E diele, 16.01.2022, 08:07 PM (GMT)

Faleminderit

Enver Bytyçi: Ibrahim Rugova - gjeni i të sotmes dhe të ardhmes së Kosovës!

E enjte, 02.12.2021, 09:01 PM


Ibrahim Rugova - gjeni i të sotmes dhe të ardhmes së Kosovës!

Nga Enver Bytyçi

Dy shtata janë fat. Sot Ibrahim Rugova ka bashkuar dy shtatat e tij dhe ne e përkujtojmë në këtë 77 vjetor të lindjes si askënd tjetër! Janë dy shtatat që do të sjellin fatin e Kosovës në disa kuptime:

Së pari: Rugova shtroi trasenë e pavarësisë së Kosovës. Dy shtatat e ditëlindjes së tij do të jenë fati i përkushtimit të politikës e diplomacisë shqiptare, sidomos të Kosovës, për pëmbylljen në aspektin e subjektivitetit ndërkombëtar të kësaj pavarësie. Nuk ka asnjë arsye pse Kosova të mos njihet tashmë nga bota e civilizuar e të mos bëhet pjesë e këtij civilizimi.

Së dyti, Rugova e projektoi Kosovën si pjesë të Bashkimit Europian dhe të NATO-s. Nuk ka asnjë pengesë që të mos realizohet ky projekt. Kosova duhet të punojë fort ta arrijë këtë fillimisht përmes njohjeve të pesë shteteve anëtare të BE-së. Duhet të bëjë çmos ta arrijë këtë njohje. Më pas me angazhim maksimal për anëtarësim në NATO e BE!

Së treti, Rugova konsolidoi projektin e një miqësie të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ruajti marrëdhënië të shkëlqyera me kryeqytetet europiane. Kjo përvojë historike e tij është detyrim-përcaktim për çdo qeveri dhe për institucionet e Kosovës.

Së katërti, Ibrahim Rugova apeloi për një Kosovë të hapur me Serbinë dhe me Shqipërinë. Por sot Kosova gjendet e rrethuar dhe e trysnuar nga të dyja këto shtete në lidhje të ngushtë me njëra-tjetrën. Eshtë dilemë e madhe sesi do të realizohet kjo hapje në kushtet kur kryeministri i Shqipërisë dhe presidenti i Serbisë komplotojnë kundër Kosovës. Këtë lidhje nuk e kishte parashikuar Rugova. Por ai në rastin e takimit të Fatos Nanos me Milosheviçin në nëntor 1997 në Kretë të Greqisë e pati dhënë një paralajmërim: "I kujtojmë qeverisë shqiptare, tha ai, se Shqipëria e ka njohur Republikën e Kosovës (Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë 1991)"! Me këtë tërhiqte vëmendjen e kurtheve të Tiranës zyrtare me Beogradin! Kjo ndodhi me Edi Ramën. Trashëgimia e Rugovës na mëson se kur vëllai bashkëpunon me hasmin, atëherë i duhet vënë një kufi edhe vëllait!

Së pesti, Rugova e projektoi shtetin e Kosovës si shtet demokratik dhe ai ishte një demokrat i jashtëzakonshëm. Që do të thotë më shumë mirëkuptim, më shumë tolerancë, më shumë respekt për pakicat dhe opozitën, më shumë bashkëpunim dhe transparencë. Kosova është modeli i demokracisë në Ballkan, por ajo mund të bëhet edhe një demokraci e niveleve euro-atlantike!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gjekë Gjonaj: Historia e dhimbshme e pushkatimit të Nikollë Gjolajt në lulen e rinisë Kastriot Dervishi: Qani Sadiku - një prej qëndresëtarëve më tipikë të diktaturës komuniste Albert Vataj: Ndre Mjeda, ma i bylbylshmi za Shefqet Dibrani: Nazmi Peci - Në një vjetorin e vdekjes Mentor Nazarko: Kush është Fahri Xharra? Gjekë Gjonaj: Një histori suksesi prej vitesh të humanistit dhe veprimtarit të shquar Osman Kallabës Gjekë Gjonaj: E vërteta e vdekjes tragjike të kërkuesit shkencor Agron Lucaj Albert Zholi: Rilindasi modern Aristidh Kola i lënë në harresë Fran Gjoka: I paharruar qoftë kujtimi i mësues Gjergj Franit! Nue Oroshi: Para 40 vjetësh në Belgjikë u vra nënkryetari i Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare Vehbi Ibrahimi Klajd Kapinova: Requiem i vonuar për mikun dhe studiuesin e palodhur të kulturës dhe klerit katolik erudistin Kolec Çefën Nikë Gashaj: At Gjergj Fishta, Poeti Kombëtar Albert Vataj: Vasillaq Vangjeli, mjeku që zgjodhi të bëhej aktor komik Albert Vataj: Marie Kraja, gurëthemeli më i rëndë i traditës së këngës operistike shqiptare Sadik Bejko: Fishta si karakter i madh i kombit të vet Albert Vataj: Ai ishte Sigmund Freud Llesh Ndoj: Fran Gjoka - Njeriu i rrallë dhe gazetari i palodhur Gjon Keka: Gjergj Kastrioti apologjet i parë i mbrojtjes së prejardhjes së tij iliro-arbërore Lekë Mrijaj: Pushofsh në paqe Imam Dr. Rexhep Boja Shaban Krasniqi: Raif Mehmeti, profesor e veprimtar shembullor

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora