E marte, 04.10.2022, 05:38 AM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Trashëgima politike e Rugovës është vazhdimësi e mesazhit themelor të Rilindjes sonë kombëtare

E enjte, 02.12.2021, 07:49 PM


Blerim Latifi:

Shpesh thuhet se Ibrahim Rugova e kishte idol Pjetër Bogdanin. Ishte aq i dhënë pas figurës së tij, saqë zgjodhi të bënte doktoraturën mbi veprën e Bogdanit "Çeta e Profetëve". Por Rugova nuk e ndoqi deri në fund shtegun e idolit të tij. Pjetër Bodgani e dinte se gjithmonë vjen një moment kur fjalët duhet të lihen anash dhe të kapen armët. Sepse tirania nuk lëkundet pa e ndi erën e barotit. Rugova nuk qe në gjëndje ta kuptonte se ky moment kishte ardhur pas Daytonit. Ndoshta pse nuk besonte se do të mund të qëndronim përballë një Serbie të pajisur me njërën ndër armatat më të fuqishme të Europës. Ndoshta pse besonte në mrekullinë e pacifizmit. Ndoshta pse nuk donte të marrë përgjegjësinë për vuajtjet që sjell lufta- tipar ky i intelektualëve me ndërgjegje humaniste. Si lider politik i një populli të shtypur, atij i duhej të ushqente besimin e njerëzve për çlirim, por thellë në veten e tij atë e dominonte skepticizmi i intelektualit. Dhe, kështu, të gjendurit midis këtyre dy pozicioneve ia paralizonte veprimin praktik. Në Rambuje u tregua konstruktiv dhe pas luftës ndikoi në mënyrë vendimtare që tensionet politike të mos shndërroheshin në vllavrasje politike. Trashëgima e tij politike është vazhdimësi e mesazhit themelor të Rilindjes sonë kombëtare: fati i shqiptarëve është i garantuar vetëm për aq kohë sa ata i mirëmbajnë lidhjet me Perëndimin dhe synojnë vlerat e tij.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora