E shtune, 24.09.2022, 11:51 PM (GMT+1)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Pus

E diele, 12.12.2021, 11:47 AM


Pus

Nga Edison Ypi

Këtu nuk është rrugë, këtu është urë, nuk jetohet mbi urë, mbi urë vetëm kalohet - predikojnë teoricienët.

Ky është korridor ndërkombëtar - ulurijnë gjeopolitikanët.

Jemi vend ku ndajne paret hajdutët - çirren sharlatanët.

E kanë gabim. Këtu jetohet prej mijëra vjetësh. Këtu nuk është urë. As korridor ndërkombëtar. As vend ku ndajnë paret hajdutët. Ky është pus.

Pus me gurë.

Pus i errët me llum të zi.

Pus i thellë me gjak të kuq.

Çikriku kërcet lartë.

Rënkimet vijnë nga poshtë.

Gurë të thatë, të ftohtë, të fortë, praruar me pllanga gjakuh të kuq.

Çimentoja e këtij pusi është llumi i zi.

Rrëke të kuqe gjaku varen teposhtë.

Edhe më poshtë, llumi i zi dendësohet, rrëketë e gjakut të kuq zgjerohen.

Gurët e pusit sherrosen mes llumit për kufijtë e gjakut.

Ku gurët takohen, rrëkeja e sherrit prej llumi dhe gjaku trashet.

Sherr i madh, rrëke e hollë.

Sherr i vogël, rrëke e trashë.

Sherre dhe gurë buzëplasur.

Gurët mbi dhe nën njëritjetrin, ndrrojnë vendet.

Gurët nga njëri dhe nga tjetri krah, grinden.

Gurët pëballë këmbejnë mallkime.

Gurët nga mbrapa godasin pas shpine.

Kova ngjit e zbret llum të zi dhe gjak të kuq. Gurët e grykës, me gjak rrethuar dhe llum mbuluar.

Gurët e thellësisë, janë me nerv, me ndjeshmëri, me jetë, me rrënjë në tokën e butë, me shpirt.

Mes rrugëve të gjakut, këngë e përralla, legjenda e gojdhana që po i dëgjove 1 herë nuk i harron kurrë.

Rënkimet, e gurëve të Pusit i ndërpret duke kërrcitur kova me llum dhe gjak që ngjitet e zbret.

Kur ndonjë gur lëviz, gurët e tjerë e pështyjnë, e baltosin, e gjakosin, e vrasin, e kryqëzojnë, e thyejnë, e dërrmojnë.

Kur ndonjë gur braktis llumin dhe gjakun dhe nis të ngjitet drejt grykës, drejt dritës, nuk mundet, gurët e tjerë e godasin, bie i përgjakur në fund të pusit.

Gurët e shkathët ndjekin me kujdes lëvizjet e kovës. Bëjnë kalkulimet përkatëse. Kërcejnë mbi kovë dhe ngjiten lart, dalin nga pusi. Këta fatlumë janë të rrallë.

Disa gurë arratisen nga pusi që kurrë nuk mbarset dhe kurrë nuk pjell, te ndonjë pus tjetër, jo kaq i thellë, jo kaq i errët, jo kaq i pisët, jo kaq  përgjakur.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora