E enjte, 28.03.2024, 09:58 AM (GMT)

Mendime

Dukagjin Hata: Nën ombrellën e mazhorancës

E diele, 12.12.2021, 08:04 PM


Nën ombrellën e mazhorancës

Nga Dukagjin Hata

Sot në Shqipëri të gjitha pushtetet janë nën komandën e pushtetit ekzekutiv dhe kryeministrit Edi Rama.

Mariglen Qato është një rast unik në periudhën e tranzicionit shqiptar, që megjithëse në adresë të tij janë drejtuar dhjetëra akuza, vazhdon të kryejë akte korruptive në liri dhe në krye të IMT Tiranë, ku qëndron i patundur.

Prokurori Besim Hajdarmataj, ish kryeprokuror i Krimeve të Rënda, që lëshoi ndaj tij urdhër arrest, e pësoi nga strukturat politike të vetingut, të cilat tre ditë më vonë e larguan nga sistemi i drejtësisë prokurorin Hajdarmataj.

Mariglen Qato akuzohet për favorizim të ndërtimeve pa leje, ndërhyrje me urdhëra politikë në pronat e qytetarëve, për llogari të oligarkisë politiko-financiare të Rilindjes. Qato është drejtuesi i operacionit famëkeq të prishjes së Teatrit Kombëtar, vepër e mbrojtur nga UNESKO. Vetëm për këtë ndërhyrje të paligjshme, ky person ka pasur disa denoncime nga opozita demokratike dhe Lëvizja për Teatrin.

Unë vetë dhe im bir Den Hata kemi bërë ndaj tij disa kallzime në SPAK dhe në Prokurorinë e Tiranës, pasi ai mbron dy vëllezërit zaptues S. Keta e G. Keta, që kanë ndërtuar para banesës sonë në rrugën Zonja Çurre, Njësia nr.2 Tiranë, një magazinë, që vazhdon të qëndrojë në këmbë pa asnjë letër, madje me letra të falsifikuara nga vetë M. Qato. Në vend të ndërhyrjes ligjore ndaj këtij objekti; Qato ka nisur skenarin e kërcënimeve, për të mbrojtur falangat e korrupsionit dhe krimit.

Qato është i kudogjendur ku ka “aksione” për prishjen e shtëpive të qytetarëve për gjoja interesa publike, por që lidhet thjeshtë me interesat e grupeve kriminale të mafies së ndërtimit. Siç përflitet në media, ky person mund të ketë lidhje dhe me organizatën famëkeqe Ndrageta, e cila hetohet për ndërtimin e kullave në Tiranë.

Pse nuk arrestohet ky person, që pas Edi Ramës dhe Erion Veliajt është më i shumëlakuari nga denoncimet e opozitës dhe nga mediat që nuk kontrollohen nga qeveria?... Këtë përgjigje duhet ta japë drejtësia e futur në rrethin vicioz të mazhorancës, e cila është krejt e paralizuar dhe nën diktatin e plotë të pushtetit ekzekutiv.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora