E shtune, 29.01.2022, 06:54 AM (GMT)

Kulturë

Sadbere Emshiu Karimani: Kjo përmendore do i mbijetojë kohës

E merkure, 01.12.2021, 07:13 PM


Kjo përmendore do i mbijetojë kohës

Nga Sadbere Emshiu Karimani

“Të “gëdhendësh” për së gjalli një figurë madhështore, sic është ajo e “flakadanit” simbol i mbare shqiptqreve, Xhelil Musa, nuk është një gjë e lehtë.” Ky është mendimi modest i dy shkrimtarëve, e atij shqiptar me origjinë nga Gramshi e banues në rrethin e Korcës dhe Hamburg, Shyqyri Fejzo dhe e bashkëautorit Hasan Qyqalla, kryetar nderi i shoqatës së krijuesve të Mërgatës , me origjinë nga Kosova. Ishte qartësi e mendimit dhe këmbëngulja e tyre që shkruan monografinë “Magjistari që gërshetoi lindjen e perëndimin” Xhelil Musa monografi. Ata që kanë punuar e jetuar së bashku, apo afër Xhelil Musës në Kosovë, Vojvodinë dhe në Hamburg të Gjermanisë, kanë parë njeriun kurajoz, të guximshëm, i qëndrueshëm, atdhetarin e devotshëm, prindin e mirë, model i shoqërisë.

Xhelil Musa bën pjesë në „kreshtat“ e njerëzisë të kombit shqiptar që ka dhënë shumë për Dardaninë, Shqipërinë e më tej. Njerëzit si Xhelili janë njerëz si gjithë të tjerët, por ata dallohen sepse ata bëjnë gjënë e duhur në kohën e duhur. Energjitë, parashikimet, dhe realizimet e tij të lënë pa fjalë, në krijimin dhe konsolidimin e familjes, në ngritjen dhe funksionimin normal të biznesit, në kauzën për çështjet e shqiptarëve, në krjimin e forcimin e urave të komunikimit midis popullit shqiptar e atij gjerman, në humanizmin e bujarinë e tij. Ai dhe familja e tij ngado për dekada rrezatojnë mirësi, vlerësohet si humanist, si komunikues i cili tërë jetën ia kushtoi realizimit në jetë dhe vepër të kërkesave humanitare dhe atyre kombëtare. Mbi ato tri këmbë bazamend-kala që përmendëm më lart, dy shkrimtarët autorë të monografisë kanë ngritur portretin e Xhelil Musës. Ndalim në disa momente që në libër janë analizuar me hollësi e argumentim. Xhelili, me kurajo e vendosmëri krijoi familjen e vet me partneren gjermane Silvia Magor, me të cilën lindën e rritën dhe edukuan dy djem të cilët, në saje të edukatës dhe kulturës, që muarën, u bënë të mirë dhe të vlefshëm për familjen dhe shoqërinë.

Në këtë mes ata gjithnjë vlerësuan punën, e cila është baza e cdo zhvillimi dhe rritje. Po nëpërmjet punës, ata rritën e konsoliduan dhe bisneset e tyre. Krijimi i bisneseve, vec kurajos e besimit të plotë të tyre, kanë në themel njohjen e mirë të gjendjes, kualifikimin dhe përshtatjen e bisneseve kërkesave të kohës, si dhe punën e tyre që varjonte nga 10 deri 12 orë në ditë për sejcilin.

Ai, më shumë se kushdo i u ndodh Atdheut të vet dhe cështjes shqiptare në situatat dhe momentet më delicate të saj, drejtim kryesor i punës së tij ka qënë krijim i bindjeve tek autoritetet gjermane për statusin e shqiptarëve, vecanërisht atyre të Kosovës, mbasi propaganda sërbomadhe i kishte paraqitur shqiptarët si njerëz të rrëmujshëm, të pa bindur, separatistë, dembela dhe

sherrxhinj. Puna e Xhelilit në këtë drejtim ka qënë kontaktet me autoritetet gjermane, me ish liderin Schroeder, me ministra, deputetë, e personalitete të gjithë kalibrave, duke shfrytëzuar cdo takim, mbledhje apo aktivitete locale e nacionale. Anëtarësia e tij në SPD (Partinë Social-Demokrate) për të do të krijonte mundësitë e një pune të thelluar e të vazhdueshme, duke ndryshuar krejt opinionin e gjermanëve për shqiptarët e cështjen e tyre të shenjtë. Ai nuk e la punën me aq por e vazhdoi më tej duke shfrytëzuar takime si atë me rastin e 100 vjetorit të

Pavarësisë së Shqipërisë, ku muarën pjesë në festën që organizoi vetë Xhelili, rreth 70 politikanë të rangut të lartë Gjerman, në 50 vjetorin e ardhjes tij në Gjermani etj. Nuk është rastësi që Kancelarja Merkel në vitin 2020 u shpreh se:” “Shqipëria dhe shqiptarët, është i vetmi shtet në botë i cili kufizohet nga të gjitha anët me bashkëkombasit e vet.” Kancelarja Gjermane deklaroi se “shteti Shqiptar duhet të punojë fort për mbrojtjen e kombin shqiptar në çdo anë të kufirit duke mos lejuar që shtetet e tjera të përfitojnë ashtu siç po bën Turqia me shekuj, duke i mbështetur financiarisht dhe politikisht shqiptarët në Maqedoni, Kosovë dhe Luginë.” Kancelarja u shpreh se dëshira e saj është ta shohë një Shqipëri ashtu siç e ka krijuar zoti, të bashkuar dhe të fortë e natyrale drejt BE-së.” Kur një gazetar e pyeti: - ”Pse ky qëndrim ndaj Shqipërisë”?; ajo u përgjigj: ”Sepse ja kemi borxh”! Xhelil Musa bën pjesë në „kreshtat“ e njerëzisë të kombit shqiptar që ka dhënë shumë për Dardaninë, Shqipërinë e më tej. Njerëzit si Xhelili janë njerëz si gjithë të tjerët, por ata dallohen sepse ata bëjnë gjënë e duhur në kohën e duhur. Energjitë, parashikimet, dhe realizimet e tij të lënë pa fjalë, në krijimin dhe konsolidimin e familjes, në ngritjen dhe funksionimin normal të biznesit, në kauzën për çështjet e shqiptarëve, në krjimin e forcimin e urave të komunikimit midis popullit shqiptar e atij gjerman, në humanizmin e bujarinë e tij. Ai dhe familja e tij ngado për dekada rrezatojnë mirësi, vlerësohet si humanist, si komunikues i cili tërë jetën ia kushtoi realizimit në jetë dhe vepër të kërkesave humanitare dhe atyre kombëtare. Vecori e punës dhe e zgjedhjeve për Xhelilin është se cdo arritje shqiptare ai e mbështet, e inkurajon me të gjitha forcat mendore e materiale. Shëmbull tipik është mbështetja e sportit, si ekipe, individë e shtetit Shqiptar dhe të Vendlindjes. Në libër paraqiten e analizohen disa veprimtari tipike si ajo me skuadrën përfaqësuese të futbollit të Shqiprisë, individë e kampionë të Kosovës e më tej. Ai është zgjedhur dhe i deleguar special i FIFA-s dhe ndjek me përqëndrim patrioti të arritjeve të sportistëve të vecantë dhe ekipeve. Xhelili është unik, nuk mund ti gjesh dot “binjakun” në të gjitha drejtimet, si njeri, si karakter, politikan, prind dhe atdhetar klasi. Vështirë se mund të gjendet një i dytë për nga intesiteti, gjërësia dhe thellësia e ngjarjeve që përbëjnë jetën e tij. Një jetë gjithnjë në ngjitje me synime për të ardhmen e në më të mirën e mundëshme. Mesazhet dhe shqetësimet e z.Xhelil Musa janë të lidhura me kompaktësimin e kombit Shqiptar, unitetin e tij dhe synimet e qarta për perspektivën. Të bashkuar, të pamundurën e bën të mundur. Ardhmërinë e cështjeve të ngutëshme e themelore shqiptare, ky burrë i shikon jo si diçka që do të realizohen vet-vetiu dhe si me magji. Jo. Ai e shikon si diçka të madhe që do të arrihet me përpjekje të mundimëshme dhe duke u bërë të gjithë bashkë. Kjo kërkon të punojmë me merak, pa përtaci dhe lodhje, sepse populli i ka sytë tek mërgata e cila do i japë më mirë tonin së ardhmes. „Vajtimi i njerëzve me vend dhe pa vend, na prek zemrat, ndaj kudo që jemi të hedhim një dorë e një fjalë të mirë për vendlindjet. Dallim të veçantë puna e tij dhe psikologjia bën përsa i përket kohës. Për kohën Xhelili nuk bën asnjë lëshim. Ksisoj, çdo veprimtari të biznesit, të hedhjes dhe forcimit të urave të bashkëpunimit, të kauzës së shqiptarëve e veçanrisht shtetformimit dhe ecurisë së Kosovës, ai e ka bërë në kohën e duhur duke arritur rezultate. Xhelili ka qënë dhe mbetet kategorik lidhur me kombin shqiptar. Shqipfolësit janë shqiptarë, pavarësisht në çfarë shtete dhe kufij kanë ata. Këtë frymë e koncept ai e ka rrënjosur dhe tek djali i tij Samiu deputet i kuvendit të Hamburgut. Xhelili ka qëndrim kritik që sot në shqiptarfolësit po dobësohet konstrukti etik i popullsisë, si tradicioni i jetës me mardhënie të mira me fiisin, fqinjin e më tej. Shkërmoqja e këtij tradicioni ka bërë të rritet krimi ordiner që manifestohet me vjedhje, grabitje etj. në pronë. Sot shpresohet vetëm tek shteti të mbrojë pronën apo individin. Morali e nderi janë zevendësuar me kode të tjera, që përçojnë tjetër frymë ekzistencë, jashtë traditave e zakoneve të mira të shqiptarit. Kjo tërheq vëmendjen për një shkundje e kthim në traditat e zakonet e mira. Emigracionin ai e konsideron si trompolin që sa më shpejt emigrantët të kthehen e të investojnë në vendin e tyre, ku janë të gjithakushtet. Në Kosovë dhe Shqipëri ka diell për të gjithë. Ka ardhur koha që shqiponjat të kthehen në fole. Në se këmbëngulin për punën ashtu si punojnë në Gjermani e gjetkë, nuk ka gjë që nuk arrihet. Boshatisja e vendit nga të rinjtë e të rejat është një kangrenë, që në kushtet e reja, kur pandemija po krijon mundësi për ristrukturime të mëdha, duhet parë me seriozitetin që kërkon e ardhmja. Politika këto probleme, ka ardhur koha ti shikojë drejt në të mirën e shqiptarëve.

Bujaria me krenarinë në personin e Xhelilit janë në kontraditë. Ai jep mirësi më shumë se sa duhet dhe merr krenari më pak nga sa nevoitet. E meta e tij është se me shpirt e zemër nuk mund që të barazojë këtë peshore. Në këtë libër, monografi, siç shihet dhe më lart, u ndalëm me theks për një figurë të shquar si Xhelil Mehmet Musa, simbol që tejkalon kornizat kombëtare. Në të, sapo kemi cekur dhe elementë të pemës gjenealogjike të personazhit kryesor të këtij libri. Këtij problemi, secili sipas interesit e kulturës, ka vend që të zhbirohet më gjërë. Kuptohet, këto lloj krijimesh kanë vështirësitë e tyre, që lindin nga shpërndarja e madhe e personazheve dhe problemeve sot.Jemi nisur nga një parim që japim lexuesit këtë libër. “Nëse do të kujtosh gjatë ngjarjen, njeriun dukuritë në familje dhe komunitet, shkruaje”. Për këtë libër është e natyrshme se do të bëhen vërejtje, do të jepen mendime nga bashkëkohësit shqiptarë kudo ku jetojnë lexuesit tanë të këtij brezi.

Por, autorët janë të sigurtë se pas 50 apo 100 vjetësh, kur të jenë shuar disa breza, atyre që do ju bjerë në dorë ky libër monografi, besojnë se do i vlerësojnë do i kujtojnë e falenderojnë për ndihmesën tyre për të “gdhendur” në memorien e brezave që do të vinë, figurën e një përsonaliteti si, Xhelil Musa. Nga të gjithë hapësirat kombëtare,kudo që jetojnë dhe punojnë, me shpirt e me zemër shprehin mirënjohje të thellë për këtë mik të rrallë. Ai, në tërë kuptimin e drejtë të fjalës ishte dhe mbetet një “magjistar” që gërshetoi bukur lindjen e perëndimin, bosht I tirtullimt ky. A ka model më të mirë nga i cili duhet marrë shembull? Ky libër do të jetojë gjatë në kujtesën e njerëzve, se ka për subject monografinë e një njeriu patriot që ka dhënë shumë mirësi për shqiptaret.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora