E shtune, 03.12.2022, 06:29 AM (GMT)

Kulturë » Berisha

Sejdi Berisha: Magjepse është kjo...!

E enjte, 16.12.2021, 07:27 PM


Sejdi BERISHA:

Gjatë kam menduar a t’i publikoj apo jo këto vargje dhembjeje apo qesharake... Dhe tani, sikur më erdhi një urdhër nga mendja apo nuk di se nga kush që këtë këndim poetik t’ua prezantoj edhe si dhembje, edhe si diçka qesharake, edhe si ironi, për t’i futur të gjitha këto në një gotë lumturie në vend të ujit të freskët...!

MAGJEPSE ËSHTË KJO...!

(Ose, m’i ruani kornizat si eshtrat e njeriut)

Qëndroni kështu

Ju mirënjohje të punës sime

Ju shpërblime e çmime

Të ngujuara në korniza

Se nuk ka vend për juve

Ku të ekspozoheni në mure

As në ambiente arkivash

Nëse ju kaplon myku

Apo ndryshku i kohërave

Ruamani dritën e këndimit

Nëse lagështia ua zë frymën

Ma balsamosni diku lotin

Për mundin e për ëndrrën time

Nëse ju asgjësojnë

Mos u lëndoni në shpirt

Se jeta është rrëfim i pambaruar

Nëse nuk ju shoh më

Juve shpërblime

Mirënjohje dhe çmime të mia

Ruani kornizat tuaja

Si eshtrat e njeriut të humbur

E unë do mërzitëm për fatin tuaj

Për fatin e popullit tim

Për fatin e tokës sime të lodhur...

(©S. B.)

(16 dhjetor 2021)



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora