E marte, 23.04.2024, 11:12 PM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Nëna dibrane që festoi 100 Vjetorin e lindjes në Ditën e Flamurit Kombëtar

E merkure, 01.12.2021, 06:42 PM


Nëna dibrane që festoi 100 Vjetorin e ditëlindjes në Ditën e Flamurit Kombëtar

100 trëndafila për nënën dibrane Nadire Kërkutin që arriti shekullin të jetojë me këmbë dhe dorë

Nga Keze Kozeta Zylo

Mjediset në “Grand Sahara” Restaurant në Staten Island me pronar z.Liman dhe Tony Koxha gumëzhinin nga hareja dhe gëzimi i familjes së madhe Kërkuti.  Të gjithë fëmijët, nipërit, mbesat, stërmbesat, katra mbesat ishin mbledhur të festonin 100 Vjetorin e ditëlindjes së nënë Nadire Kërkutit.  Nëna, gjyshja, stërgjyshja, katragjyshja ndrinte në krye të vendit, bënte plot një shekull.  E pabesueshme, por shëndeti dhe fytyra e saj plot dritë dukej sikur ishte shumë herë më e re.

Ajo ishte e rrethuar me plot dashuri nga fëmijët e saj dhe gjithë familja e madhe Kërkuti në Staten Island.  Kur unë i putha dorën dhe e urova për 100 Vjetorin e saj, ajo m’i rrëmbeu të dyja duartë dhe më tha: “Jo unë duhet t’i puth duartë që ta mbash fort penën në duar për Flamurin, Gjuhën dhe Kombin”.  Perëndi çfarë frymëzimi më jepte zëri i ngrohtë i saj, kishte fuqinë e një shekulli, kishte fuqinë e dy kontinenteve, kishtë fuqinë e një katragjysheje 100 vjeçare.

Familja Kërkuti është  vërtete me shumë fat që nëna e tyre arriti 100 vjeç!  Ditëlindja e 100-të është momenti më i rëndësishëm! Është një moshë që shumica nuk e arrijnë kurrë, ndaj dhe familja e saj e festoi aq bukur.  Ushqimet e shijshme të servirura plot kulturë dhe pastërti nga duartë e arta të Lizës, menaxhere e restorantit e aromatizonin mjedisin dhe sillnin aq pranë traditat e bukura dibrane.

Të gjithë uleshin pranë saj kush e kush ta përqafonte, të bënte foto dhe t’i uronte ditën e lindjes.  Rrudhat e saj në ballë përshkruanin udhëtimin e jetës dhe ishte e mrekullueshme të bisedoje ngadalë e ngadalë dhe të ndjeje brenda syve të saj se të jepte bekimin.

-Une po jetoj gjatë më tha dhe mund të dëshmoj shumë moj bijë vazhdoi bisedën e shtruar nënë Nadirja, por nga ana tjetër kuptoj se jeta është shumë e shpejtë dhe fluturon pa e kuptuar.

-Të jetosh një shekull është frymëzim për brezat që lë pas, është besim në genin e mirë të trashëgimisë vazhdova. Me një sens humori m’u pergjigj: “Jam kockë e fortë dibrane moj bijë!”

Një ndër nuset e saj Pranvera më tha se këshillat e vjehrrës sime janë shumë të vyera për të gjithë ne.  Ajo nuk e pëlqen kurbetin, mendjen e ka ve ç në vendëlindjen e vet në Dibër, shpesh thotë: “Mos e lakmoni vendin e huaj, por duajeni vendin ku keni lerë.  Këshilla që më ngeli në kujtesë ishte: “Kur mos e nxir mysafirin nga shtëpia pa asnjë kafshatë bukë!

Nadire Kërkuti ka lindur, më 28 Nëntor të vitit 1921 dhe sot i mbushi 100 vjet, një shekull. E lindur në Dibër të madhe në familjen Kolari dhe më vone e martuar me Lutfi Kërkutin ku Zoti i bekoi me mbi 60 anëtaë në familje, nga të cilët 4 djem, 3 vajza, 11 nipër, 10 mbesa, 14 stërnipër, 20 stërmbesa, 4 katranipër, 2 katrambesa dhe 2 binjakë në pritje nga nipi i saj.

Nana Xhixhe si ç është edhe e njohur në familjen Kerkuti njihet për mikpritjen, bujare si dhe tepër pastërtore. I rriti dhe i drejtoi me të gjitha mundësitë e saj.  Që nga viti 2012 Nënë Nadirja jeton në Amerikë nën mbikqyerjen e familjarëve të saj ku kohë pas kohe e vizitojnë dhe e respektojnë Nënën më të vjter të familjes Kërkuti.

Sot me dashuri i dhuruan100 trëndafila nënës dibrane Nadire Kërkutit që arriti shekullin të jetojë me këmbë dhe dorë.

Pleqëri të bardhë flokargjenda Nëna Xhixhe!

28 Nëntor, 2021

Staten Island, New York



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kozeta Zylo: Akademi Përkujtimore Kushtuar Heroit Legjendar Adem Jasharit Dhe Ditës Së Flamurit Kombëtar Kozeta Zylo: Protestë për drejtësi kundër krimeve serbe nga Diaspora në Amerikë para konsullatës serbe Kozeta Zylo: Loti im godet pa meshire perdhunuesit serbe ndaj motrave te mia te Kosoves Kozeta Zylo: Mirënjohje për Shkollën Shqipe “Alba Life” Kozeta Zylo: Dritan Abazovic takohet me diasporën shqiptaro amerikane në Staten Island Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” në ditën e parë për vitin akademik 2021-2022 Kozeta Zylo: Një princ shqiptar Zigfrid - Tafaj në skenën e New Roshell-it në New York Kozeta Zylo: Betimi i mësuesit Kozeta Zylo: U inagurua Qendra “Illyria” në Bronx për mbarë Diasporën Shqiptaro Amerikane Kozeta Zylo: Kur vjen 11 shtatori në New York Kozeta Zylo: Në Vatër u përkujtua 5 Vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” filloi plot sukses vitin e ri akademik Kozeta Zylo: Mark Gjonaj midis Shkollës Shqipe “Alba Life” Kozeta Zylo: Lamtumirë poeti kombëtar Agim Shehu Kozeta Zylo: Takim bashkëpunimi me z. Mark Gjonaj Keze Kozeta Zylo: U kujtofsh përgjithmonë Uran Kostreci! Kozeta dhe Qemal Zylo: Lamtumirë poet i ndritur Petrit Ruka Kozeta Zylo: Amerika, Atdheu i dytë i shqiptarëve dhe Pavarësia e saj Kozeta Zylo: Marko Kepi dha konferencë shtypi përpara mediave dhe zgjedhësve të tij, NY Kozeta Zylo: Agroni dhe Ylli dy artistë grykë argjendi të Tepelenës dhe Kombit

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora