E enjte, 25.04.2024, 09:02 PM (GMT+1)

Mendime » Dardani

Ilir Dardani: Eshte…Kuq e Zi

E marte, 09.12.2008, 06:16 PM


Eshte…Kuq e Zi

 

(Nje Xhiro ne Zemra Shqiptare)

 

Nga Ilir Dardani

 

Eshte zoti ne toke  kur shikon ne video Anton Ceten para mijera shqiptareve te Dardanise qe bekojne falesit e gjaqeve. Eshte flamuri  qe mbizoteron, eshte zemra e bardhe, dashuria per njeriun e atdheun, eshte parajse e te gjalleve.

Shqiperia, kryesisht ajo e veriut ka nevoje per nje Anton, qe ta thyeje kete mallkim te gjate, kete vetvrasje kolektive, kete perbindesh antinjerezor! Veriu ka pase shume Burra, por sot nuk ka dhe aq shume (per te mos thene me shume)!

Sigurisht qe eshte shume e veshtire te falet nje gjak, aq me shume kur shteti shqiptar nuk ofron denime serioze, por ne asnje rast nuk duhet prekur jo-autori.

Falet gjaku? – Gjaku falet, por askush nuk duhet te beje nje krim me shpresen se do e falin! Thellesisht besoj se nje njeri qe arrin te marre nje jete (perjashto rastet kur e ben per vetmbrojtje, kur s’ka rruge tjeter), nuk eshte me njeri dhe nuk e meriton te jetoje, por perderisa ne po udhetojme (te pakten me mendje) drejt zhvillimit, Evropes, e cila nuk e perdor denimin kapital, edhe per ne mbetet jashte loje.

Shqiptaret ne pergjithesi jane kokekrisur dhe nuk mendojne gjate, edhe ne rastet kur s’kane as me te voglen mundesi ta demtojne kundershtarin dhe ky eshte nje problem i madh i shoqerise sone.

Njeriu takon shume shqiptare qe mburren me bemat e krimineleve te ndryshem, sidomos me ata ‘’heronjte’’ e luftes pa rroba ushtarake!

Eshte mentalitet i dobet dhe mjaft i eger dhe si rezultat kemi dhe Vrasjen si fillim, pastaj Gjakmarrjen si perfundim!

Shqiptar, ke duruar turkun, serbin, grekun, italianin e gjermanin, prandaj mos u be kaq i lig, duroje shqiptarin dhe mundesisht duroje mijera here me shume se pushtuesin tend!

Shqiptar, MOS VRIT!

 

***

 

Eshte kenaqesi kur shikon flamurin tone kombetar tek valvitet ne Amerike. Tek i njejti vend (mesa mbaj mend) ishte edhe vitin e kaluar. Nje reportazh i sjelle nga  poetja dhe publicistja, shqiptarja e ndritur, Kozeta Zylo te shton dashurine per vendin tone dhe per vendin e miqve tane amerikane.

 

***

 

Eshte tmerr kur ne librin e z. Tahir Zaimi meson se komunistet shqiptare nga Shqiperia, si sorra te uritura shkojne ne Dardani dhe ne bashkepunim me serbet vrasin shqiptare! Enverizmi duhet te denohet me ligj!

 

Eshte normale kur lexon, po ne te njejtin liber te Tahir Zaimit, se ai nuk ruan ndonje respekt per hoxhet dhe ne pergjithesi thote qe hoxhet si kane pelqyer ndonjehere sepse nuk jane shquar per shqiptarizem, perkundrazi..., por nje e vecon dhe ai eshte Mulla Idriz Gjilani. Nuk e di kur ke lindur i dashur autor, por kudoqofsh, qofsh prane zotit. Per hoxhen tone te dashur mos u shqeteso sepse ai ka bere mire per shqiptaret e tij dhe eshte ne parajse.

 

***

 

Eshte patriotizem kur shprehesh si z. Valon Kurtishi, i cili kujton Kongresin e Manastirit dhe do qe te jete enderr fakti qe turqizmi se bashku me serbizmin e greqizmin nuk na jane ndare. Kolegje turke e shkolla greko-serbe jane vetem kujtim i hidhur per ne, sepse kur ne nuk kishim asnje shkolle shqipe, ne vendin tone ekzistonin qindra shkolla turke e sllave (rreth 3 000 tha Kadare)! C’te besh kur pasi hyri demokracia vetem turko-sllave na kane udhehequr. Sali Berisha Turk, Fatos Nano Greko-Serb (Se bashku me nenproduktet e tyre)!

 

***

 

Eshte misionari i (mos)njohjes se Dardanise nga vendet arabe, Veton Surroi, qe leshon alarmin e thyerjes se islamit ne vendin tone, pasi mjekercjeperit e shitur ne Azi dhunojne nje hoxhe shqiptar, i cili eshte kunder islamit te huaj dhe mbron ate shqiptarin, i cili edhe pse eshte totalisht jashte cdo etike, mbetet jo problematik. Shteti i Dardanise eshte i ri dhe ndodhet ne nje pike kritike, por islamiket nuk duhen toleruar sepse eshte shume me e lehte te shnderrohemi ne nje Pakistano-Avganistan, se sa nje shtet model! Kete here duhet te bejme te veshtiren!

 

***

 

Eshte nje poet nga Tirana, me shume emer, qe ironizon e ofendon poetin Shazim Mehmeti, ne lidhje me krijimet e tija. Ky nga Tirana jam i sigurte qe nuk eshte Ismail Kadare dhe duke mos qene ky, nuk jeton dot pa nje pune te pare, pasi e dyte eshte letersia ne kohen e lire. Z. Shazim, e ke vleresuar shume sepse nuk ka ndonje poet/shkrimtar nga Tirana me shume emer (letrar). Me pak emer ka plot, c’do skute eshte mbushur, si hithat kane dale, vetem per te hithuar/djegur, larg cdo arti! Ti vazhdo punen tende dhe mos harro se fjalet e njerezve dhe vrimat e gardhit nuk mbyllen kurre.

 

***

 

Eshte Selim Hasanaj ai qe nderon veten, te afermit dhe kombin e tij, kur sapo ka pare ne nje reviste miopine e nje gazetareje, ka protestuar. Gazetarja ne fjale e bente Nene Terezen Rome! Nuk kam asgje me Romet dhe per mua jane shqiptare te gjithe qe flasin shqip dhe qe e duan vendin e tyre, por per hir te se vertetes, perderisa Nene Tereza ishte brez pas brezi shqiptare katolike, s’ka si te jete rome.

 

***

 

Eshte zi  realisht, por mendja e pamendje tregon kuq:

Shqiptar, a je shqiptar?

- Po vallahi!

Jo, nuk je shqiptar! ‘’Vallahrat e bilahrat’’ jane antishqiptare dhe antishqiptarizmin e keni strukur ne ate injorancen tuaj drucarese!

Ka 600 vjet qe endeni ne kerkim te loteve! Keni gjetuar mjaft, shekull mbas shekulli e vit mbas viti!

Stop! Kerkoni miresine.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora