E premte, 29.03.2024, 12:39 AM (GMT)

Faleminderit

Kastriot Dervishi: Qani Sadiku - një prej qëndresëtarëve më tipikë të diktaturës komuniste

E enjte, 02.12.2021, 07:04 PM


Qani Sadiku

Nga Kastriot Dervishi

Ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë që e mundoi për disa muaj, në moshën 71-vjeç një prej qëndresëtarëve më tipikë të diktaturës komuniste, Qani Sadiku, duke lënë në pikëllim familjarët dhe miqtë e tij, për të cilët shkojnë ngushëllimet. Ai vuajti 16 vjet dhe  4 muaj heqje lirie në vitet 1973 dhe 1975-1991. U dënua katër herë dhe internua një herë (për shkak se banonte në zonë kufitare). Hyri në burg 25 vjeç dhe doli andej 41 vjeç.

Qaniu vuajti dënimin në këto kampe, sipas viteve:

1974-1980 Reparti nr.303 Spaç

1980-1988 Reparti nr.321 Burrel

1988-1991 Reparti nr.305 Shën Vasi, Sarandë

Qaniu shquhej si njeri i traditës dhe për humorin e tij. Edhe i sëmurë, kurrë nuk jepej dhe dinte të qëndronte. Në dënimin e dytë, gjykata e akuzonte se kishte thënë se “në Shqipëri njerëzit e pushtetit pinin gjakun e popullit ndërsa në vendet kapitaliste jetohej mirë”. Në ridënimin e vitit 1981 gjykata citonte se fjalët e Qaniut: “Shumë e zgjatën këta maskarenj, shumë poshtërsi që kanë bërë në kurriz të popullit do t’i paguajnë shtrenjtë dhe shkaktarë janë dy udhëheqësit kryesorë të partisë e shtetit. Por kur të vijë dita jonë do t’i shkulim me gjithë rrënjë dhe do të kemi qeveri tjetër”.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora