E enjte, 28.03.2024, 09:30 PM (GMT)

Kulturë

Fran Gjoka: Intervistë me Prof. Gëzim Tushin, 'Mjeshtër i Madh'

E diele, 05.12.2021, 07:00 PM


Ne duhet të bëjmë gjith?ka për të mbrojtur personalitetin dhe seksualitetin e fëmijëve tanë, me çdo kusht dhe me çdo çmim.

- ME PROFESOR GËZIM TUSHIN – STUDIUES, SOCIOLOG DHE “MJESHTER I MADH” -

INTERVISTOI: FRAN GJOKA

1 – Nisur nga ngjarjet e ndodhura ditët e fundit, ku një drejtor shkolle në fshatin Strepckë të Pogradecit, ngacmon seksualisht dy nxënëse, a mund të na thoni, cilat janë shkaqet e rritjes së numrit të këtyre abuzimeve me minorenët?

Shoqëria shqiptare po kalon një fazë tejet delicate që po e trondisin jetën tonë të përditshme. Një krizë e zgjeruar në lidhjet dhe marrëdhëniet midis njerëzve, të shoqëruara me dhunë, krime, vrasje e vetëvrasje që kanë krijuar klimën e një neurotizmi social të përgjithshëm. Por përveç këtyre dukurive, shoqërisë shqiptare ka filluar t’i shthuret edhe një nga sistemet më të qëndrueshme sikurse është sistemi i “jetës seksuale” të shoqërisë. Krimi seksual në përgjithësi dhe ai minoren në mënyrë të veçantë kanë marrë proprcione shqetësuese. Madje më duket se ngacmimi seksual i fëmijëve, adoleshentëve është një krim në zgjerim. Ata ndihen të rrezikuar nga pedofilët, manjakët e seksit, predatorët e “mishit të njomë”. Kudo në rrugë por paradoksalisht edhe në institucione të rëndësishme që duhet të jenë garant të jetës dhe sigurisë morale të fëmijëve sikurse janë fmilja dhe shkolla. Opinioni publik është tronditur nga sjelljet perverse pedofilike të njerëzve të degraduar të rrugës, hetreroseksualë apo homoseksualë të çorroditur, njerëz pa personalitet, apo qënie “centaur”, dmth gjysëm njeri e gjysëm kafshë. Por që të besonim se pedofil mund të jetë edhe një drejtor shkolle, që ngacmon apo kërkon favore seksuale nga nxënësit e vet, kjo është kulmi i marr?zis?.

Rasti i drejtorit të Pogradecit tregon se kjo e keqe sociale ka filluar të banalizohet. Një njeri i përzgjedhur të luajë rolin e edukatorit dhe drejtuesit të shkollës, bëhet pervers, manjak seksual, pedofil i pështirë. Ky është një sinjal që tregon se në shkollat tona me siguri duhet të ketë shumë mostra të tilla pedofilike. Është moment që edhe për pedofilët të bëhet “veting” për të dalluar se cilët janë dhe për t’i larguar të damkosur, si mjet i domosdoshëm për të mbrojtur fëmijët tanë nga ngacmimi apo abuzimi seksual. Një gjë duhet të ketë të qartë opinion publik, abuzimi i mësuesit me nxënësin është jo vetëm moralisht tejet e turpshme por dhe një nga format më kriminale të mundshme.

Shkaqet shtimit të këtij fenomeni janë të shumta. Ato janë të brendshme dhe kanë të bëjnë me raportet delikate midis “trupit”, pjekurisë seksuale të parakohshme të fëmijëve, mungesës së kulturës së nevojshme seksuale që është “diga mbrojtëse” dhe busulla diktuese e dallimit të ngacmuesit seksual. Në çdo formë qoftë: si ngacmim fizik apo jo fizik, emocional apo verbal, ?sht? krim. Në këtë pikë kanë përgjegjësi dhe janë “mëkatarë” edhe prindërit e f?mij?ve, që nuk flasin, nuk komunikojnë, nuk u tregojnë rreziqet eventuale të kriminelëve seksualë. Kudo qofshin ata në shtëpi, në rrugë, shkollë apo kudo. Por edhe shkolla nuk bën si duhet detyrën e formimit të kulturës së seksualitetit tek fëmijët dhe sidomos për reagimin dhe denoncimin pa hezitim të pedofilëve. Kudo qofshin dhe kushdo qofshin ata.

2 – Si e shpjegoni profesor, ngjarjen e rëndë të ndodhur disa ditë më parë në një fshat të Mirditës, ku një nxënëse u perdhunua nga disa persona, apo një nxënëse perdhunohet nga roja i shkollës dhe disa nxënës të tjerë, duke i bërë presion?

Nuk ka nevojë për argument të shumta për shpjegimin e kësaj situate makabre. Shoqëria shqiptare është përballë disa monstrave që për të kënaqur epshet e tyre shtazarake, nuk kanë sensin e të lejuarës nga e ndaluara, që kënaqësinë e seksit të tyre e kanë prioritare mbi çdo gjë dhe për realizimin e të cilës janë gati të bëjnë çdo krim, sidomos me fëmijët. Nuk është fare në nderin e shkollës, të trupës mësimore dhe sidomos të drejtuesve të saj, që brenda mureve të institucionit të “sigurisë morale” për fëmijët të ndodhin akte të dhunimit apo përdhunimit. Qoftë nga bashkëmoshatarët, apo ca më keq kur kjo ndodh nga punonjësit efektivë të institucionit, pavarësisht rolit apo pozicionit që kanë ata në nomenklaturën e shkollës.

Një gjë është e qartë dhe duket e sigurt. Stratagjemat e tyre kafshërore i zbatojnë me lehtësi kur gjejnë fëmijë të pambrojtur, të pakujdesshëm, të painformuar për rreziqet. Përdorin çdo mjet për t’i joshur dhe future në grackën e përbindshme të abuzimit seksual.Ne duhet të bëjmë gjith?ka për të mbrojtur personalitetin dhe seksualitetin e fëmijëve tanë. Me çdo kusht dhe me çdo çmim.

3 – Vihet re një rritje e numrit të perdhunimit të minorenëve nga njerëz të afërt të familjes, duke prodhuar in?est. Po ky fenomen pse ndodh, sipas jush?

Inesti është një nga format më kriminale, sepse është marrëdhënie seksuale midis njerëzve me lidhje të afërta gjaku. Më lejoni t’a theksoj se “revolucioni seksual” që në Europë ndodhi nga vitet 70 - të të shekullit të kaluar liberalizoi shumë kulturën e seksualitetit human, por njerëzimi as sot, as kurrë nuk mund të pranojë ekzistencën e formave perverse e kriminale sikurse janë incesti, pedofilia, zoofilia, etj. Inçesti nuk ka asnjë bazë humane e morale, sepse nuk mund të pranohen si gjëndje normale lidhjet romantike apo marrëdhëniet seksuale midis babait dhe vajzës, nënës dhe djalit, motrës dhe vëllait apo edhe në lidhje pak më të largëta gjaku, sikurse janë lidhjet midis xhaxhait, dajos, nipit dhe mbesës. Qytetërimi ka qënë një triumf mbi format kriminale të seksualitetit sepse ai ndau kufirin human nga barbaria sekuale. Fëmijët duhen mbrojtur edhe nga abuzimet. Seksi i tyre nuk është “objekt” për përdorim shtëpiak, nga njerëzit e afërt të tij, pikërisht të atyre që duhet të jenë mbrojtës të tij/saj.

4 – Nga rrjetet sociale ka patur aludime se dhe mësueset kanë abuzuar me nxënësit. Si e shpjegoni ju këtë fakt?

Po është vërtetë e njohur, që në shkollat tona ka mësuese që shfaqin dizekuilibre erotike dhe të seksualitetit me nxënësit e tyre, duke shkellur rëndë kodin etik dhe mbi të gjitha deontologjinë e profesionit të mësuesit. Mësueset nuk mund të jenë njerëz të frustruar sekualisht, nuk mund të jenë ata që shfaqin shenja të manjakut seksual, që nuk administrojnë si duhet fjalorin erotik që përdorin gjuhën e trupit si mjet për të dhënë sinjale apo bërë ngacmim seksual të nxënësve.

Denoncimi kultura e demaskimit të tyre nga ana e nxënësve është mënyra dhe rruga e duhur për të pastruar shkollat nga ata mësues pedofilë. Qoftë edhe aq të pakët sa mund të jenë në raport me mësuesit e ndërgjegjëshëm dhe qytetarë të edukuar. Ndërsa tema e raporteve dhe marrëdhënieve të të rinjve me rrjetet sociale, është një temë e veçantë që duhet trajtuar integralisht. Duke parë anën e “ndritur” dhe anën e “errët” të përdorimit dhe shpërdorimit të rrjeteve sociale, të cilat gjithashtu krahas burimit të informacionit për përdorim të dobishëm po sjellin edhe shqetësime sociale si format e bullizmit, ngacmimit seksual, lidhjeve me njerëz të gabuar, rënie në gracka shantazhuese, e deri në raste të vetëvrasjeve.

5 – Si shpjegohet fakti që shumica e rasteve të abuzimeve është zbuluar nga të tjerë persona të afërt, ndërsa vetë viktimat nuk kanë reaguar për ngjarjen?

Shoqëria shqiptare problemet e seksit, të jetës seksuale dhe sidomos ato që kanë të bëjnë me format e abuzimit me fëmijët i ka konsideruar tabu dhe përgjithësisht i ka mbyllur për të mos u hapur “nami i keq” i familjes, apo për të mos i bërë keq vetë fëmijës së abuzuar.

Unë mendoj se në kushtet kur rreziku abuzimit me fëmijët është në rritje, kur format dhe stratagjemat janë stërholluar, të heshtësh, të mos denoncosh ngacmuesin apo abuzuesin seksual, do të thotë të bëhesh aleat me kriminelin pedofil. Përkundrazi ne duhet të kultivojmë atë ndërgjegje qytetare që na mëson se “heshtja dhe mungesa e denoncimit” janë veprime kriminale. Megjithatë kohët e fundit ka një përmirësim të kulturës së denoncimit të ngacmimit seksual. Së pari nga vetë fëmijët dhe pastaj edhe nga prindërit e tyre.

6 – Duke njohur rolin edukativ të sistemit tonë arsimor, a mendoni se në ditët e sotme bëhët mjaftueshëm punë edukative me nxënësit në shkollat tona?

Në ka një gjë për të cilën shkolla ka përgjegjësi është niveli i ulët i punës edukative që zhvillohet në shkollat tona. Shkolla po shfaq një lloj njëanshmërie jo normale, nga që është e dhënë e tëra pas plotësimit të parametrave të nxënjes së dijeve, por me pak vëmëndje lidhur me formimin qytetar të tyre. Po kështu edhe për punën që zhvillohet pa cilësi, me paradigm paragjykuese në zgjerimin e kulturës seksuale të të rinjve. Unë besoj se shkolla duhet të rishikojë programet dhe kurrikulat që kanë të bëjnë me edukimin seksual dhe formimin qytetar të nxënësve, duke i dhënë më shumë rëndësi sferës së përgatitjes dhe edukimit seksual të të rinjve tanë. Të ligjërosh për seksualitetin dhe të transmetosh kulturë seksuale tek të rinjtë, do të thotë që duhet së pari vetë të kesh koncepte të qarta, vizion dhe mjetet e duhura.

7 – Po ora në kujdestari, që praktikohet në shkollat tona, për ?farë përdoret? A mund të shërbejë për trajtimin e këtyre problemeve?

Padyshim. Ora në kujdestari është paraparë që të jetë në funksion të edukimit qytetar dhe për qëllime edukative humano - qytetare. Nuk besoj se ka rast më të mirë që mësues e nxënës të bashkëbisedojnë e të këmbejnë mendime lidhur me problemet dhe shqetësimet e tyre jetike, sikurse janë zotërimi i parametrave të kulturës seksuale, krahas dhe paralelisht me komponentët e tjerë kulturorë dhe edukativë të domosdoshëm për fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë. Por këto orë nuk duhet të nënvleftësohen apo t’i lihen rast?sis? me “improvizimeve momentalë”. Duhet një parapërgatitje shpirtërore, kulturore pse jo edhe logjistike për ta bërë temën e debatit sa atraktive dhe interaktive. Këtu roli i mësuesit është i veçantë. Por efektiviteti i kësaj pune kërkon një mësues t? p?rgatitur, mendjehapur, pa paragjykime e paradigma konservatore dhe mbi të gjitha jo me trajtime të përcipta e ide të sipërfaqshme. Këtë e bën gjithnjë një mësues që është kulturalisht i orientuar dhe jo empirik.

8 – Cili është roli i shkollës, trupës mësimore dhe dikastereve përkatëse për t’i parandaluar këto fenomene tepër shqetësuese në shoqërinë tonë?

Sipas mendimit tim, shkolla është njëri nga institucionet e sigurisë morale, në mos më i madhi dhe më i rëndësishmi. Misioni i të cilit është komplementar: kulturimi por dhe edukimi qytetar i të rinjve. Shkolla ka të gjitha mundësitë të skalitë personalitetin e nxënësve dhe t’i ndihmojë ata për të patur koncepte të shpejta e refleksive, për t’u mbrojtur nga rreziqet brenda dhe jashtë shkollës. Shkolla ka kapacitete dhe instrumente që në mënyrë sistemike mund të ndihmojë të rinjtë, por edhe prindërit e tyre për të ndërtuar dhe ngritur “digat mbrojtëse”, individuale e të personalizuara tek nxënësit, si një mundësi individuale dhe “kapital mbrojtës” përballë rreziqeve të mundshme dhe abuzimeve eventuale që mund të bëhen ndaj tyre. Një mission i tillë i gjërë, dinamik, komplementar i duhet shkollës, “Kushtetutës Edukative” të saj.

9 – Duke e njohur mirë gjëndjen, cilat janë rrugët për parandalimin e këtyre fenomeneve në shkolla dhe në shoqërinë tonë?

Unë jam partizan i tezës sociologjike që në të gjitha luftrat sociale, për t’u përballuar me të këqijat dhe pasojat e tyre, prevenca, parandalimi duhet të jetë përpara veprimtarisë korrigjuese apo rehabilituese. Në këtë logjikë jam partizan i tezës, se është koha për më shumë investime në capital financiar dhe capital human e njerëzor duhet të bëjmë për institucionet e formimit dhe edukimit qytetar. Në këtë kontekst e para është familja. Shteti dhe shoqëria duhet të investojnë më shumë për të forcuar familjen, “stofin edukativ” dhe staturën sociale dhe ndikimin publik të saj. Sepse është një nga institucionet që është “dobësuar” shumë duke humbur shumë cilësi e parametra me vlerë edukative. Unë mendoj se kemi detyrë për të investuar për forcimin e kuaotave të prindërimit, për të ndërtuar një “bashkëshortësi” dhe “atësi” te re ne familjen tone, në mënyrë që familja shqiptare të bëhet me standarte të sigurta të “Familjes etike”.

10 – A mendoni se sociologët dhe psikologët e emruar nëpër shkolla e kryejn në nivelin e duhur detyrën e tyre, sidomos për të njohur gjendjen shoqërore dhe emocionale të nxënësve?

Figura të tilla prezente në shkollat tona, si ajo e psikologut, punonjësit social apo të përafërta me to, janë të një rëndësie të veçantë në shkollat tona. Ato duhen përkrahur dhe mbështetur më shumë. Sepse janë profesionistë adekuatë që kanë njohuri, shprehi e praktika të diagnostikimit të saktë të dukurive sociale në shkollë por dhe të veçorive të sjelljes individuale dhe cilësive të sjelljes së personalizuar të secilit nxënës. Por raportet sasiore të këtyre punonjësve me numurin tejet të lartë të nxënësve në ngarkim për observim dhe trajtim është shumë disproporcional. Dhe kjo e bën të vështirë punën e tyre profesionale, që nga njëra anë të diagnostikojnë secilin nxënës, duke evidentuar mangësitë dhe problematikat specifike të sjelljes, dhe nga ana tejetër të bëjnë “Planin e ndërhyrjeve të personalizuara” dhe realizimin e ndërhyrjeve inkrementaliste.

11 – Duke njohur nivelin edukativ dhe arsimor të mësuesve të sotëm, ku shumica prej tyre janë pa licensë dhe pa portal, madje edhe jashtë profilit, a mendoni se ka ardhur koha që Ministria e Arsimit t’i verifikojë me përgjegjësi dosjet e mësuesve për të njohur më mirë nivelin e tyre arsimor dhe figurën e tyre morale?

Patjetër! Nuk mund të ecim në rrugën e duhur dhe shkolla nuk mund të fitojë personalitetin publik dhe autoritetin professional, pa patur në qëndër të saj mësues të dedikuar, me figurë të pastër morale dhe integritet të pacënuar qytetar. Koha po tregon se në rradhët e arsimit, për shkaqe dhe arsye që dihen (militantizmi, krahinorizmi, nepotizmi, etj) kanë penetruar edhe mësues që janë për veten e tyre problematikë dhe që ata janë për vete “kontigjent për t’u edukuar”. Një veting i imtësishëm i treguesve moralë e qytetarë bashkë me atë professional do të ndihmonte për purifikimin e duhur të trupave mësimore, në mënyrë që të rikthejmë autoritetin e duhur dhe personalitetin e pacënuar të mësuesve përballë nxënësve të tyre. Kriza e identitetit të mësuesit është plaga më e r?nd? dhe sëmundja që po cënon autoritetin e shkollës, të këtij institucioni të madh e të pazëvendësueshëm të edukimit dhe formimit qytetar. Ministria e Arsimit duhet ta ndërmarrë sa më par? qe t? jet? e mundur një “aksion kombëtar” në të mirë të shkollës, nxënësve dhe natyrisht të përmirësimit të kuotave të “shëndetit të shoqërisë”.

JU FALEMINDERIT PROFESOR!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora