E premte, 29.03.2024, 03:21 PM (GMT)

Mendime

Atdhe Geci: Ribashkimi është vullnet i pandalshëm i popullit shqiptar

E hene, 13.12.2021, 07:44 PM


RIBASHKIMI I ÇAMËRISË SHQIPËRISË ËSHTË VULLNET I PANDALSHËM I POPULLIT SHQIPTAR

Nga Atdhe Geci

Shqipëria deri në Prevezë është gjeografia e plotë e Shqipërisë. Për këtë gejografi shqiptarët përjetësisht do të punojnë përjetësisht që ta bëjnë realitet. Shqiptarët e sotëm apo edhe të ardhshmit e palindur, Çamërinë dhe gjithë Epirin do ta mbrojnë sa herë të jetë e nevojshme. Republika e Çamërisë me sipërfaqe 23 mijë e 5 qind kilometra katrorë tokë shqiptare është marrë pa të drejtë nga Greqia në Konferencën e Londrës, të vitit 1912 dhe, me Protokollin e Firencës të 16 dhjetorit të vitit 1913-të.

Pra, ky është thelbi i krizës në marrëdhëniet, Shqipëri Greqi. E vërteta është arrë e fortë s´thyhet me asgjë, as me vrasje e krime. Liria është indi i qenies së qytetërimit shqiptar. Liri për Çamërinë do të thotë më shumë të drejta, më shumë begati, më shumë jetë krijuese dhe më shumë identitet dhe jetë të lirë njerëzore. Pa liri, pa pavarësinë e tërësisë territoriale të atdheut edhe me atë pjesë të Shqipërisë, problemi midis Shqipërisë dhe Greqisë ka për të vazhduar deri n5 zgjidhje p5r të dyja palët. Çamërinë mund ta quajmë thembër të Akilit. Përgjakja e Çamërisë për ma shumë s´e një shekull, përgjakja e Iliriadës, Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, përgjakja e Ulqinit dhe e Krahinës së Mollës së Kuqe, le shumë për të dëshiruar marrëdhënie të mira me fqinjët tanë.

Liria është tejdukshmëri e origjinës, tejdukshmëri e kohës, tejdukshmëri e vlerave. Të qënit vetëm shqiptar në këtë çast historik, nuk është i mjaftueshëm. Shqiptarët e qytetëruar duan të jenë zot të tokës, të detit dhe të qiellit të tyre. Çamët dhe arvanitë në Greqi përbëjnë 67 % të popullsisë dhe, me mbi 4 milion banor shqiptar.

Çamët dhe arvanitët nuk jemi 300 mijë banor siç thotë greku, por jemi shumë milion shqiptarë, më thotë një nënë çame e mbijetuar nga gjenocidi grekë, me rastin e  Shpalljes së Pavarësisë së Çamërisë me 30 tetor 2016 në Hagë të Holandës. Prandaj, ribashkimi i Çamërisë Shqipërisë është vullnet i pandalshëm i popullit shqiptar. Qeveria e Republikës së Shqipërisë, dhe ajo e Kosovës nuk duhet ta luajnë lojën e strucit, por duhet ta ngrejnë zërin ndërkombëtarisht që Çamëria t´i kthehet Shqipërisë. Teritori i Çamërisë dhënë Greqisë ( nëshërbim ) të përkohshëm me 1913- të,   me të ashtuquajturin Protokoll i Firencës i 16 dhjetorit të vitit 1913, nga 6 fuqitë e kohës ishte një vendim jo i duhur.

Prandaj, i kujtojmë Greqisë dhe mbajtësve të Ligjit të Luftës se Shqipëria dhe Atdheu ynë, është vend tepër i vogël për të falë një sipërfaqe të tokës aq të madhe, sa Çamëria.

Atdhe Geci - shkrimtar

Dortmund, 2021



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora