqiptarëve. Ishte këshillëdhënës i disa funksionarëve të partive politike. Disa vite deputet në Odën e Punës së Vjenës(AK-Wien),pjesëmarrës i tryezës së rrumbullakët të Evropës. Kishte kontakte direkt me shumë ministra e burra shtetesh evropian po edhe më gjerë. Jonuz Saliuka për një kohë me aktivitetin e tij ishte urë lidhëse në shumë aktivitete të strukturave politike shqiptare me botën e jashtme nga Vjena si qendër me peshë politike në Evropë e botë . Me këshillat e tij mërgimtarëve tanë u lehtësoi kyçen e tyre në shoqërinë vendore.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora