E marte, 19.03.2024, 03:28 AM (GMT)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Ambasadori turk në Shkodër poshtëroi shqiptarët

E merkure, 15.12.2021, 08:20 PM


Ndue Ukaj:

Ambasadori turk në Shkodër poshtëroi shqiptarët, prandaj reagimet do të duhej të ishin më të ashpra dhe më të shumta.

Sepse, përditësimi i këtyre marrinave të politikës zyrtare turke, të dëgjuara shpesh karshi historisë shqiptare, përveç se duhet kuptuar si deklarata qëllimkëqija, ato përbëjnë agresion karshi historisë dhe në të njëjtën kohë tregojnë shpirtngushtësinë e shtetit turke karshi nesh, por edhe dioptrinë e shëmtuar përmes të cilës na këqyrin.

Shqiptarët, ata të politikës dhe të kulturës e kanë për detyrë morale që në këso rrethana ta përdorin kompasin moral dhe të mbrojnë ekzistencën e tyre historike, sepse kështu tregohen vigjilentë përballë të ardhmes dhe mbrojnë nderin e së kaluarës, pa të cilën s’ka sesi të ketë të tashme e as të ardhme.

Ne, turqve në këso raste përherë duhet t' iu kujtojmë se në ç' mjerim na kanë katandisë përgjatë atyre shekujve të sundimit, dhe duhet t' iu themi atë që thoshte i mençuri Faik Konica se prapambetura shqiptare para së gjithash është pasojë e sundimit osman.

Po ashtu, ne duhet të këndellemi dhe ta kuptojmë njëherë mirë e mirë se me dilema e me kriza të thella identitare s' mund të ecim me siguri kah e nesërmja, sepse lëkundemi e shkundemi, dhe fatkeqësisht askush s' na merr seriozisht. E as turqit.

Duke u shpërfytyruar, të gjithë duhan të na përdorin, sepse bëhemi të përdorshëm.

Shqiptarët, edhe po të duan t' i përqafojnë këto marrina, e kanë të vështirë, meqë ata i përgënjeshtron historia e kulturës shqiptare, e cila, pa fajin tyre, që nga shekulli i Kryezotit tonë e deri me sot është zhvilluar në kundërshtim të ashpër me sundimin turk që zgjati pesë shekuj dhe shqiptarët i la në mjerim të thellë.



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora