E enjte, 28.03.2024, 04:33 PM (GMT)

Kulturë

Masiela Lusha

E diele, 26.02.2006, 09:41 PM


 

Masiela Lusha

Profil

Emri: Masiela

Mbiemri: Lusha

Emri i babait: Maks

Emri i nënës: Daniela

Ditëlindja: 23 tetor 1985

Vendlindja: Tiranë, Shqipëri

Profesioni: Aktore

Filmat

Down With Me
My Father's Eulogy
007 th Grade
Cherry Bomb
Clifford's Puppy Days
George Lopez
Summoning
Father's Love

Historia e aktores, që iku fëmijë nga Shqipëria dhe mbërriti suksesin në kinema

Fillimet në letërsi, aktrimi dhe skenaret

E quajnë vajza shqiptare e Hollivudit. Masiela Lusha nuk është më shumë se 20 vjeç, por është ndër aktoret e reja më të preferuara të momentit. Kulmi i saj ishte një serial televiziv ?George Lopez? i vitit 2002, i rendirur në listën e më të ndjekurve në Amerikë në kanalin ABC.

E kupton famën e saj ndërsa lexon në ?Teen Hollywud? shkruar me shkronja të mëdha ?Ekskluzive?, për një intervistë me aktoren shqiptare. Masiela ka luajtur një varg filmash duke u kthyer befas në qendër të vëndjes, më e preferuara, që rri në krah të aktorëve, regjisorëve e skenaristëve më në zë. Gjithçka ka ndodhur shpejt dhe befas për vajzën e vogël shqiptare, e cila ka një histori mjaft të veçantë. Në sitin e saj në internet, ajo shënon ?Vendlindja: Tiranë, Shqipëri?. Babai i saj quhet Maks, ndërsa mamaja Daniela.

Në Amerikë

I kujtohet dita, kur mamaja e saj vendosi të ikë. Ishte e bindur se duhej të ndiqte këshillën që xhaxhai i saj, i cili punonte mjek në Miçigan, i jepte në atë kohë. Kur gazetari i njohur i Hollivudit Lynn Barker, i bën aktores shqiptare 18-vjeçare pyetjen: ?Ju keni lindur në Shqipëri. Kur u transferuan prindërit e tu në SHBA dhe pse??, ajo nuk jep ndonjë shpjegim të gjatë e të detajuar. Përgjigjet me pak fjali. ?U transferuam në Amerikë vetëm unë dhe mamaja ime. Erdhëm nga Evropa thjesht, sepse dëshironim të vinim në Amerikë, sepse ajo ishte toka e mundësive, ashtu siç është akoma?, rrëfen Masiela.

Fillimet

Që në fillim të viteve ´90 shtangej para televizionit. Një ditë mamaja e saj vuri re se ajo gjithmonë kishte dashur të qëndronte përpara kamerave dhe një ditë e regjistroi në shkollën e modeleve me Xhon Robert Pauers. ?Ishte një eksperiencë e rëndësishme për mua, thjesht për të mësuar jo për të nisur një karrierë. Mësova shumë atje dhe bëra disa fotografi. Një fotograf më tha se në qytet do të vinte një agjent nga Kalifornia. Kështu që shkuam në këtë seminar me 600 njerëz dhe nga këto gjashtëqind, agjenti zgjodhi tre, një prej të cilave isha dhe unë. Pata shumë fat që në një kohë kaq të shkurtër fillova me një agjent?. Gjithçka që çonte nëpër mend e shihte të realizuar shumë shpejt. Kështu i ndodhi dhe me letërsinë.

Një libër

Ishte vetëm 12 vjeç, kur shkroi një libër të suksesshëm. Atëkohë kishte shkuar me mamanë e saj për të vizituar ca të afërm në Australi. Ishte verë dhe Masiela kujton se thjeshtë i kishte ardhur muza e saj për të shkruar dhe për të shprehur vetveten. ?Kisha shumë gjëra nëpër kokë dhe doja t'i shkruaja të gjitha. Kur u kthyem, unë i futa ato të gjitha poshtë shtratit tim, ndërsa ime më pyeti: ?Ç'ke ndër mend të bësh me gjithë këto poezi??. Unë s'kisha asgjë ndër mend, kështu që nuk i ktheva përgjigje, ndoshta kur të bëhesha 14 vjeçe do t'i lexoja e do të shihja se si isha kur kisha qenë 12. Kurse ajo ma ktheu: ?Përse nuk i mbledh të gjitha në një libër??. I thashë ?Mirë, pse jo??.

Skenare

Prej këtij libri ajo ka zbuluar se është shumë e lidhur me të shkruarin. Tashmë shkruan skenare, njëri prej të cilëve titullohet ?Grupi?, e që është mirëpritur në Hollivud në disa nga studiot më të mëdha të filmit. Ka shkruar gjithashtu edhe një skenar tjetër, titulluar ?Starla?, ndërsa ka mbaruar 13 episodet e një filmi të animuar titulluar ?Pixies?. Karakteret e këtij filmi janë të rinj dhe zana, të cilët iu futen aventurave të mrekullueshme. Ka shkruar gjithashtu një skenar tjetër, që është marrë në konsideratë nga vetë Aron Spelling, i njohur në ekranin shqiptar si skenaristi i serialit ?Beverlly Hills?. Ka qenë e pranishme në shumë filma, duke përfshirë role studentësh, pjesë të vogla të pavarura, video muzikore, modele, si dhe ka realizuar postera me Ben Aflek. Por filmat e saj më të sukseshëm janë ato që shfaqen direkt në makineritë kompjuterike të kërkimit, si ?Down With Me?, ?My Father's Eulogy?, ?007 th Grade?, ?Cherry Bomb? film i 2004-ës ?Clifford's Puppy Days? (2003), seriali ?George Lopez?, ?Summoning? apo ?Father's Love?.

Konkurencë në Hollivud

Në revistën ?Teen Hollywud? Lynn Barker e pyet Masiela Lushën për konkurencën, duke i thënë se ka shumë aktorë adoleshentë konkurrentë, si e shumëpërfolura Hilari Daf, e njohur si Lindsei Lohan. Kjo të jep përshtypjen se gjatë gjithë kohës ndjehet konkurenca e egër. Por aktorja e re thotë se nuk ka pse të konkurrojë. ?Nuk jam fare si ato. Tani ka shumë që janë në majë. Mendoj se ka shumë vajza që po ia marrin dorën dhe kjo është gjë e bukur, por unë nuk e shikoj veten në konkurrencë me to. Unë e lejoj veten të jem ndryshe dhe nuk përpiqem të konkurroj e të tregoj se jam një version më i mirë se ato?.

Një fans i çuditshëm

M asiela thotë se një fans i saj i çuditshëm i ka dërguar një herë një letër. ?Me sa dukej ishte i burgosur për një vjedhje. Ai më dërgoi një letër ku thoshte se ishte burgosur dhe gjatë kohës së qëndrimit të tij në burg do të shkruante një skenar filmi. Kërkonte që unë të luaja rolin e të dashurës së vet, e cila kish mbetur e vrarë gjatë vjedhjes. Madje më dërgoi dhe fotografinë e të dashurës së tij?, tregon aktorja një prej rasteve të veçanta në përballjet me fansat e shumtë.

Përgatiti: Admirina PEÇI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora