| E merkure, 01.12.2021, 10:17 PM |
Populli Shqiptar dhe “Kali i Trojës” në jetën e tij!
Nga Gjergj – Bajram Kabashi,
Shqiptarët duhet
të përfundojnë të sillen si folkloristët e vetëm të prapambetur të kësaj bote,
si njerëz të jashtkohshëm deri në dhimbje, të cilëve qartësisht u ka kaluar
koha dhe lënë përshtypje të mjerësh e të humburish në hapësirë e kohë, në botën
tonë të madhe në të cilën jetojmë.
Në kohën kur
Serbia po e rimerr me forcë rolin e saj antishqiptar, antirajonal dhe
antieuropian dhe po e shpreh hapur animin e saj për bashkëpunim krapërkrah me
Rusinë dhe kur unioni Rusi-Bjellorusi dhe Serbi, është në funksion real, të
thirresh e “vallëzosh” se nipi i Gjergj Kastriotit apo Adem Jasharit është
tashmë në krye të FSK-së, është një shfaqje teatrale që se ka asnjë kuptim.
Të jam më i qartë:
Katër nipa, mbesa e stërmbesa të Gjergj Kastriotit, Idriz Seferit e Adem
Jasharit, mund ta zënë vendin e të parit të FSK, por kuptohet vetëm me një
kusht, që ata, secili prej tyre, të jetë profesionist i përkryer.
Përndryshe: Jo!
Natyrisht, nuk e
kam fjalën fare për emrimin e pinjollit të asaj familje në krye të FSK-së, pasi
nuk dij asgjë se a ështe e sa është ai profesionist për ta merituar postin e
tillë, por po mendoj për tupangjillëkun dhe marrëzinë tonë të pafundme.
Ti lëmë tashmë pas
vitet e së kaluarës që na shkuan sikurse që na shkuan, duke u lavdëruar për
Lirinë e vendit që praktikisht nuk e kishim arritur vet si popull, por nga Sot
e Tutje nuk mund të ketë më hajgare me Serbinë.
Jo që asaj duhet
ti frikësohemi, se edhe serbët janë njerëz sikurse ne, por me këtë Serbi
rusomadhe, Paqen duhet ta krijojmë, ruajmë dhe mbrojmë në Kufi.
Shqiptarët duhet
ta kuptojnë se Anti-Shqiptarizmi i ka rrëzuar në të dy gjunjt, duke i deturuar
si delet e shkreta ti mbajnë sytë nga qielli dhe “kufijt” e dinit në qiell e
tokë!
***
Një këngëtar i
madh vehabist, që vazhdimisht ka dëshirë t’i tregoj muskujt e trimninë
muslimane, të cilit i jepet më shumë fjala e hapësira e shprehjes se sa cilitdo
atdhetar e intelektual të shquar ne mediat tona në përgjithësi, më 28 nëntor
2021 e promovoj këngën e tij gjoja patriotike me titullin Gueril. Dhe ai me të
birin e pafajshëm u përbetua në këngë tek “varret muslimane” të Jasharëve në
Prekaz, në këngën që ia kushtonte djalit të vet që qysh në atë moshë Duhet të
Jetë e Ndihet Musliman, duke mos e ditur apo paraqitur se nuk e din se bota e
qytetëruar nuk imponon fe dhe se pas moshës 16 vjeçare fëmiu ka të drejtë ta
vërtetoj fenë e caktuar apo të jetë i pa fe, kurse ai, si gjithnjë me një
trimni të porositur muslimane, i bindur se i takon “shumicës muslimane
“shqiptare”, sikurse e ka theksuar edhe autori i “depërtimit të thellë
strategjik përmes islamit”, politikani turk Davutogllu dhe që e kanë përqafuar
politikanët injorantë dhe kombzhbërës “shqiptarë” të “Arnautllukut”, në tekstin
e këngës me motive të islamit politik e vehabizmit, pos të tjerash, djalit të
vet ia lë këtë porosi joshqiptare:
“Kujdes me kon del
kujdes me kon rrin
Besnik bonu po bes
mos i zin
Islamin e ki fe
Allahun e ki Zot
Muhamedi A.S osht
pejgamberi jot
Bon per familje
per rreth e shoqni
Po dije Xhenetin
te komt e nanes e ki.”
Kjo këngë
indoktrinon të rinjt, një pjesë jo e vogël e të cilëve nuk e kanë kulturën
minimale kombëtare për tu mbrojtur nga gjepurat e tilla propagandistike
panislamike. Janë me mijëra e mijëra klikime pajtuese me përmbajtjen e këngës
së tij, që do të thotë se tek masa pa mendimin e formuar kritik , propaganda e
tillë e ka efektin e duhur. Më tragjikja do të ishte sikur kjo këngë e të tjera
si kjo, do të pëlqeheshin tek policët dhe ushtarët e Kosovës. Kjo do të ishte
tragjike dhe pikëlluese, se mendimet e tilla janë shigjeta helmuese në trupin e
kombit shqiptar. Me përmbajtjen e këngës së tillë do të duhej të mirrej dikush
nga institucionet përkatëse kulturore dhe jo vetëm kulturore në vend. Apo, në
anën tjetër, shoqatat e specializuara për mbrojtjen e të drejtave dhe të
lirive të fëmijëve, sikurse që do të duhej angazhuar shoqata e psikologëve me
psikologët që merren me ruajtjen e shëndetit mendor të fëmijëve. Pasi fëmijët
nuk mund të jenë krejtësisht nën pushtetin e prindërve, që në rase të caktuara
edhe vet mund të kenë probleme dhe paaftësi për mbikqyrjen e tyre, duke i
lënduar ata pa qenë të vetëdijshëm për këtë.
Por, duke e ditur
se qe 22 vite kultura kombëtare në mënyrë perfide është ndjekur, ka pak gjasa
dhe shpresë se mund të ndalohet dhe pengohet ky sulm ndaj kulturës kombëtare
shqiptare.
Kam thënë sa e sa
herë një gjë që dëshiroj ta përsëris: Ma i zi e me i rrezikshëm për kombin
shqiptar dhe kulturën e tij është një islamist politik, qoftë ai edhe profesor
universitar me lojalitet të madh publik, një shkrimtar, këngëtar, sportist,
polic, ushtar etj., sesa sa secili nga xhihadistët trushpërlarë që i dhanë dhe
ende mund ti japin jetëkotat për “çështjen e islamit” .
Të tillët janë të
rrezikshëm deri në kob, pasi mu ata janë mësimdhënësit e xhihadistëve,
frymëzuesit e tyre . Shovenizmi religjioz i xhihadistëve e ka frymëzimin prej
tyre.
Ibrahim Kelmendi e
ka thënë një mendim proverbial: “Më shumë i urrej islamistët politik
“arnaut”, sesa çetnikët serbë!”
Edhe une … Sepse
çetnikët serbë mund ti kesh armiq të jashtëm, ndërsa isalmistët politik të
shkatërrojnë nga brenda, nga barku!
Ata janë “Kali i
Trojës”, në jetën e popullit Shqiptar!
Gazetaria dhe
policia shqiptare gjithandej hapësirës shqiptare në Gadishullit Ilirik,
qyshkur do të ishte dashur ta kishte kuptuar mirë dhe qartë se vetëm
nacionalizmi modern shqiptar ka legjitimitet në Shqiptari, e jo ndonjë lëvizje
politike islamike panreligjioze e thellësisht antishqiptare, që shfaqet në
mënyra dhe forma të ndryshme propagandistike.
Sidoqoftë, kushdo
që do të përpiqet që problemet e islamit botëror, të na i sjell e zbrazë në
Shqiptari, i kamufluar (fshehur) pas atdhetarisë së rrejshme me ngjyresë
islamike apo tjetër, nesër apo pasnesër do të përgjigjet për veprimtarinë e tij
antikombëtare e antishtetërore.
P.S!
Mund ta komentoni
sa t’ua merr mendja dukurinë e caktuar antishqiptare , por vetëm duke e
vlerësuar dhe analizuar atë, pa e përdorur asnjë fyerje ndaj askujt.
https://fanlink.to/GUERIL @ONIMA– http://smarturl.it/ONIMA ONIMA
– http://smarturl.it/ONIMA
Teksti e muzika:
Arian AGUSHI
Orkestrimi: Wirusi
Video: MProduction
GUERIL (tekst) 1X 28
Nentor un bab u
bona
Nditen e flamurit
festojne trojet tona
N’ket’ dat lindi
komandanti legjendar
Edhe n’sken’
UÇK-ja ka dal heren e par
Ftyren sta harroj
n’sy kur mshikove
Ma i miri babit o
Gueril Kosove
Cdo shqipe si ti e
don ket dit
Mos harro tu u
rrit kta nuk bon me korit
Koft krenar me ty
kejt veni
Ski ka del ndryshe
se je gjak i jemi
Vlla prej gjaku e
ki cdo shqiptar
Kurr mos bo shok
shpiun e tradhtar
Gjumi tka zon
gjithmon me Kuran
Se ti je shqiptar
bir e je musliman
Kushdo qe t’prek
nkomb edhe n’din
Mos prito emrin me
shti nperdorim.
Strofa: Kur te
pyesin bir’ se cka eshte ky emer
N’diten e flamurit
thuj ma la baba me zemer
Guerili eshte
luft’ar qe sulmon ne befasi
E kurr’ nuk i
dhimbset jeta per ta be t’madhen Shqipni.
Refren: Gueril
neper shekuj Gueril me pushk’ ne dor’
Gueril te fali
Zoti Me 28 Nentor.
2X
Armiqt e Shqipnis
kan ik si lepuj
Se kjo tok ka rrit
Guerila me shekuj
Prej Lugine
n’Janin prej Struge n’Tivar
E kem ujit token
me gjakun shqiptar
E di qe kto pun je
i vogel me i dit
Po edhe mu baba me
kto fjal mka rrit
Kushdo qe tprek
nterritor tonin
Pash tmadhin Zot
shok me asnjonin
Guerili me ta din
me fol veq ndrysh
Se baben ta kan
lon pa bab e pa gjysh
Kujdes me kon del
kujdes me kon rrin
Besnik bonu po bes
mos i zin
Islamin e ki fe
Allahun e ki Zot
Muhamedi A.S osht
pejgamberi jot
Bon per familje
per rreth e shoqni
Po dije Xhenetin
te komt e nanes e ki.
Connect with Gold
AG Facebook
| https://www.facebook.com/GoldAG.Legend
Instagram | https://www.instagram.com/arianagushi/ #GOLDAG #GUERIL #ONIMA