Kulturë » Keka
Gjon Keka: Perandoria otomane nuk i mbrojti trojet arbërore
E marte, 14.12.2021, 08:24 PM
Hartë e vitit 1896
Perandoria otomane nuk i mbrojti trojet arbërore nga copëtimi në Kongresin e Berlinit dhe Konferencën e Londrës
Nga
Gjon Keka
Ka
kohë që në mesin tonë si komb,dalin teza si nga disa renegatë e mbetje brenda
trojeve arbërore ,por vijnë gjithashtu edhe nga jashtë ,pra nga politika turke
se gjoja Perandoria otomane e ka mbrojtë kombin tonë nga copëtimet dhe nga
ruajtja e identitetit dhe gjuhës.
Por,
faktet dhe e vërteta është ndryshe dhe ja se pse perandoria otomane ishte një
nga pushtuesit më barbar në trojet tona e cila jo vetëm bëri gjenocid, ndalojë
gjuhën,por edhe u mundua ta zhdukë emrin Arberor nga harta gjeografike dhe
natyrore e saj brenda kontinentit europian.
Sikur
që dihet qëllimi demoniak i turqisë është ringjallja e otomanizmit, dhe
fatkeqësisht ka gjetë mbetjet e tyre e renegatët si më parë ,hamzat ,ballabanat
e haxhiqamilat edhe sot me tendencën për ta ringjallur të sëmurën e bosforit.
Turqia
nuk ishte në gjendje me i mbrojtë trojet arbërore nga copëtimi, sepse po te
ishte ashtu do ta mbronte në Kongresin e Berlinit dhe Konferencën e Londrës e
atë të Parisit,por ajo kur e pa se po shembet bashkëprojektoi me të tjerët
planin e copetimeve dhe peshqesheve të trojeve arbërore. Jo rastësisht poeti
ynë Sami Frashëri e krahason Perandorinë otomane me “një të sëmurë e cila i ka
ditët e numëruara”.
Poashtu,po
ta kishte mbrojtë perandoria otomane kombin tonë,atëher pse u krijua Lidhja e
Prizrenit, pse pati kryengritje të vazhdueshme kundër kësaj perandorie, poashtu
po ta kishte mbrojtë kombin tonë pse nuk e miratojë vullnetin dhe vendimin e
popullit shqiptar më 28 nëntor 1912 për liri,pavarësi dhe shtet sovran ,por e kundërshtojë
dhe pengojë vazhdimisht ngritjen e sapolindur të Shqipërisë sovrane.