E enjte, 25.04.2024, 03:22 AM (GMT+1)

Mendime » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Pse refuzova kandidimin eventual të çmimit në fjalë?

E hene, 13.12.2021, 08:40 PM


Rast: Çmimi i lidhur me Kongresin e Alfabetit

Pse refuzova  kandidimin eventual të çmimit në fjalë?

Nga Reshat Nexhipi

Disa ditë para shpalljes të fituesit, më morri në telefon një i panjohur duke u prezantuar si ish studenti im në Universitetin e Tetovës, si dhe militant i BDI-së dhe më tha se lidhur me çmimin, është përmendur edhe emri tim. Nga mënyra e paraqitjes, u duk si i dyshimtë, prandaj e ndërpreva dhe pak si me inat, i thashë:

,, Mos u mundoni kot, sepse unë s’jam për një çmim të tillë.‘’ Ai më pyeti ,,Pse?’’, pak si i habitur. ,,Ja pse‘’ i përgjigjem në mënyrë jo modeste, që sështë në stilin tim, por që i takonte : ,,Unë vij nga një familje baliste, kurse lista e çmimeve ka tipare komuniste, gligoroviste, hamzakastriotiste dhe antidemaçiste.’’

Vura re se nuk më kuptoi sa duhet, prandaj vazhdova: Gjyshja ime ishte fis me Shahin Kolonjën, i cili ka luajtur rol të madh në Kongresin e Manastirit. Ai ishte dhëndër i Naim Frashërit, prandaj im At dhe xhaxhai tim morrën pjesë në çetat e nipit të tij- Mitat Frashërit, kryetar i Ballit Kombëtar, kurse në vitin 1908 edhe kryetar i Kongresit të Alfabetit, dhe si me shaka i thashë ,, Sikur unë të pranoja propozimin eventual me çmimin, të lartpërmendurit do ngriheshin nga varret dhe do më pështynin në fytyrë.’’

Rasti kërkon të tregoj se unë, përveç këtij çmimi, kam refuzuar edhe propozimin për t’u kandiduar anëtar i Akademisë të Shkencave të Maqedonisë, sepse botërisht e kam quajtur institucion antishqiptar, sidomos pas të ashtuquajturës enciklopedi maqedonase, e cila mua më shërbeu për në tualet.

Kuptohet, nuk kam refuzuar shpërblimet e institucioneve puro-shqiptare, siç janë ,,Historian i Vitit ‘’ nga Tirana, Medalja nga Presidenti i Kosovës, Çmimi Kombëtar nga Shoqata për Kulturë dhe Art - Tetovë, Mirënjohje nga Shoqata ,, Prespa na bashkoi ‘’ me seli në Çikago, etj.

Bashkëbiseduesi më përcillte me kujdes, prandaj nuk përtova t’i them se: ,,Si mund t’i lejoj vehtes emri tim të hyjë në një listë me karakter shtetëror, kur ky shtet na ka konfiskuar mallin dhe shtëpinë në Prespë, na ka internuar, na ka djegur shtëpinë në Manastir, Universiteti i këtij qyteti më ka pezulluar plot 20 vite, kurse Udba komuniste më ka ,,shpërblyer ‘’ me dosje 500 faqesh, e diktuar edhe nga dy udbashë të Prespës, të cilët, falë këtij zanati, kanë bërë jetë luksuze, kurse viktima e tyre e ka pësuar keq, por ka mbetur me fytyrë të pastër si lotët e syrit.

Të përfundoj. Pavarësisht qëllimit të ,, ish studentit’’ tim, një është e sigurtë: Ai ka treguar qëndrimin tim prandaj dhe ,,ndoshta ka bërë që mos Kandidohem?, gjë që do të ishte ofendim i madh për mua, prandaj botërisht i falenderohem bashkëbiseduesit, të cilit i sugjeroj të klikojë në celular të paktën një nga fjalitë në vijim:

Afrim Selimi: 75- vjetori i prof. dr. …

Rruga Zigzake, me tela dhe gjëmba …

Ndjehem i lumtur që nuk braktisa vendlindjen e Alfabetit dhe

Dr. Ilmi Veliu: Qyteti i Alfabetit u zavendësua me Bitpazarin e Shkupit.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Reshat Nexhipi: Kongresi i Manastirit, plot një vit me ''covid 19'' Reshat Nexhipi: “Shqiponjën” nuk e mposhti dot “ Luanesha” Reshat Nexhipi: Ngushëllim i dhimbshëm familjes së rapsodit të shquar Demir Krasniqi Reshat Nexhipi: Shqiptarët, botës, i kanë dhënë një ''Nënë'' dhe 5 ''Baballarë'' Reshat Nexhipi: Pse dhe kush preferon bojkotimin e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut Reshat Nexhipi: Poezi „Telegrafike” për udbashët tanë Reshat Nexhipi: Femra shqiptare, të cilat, kanë afirmuar kombin tonë brenda dhe jashtë atdheut Reshat Nexhipi: Shpallja e Pavarësisë së Kosovës - Cilët të huaj, kanë kontribuar për realizimin e këtij akti madhor Reshat Nexhipi: Mos lejojmë nëpërkëmbjen e historisë tonë të lavdishme Reshat Nexhipi: Pse duhet apostrofuar njerëzit e shquar të cilët mohojnë origjinën e tyre ilire ose shqiptare? Reshat Nexhipi: 50 vlerësime për veçoritë ose specifikat e kombit tonë Reshat Nexhipi: Rrallë ka histori me ngjarje intersante, si e jona (2) Reshat Nexhipi: Rrallë ka histori me ngjarje intersante, si e jona Reshat Nexhipi: Rrallë ka komb në botë me tolerancë fetare si i yni (2) Reshat Nexhipi: Rrallë ka komb në botë me tolerancë fetare si i yni Reshat Nexhipi: Rrallë gjen sekt fetar si bektashizmi shqiptar Reshat Nexhipi: Rrallë ka gjuhë në botë, me të cilën, janë krijuar emrat e krijesave mitologjike dhe legjendare, si e jona Reshat Nexhipi: Rrallë ka popull, origjinë e të cilit, të jetë në fokus të analistëve të huaj, si e jona Reshat Nexhipi: Rrallë gjen popull, gjuha dhe origjina e të cilit të jetë elaboruar si e kombit tonë Reshat Nexhipi: Shqiptarët, 6 vepra madhore për një vit e gjysëm

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora