E premte, 26.04.2024, 12:40 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Rreziku nga iluzioni i “forcës” së liderëve tonë!

E merkure, 15.12.2021, 08:34 PM


Rreziku nga iluzioni i “forcës” së liderëve tonë!

Nga Florim Zeqa

Qëllimi i lobimit serb nëpër qëndrat e mëdha botërore, për qëllim e ka zhbëjen e shtetit të Kosovës, përkatësisht zhbërjen e procesit të njohjeve të Kosovës e jo të eleminimit të këtij apo atij lideri shtetërorë apo partiak.

Kosova e 17 shkurtit projekt ndërkombëtar

Vendosja e forcave ruso-franceze mbi Urën e lumit Ibër në Mitrovicë 22 vite më parë, përveq ndarjes së qytetit në dysh, e shkaktoj ndarjen e pjesës veriore nga ajo jugore, ndarje kjo e planifikuar dhe e dakorduar mes gjeneralëve të NATO-s dhe atyre të Ushtrisë Serbe në Kumanovë.

Nga ajo kohë e deri më sot, kjo ndarje mbeti “mollë sherri” mes serbëve dhe shqiptarëve në aspektin praktik, por edhe ‘konflikt interesi’ mes interesave të dy fuqive të mëdha botërore (SHBA-ve dhe Rusisë).

Sikurse njohja ndërkombëtare e Kosovës, siq e parapëlqejë ta quaj 17 shkurtin e vitit 2008, edhe proceset e mëpastajme të njohjeve, më shumë janë produkt i ndërkombëtarëve (SHBA-ve) sesa sukses i diplomacisë kosovare.

Pas ri-shpalljes së pavarësisë së 17 shkurtit 2008, të orkestruar nga bashkësia ndërkombëtare, radha i erdhi dialogut të Brukselit mes Serbisë (si shtet i pavarur) dhe Kosovës (me fusnotë*) si njësi territoriale e administruar nga forcat paqëruajtëse ndërkombëtare në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, e cila e nuk e njeh Kosovën shtet…!

Dialogun nuk e deshëm, por as nuk mund ta largojmë

Procesi i dialogut me Serbinë nuk erdhi si dëshirë e jona, por si kërksesë e bashkësisë ndërkombëtare, e cila nuk dëshiron të largohet nga Kosova pa e arritur një marrëveshje gjithpërfshirëse dhe përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Prandaj, duhet të tregohemi të kujdesshëm me ruajtjen e raporteve të shkëlqyera me miqët tonë, e në vçanti me sponsorizuesin kryesorë të lirisë dhe pavarësisë tonë-Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatit numër 1, mbase edhe të vetëm të shqiptarëve në rrethanat aktuale ndërkombëtare.

Askush nga drejtuesit shtetërorë apo partiak nuk guxon ta krijojë iluzionin e prezencës së përhershme ndërkombëtare në Kosovë. Arroganca e paarsyeshme dhe moskoordinimi i veprimeve të liderëve shtetërorë dhe partiakë me SHBA-të dhe shtetet e fuqishme të BE-së mund të çojë në veprime të njëanshme, përkatësisht me “prerjen e rrobave” të shtetit tonë dhe tërheqjen ushtarake nga Kosova!

SHBA garantuese e lirisë sonë

Sikurse që e mirëpritëm ndërhyrjen ushtarake të NATO-s e cila e solli lirinë tonë, duhet ta mirëpresim ndihmën e SHBA-ve në përmbylljen e dialogut me Serbinë për t’i dhënë fund një herë e mirë kapitullit të armiqësive dhe luftrave të gjata shqiptaro-serbe në ballkan.

Paragjykimi më i absurd i krijuar nga një pjesë e qytetarëve të vendit, kinse për frikën që e ka Serbia ndaj liderëve aktual shtetërorë apo atyre partiakë, është iluzioni më i keq dhe më i rrezikshëm për shqiptarët e Kosovës.

Këto hipoteza mund të jenë të lansuara nga vet Serbia për t’i neutralizuar më lehtë dhe për t’i vënë në gjumë të thellë dimërorë forcat progresive në Kosovës. Bindja e krijuar nga një hipotezë e tillë e lansuar nga Serbia, bënë që qytetarët e Kosovës të jetojnë në iluzionin e forcës së liderit e jo të forcës reale të mbrojtjes nga Serbia që është KFOR-i dhe trupat e NATO-s në Kosovë.

Në momentumin kohor dhe strategjik në të cilin ndodhet Kosova, ruajtja dhe frocimi i marrëdhënjeve me SHBA-në dhe me miqtë evropian është thelbësore dhe fundamentale, ngase Kosova ndodhet në udhëkryqin më të madh të saj nga paslufta e deri në ditët e sotme.

Serbia nuk ua ka frikën politikanëve kosovarë, por SHBA-së!

Dashtë Zoti të mos na bie me e provue forcën e liderëve tonë!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Rexhep Shahu: Askush, asnje media e Tiranes nuk reagoi pse e zhduken memorialin ne nderim te viktimave serbe ne Kukes dhe u be keshtu deshira serbe Fahri Xharra: Prof. Dr. Suzana Golemi në mes të Shkoder loces, krenohet me 500 vjet robërimi turk Hasan Hasanramaj: Kur do të largohem nga të këqijat të cilat kanë marrë përpjesëtime të mëdha?!... Eshref Ymeri: Gary Kokalarit i ka dalë boja si karagjoz Fritz Radovani: Ai ishte! Aurel Dasareti: I stërzgjaturi është një manipulues i deleve të kurbanit Viktor Mërkuri: Suksesi i autokratëve në epokën e populistëve Dedë Preqi: Vetëm një manjak do të thoshte se është gënjeshtër 'Masakra në Reçak' Atdhe Geci: Ribashkimi është vullnet i pandalshëm i popullit shqiptar Reshat Nexhipi: Pse refuzova kandidimin eventual të çmimit në fjalë? Fahri Xharra: Serbët po e vjedhin unin, etnografinë dhe guximin e shqiptarëve që të flasin Ibrahim Kabili: Mbështetje Albinit për dialogun me Serbisë! Florim Zeqa: Republika e Hashimit, Zajednica e Isës apo Republika e tretë e Albinit?! Adil Fetahu: 'Libri i kaltër' tentativë për tkurrjën e autonomisë së krahinave Dukagjin Hata: Nën ombrellën e mazhorancës Fritz Radovani: Takimi i fundit Florim Zeqa: Letër e hapur kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku - Kthene besimin e elektoratit! Klajd Kapinova: Kisha lejon me ndërgjegje imazhin blasfemik në hyjnizimin apo shenjtërimin e George Floyd Lediana Fratari: Ja përse unë mbështes Kuvendin e datës 11 Kalosh Çeliku: Dregëza

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora