E merkure, 10.08.2022, 06:19 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjovalin Muzhani: Shpella e Pllumbavet e Qafgrades

E hene, 29.11.2021, 10:11 PM


SHPELLA  E  PLLUMBAVET  E  QAFGRADES

(Malesi e Madhe)

Nga Gjovalin Muzhani

MALESI E MADHE. SHQIPNI. Nder bukurite mjaft kurreshtare, tereheqese, te bukura me interrese studimi te natyres  se larmishme te fshatit Reç, ne Malsine e Madhe, asht kjo shpelle qe e rrite imazhin turistik. Ndollet ne fshatin Reç ne malin e Sukes Gjate. Shkohet ne anen e majte te rruges se vjeter kambesore te kalldramit si shkalle qe njitesh per te shkue ne Qafgrade. Ne ket perpjete te lodheshme gjate njitjes per 45’ djeresine, e njitesh ne naltesine nen 700 m. naltesi te malit mbi dete. Ndodhet mes te Malit te Sukes Gjate me naltesi maksimale 800m qe arrihet ne pjesen qendrore te saje, ne drejtim te jugut. Rruga tjeter asht me u nise nga Qafgrada permes disa shtigjevet me naltesine 650m. Arrihet tue ece neper mal nder shtigje te ngushta mes shkembejsh qe arrijne per 25’. Gryka e hynjes ne shpelle nuk duket nga larg. Gryke-hymja nuk ka nji forme te rregullt, ka nji madhesi si djameter 4-5m. Vjen krejte e maskueme nga pozicioni i formacionevet malore, qe ndollen ne keto ambjente rreth shkambore. Mali i Sukes Gjate paraqitet mal i zveshun, perbahet nga formacione gelqerore me plot shkembej e dolomite. Gryke-hymja duket nga naltesia si te ishte nji humnere, apor nji perpise e thelle e erret e frigeshme!

Shpellat jane formacione gjeografike me interese studimi, jane zgavrra nentoksore natyrore ne zonat me perbamje formacione karstike, gelqerore e dolomote ne perbamje kalçium e magnez (emertue nga shkenctari francez qe i studioj). Formue nga veprimtaria gerryese miliona vjeçare ne vijimsine evolutive. Ujnat kerstike jane arkitektet skalites, modelues te mija larmi formash, gjurme artistike ! Formue hapsina zgavrrore si kanale, guva, korridore, galeri, oxhake, si puse etj. I studion Shkenca e « Speleologjise ». Shquhet Shpella e Jubanit, e Dragobise, Shpella e.Rrathve, e Bolzes, e Bogdanit etj.

Kjo shpelle ka vetem nji gryke hymje, asht nji shpelle e mbyllun me labirintet e shumta te mbrendeshme te larmishme. Kur i afrohesh afer ne prehjen e qetesise te heshtyn te ketije ambjenti shkembore malore, nga zhurma e ecjes mbi gur e shkrepa, prishet qetesija ambjentale, qe mbretnon ne mbrendesine e shpelles. Asht e pa mbujtun pa u trumhase e largue frigeshem mjaft pllumba te shpelles me emnin shkencore Colomba oenes. Prandej populli reçjane e ka pagezue me emnin Shpella e Pllumbavet. Nuk dihet kush e ka zbulue i pari, apor studiue, por vizitor ka pase mjaft e vazhdimisht kureshtare, per te pa keto sekrete te bukurive karstike. Sikurse te gjitha shpellat, qe jane formue nga veprimtarija gerryese e ujnavet rrejelles neper masivet gelqerore gjate shekujve.

Dhe kjo shpelle asht formue nga veprimtaria  çarkulluese e pervijueshme shekullore e ujnavet rrjelles. Ndoshta ndonji prrue i lashte mija vjeçare qe ka zbrite nga mali ose ardhe nga Qafgrada, nji dege e ketije prronit ka pase drejtimin per nga shpella. Ka depertue neper te çarat karstike tue trete keto formacione glqerore te treteshme nga ujnat. Shtohet dhe veprimtaria eruzive e akujvet shekullore tue formue nder keto te çara, ambjentet karstike te shpelles. Veprimtaria tretese ujore,  trete shkembejt karstike ne pranine e dyoksidit te karbonit, i treteshem n’uje e formue açidin karbonik H2CO3, e rrite mjaft treteshmenine shkambore, formue tretesite e gerryrjet e ambjentevet gjeografike te shpelles. Krijuen  zgaverr, guve gjigande mbrendesi te malit mija vjet, veper karstike.

Gjate orvatjevet te vazhdueshme erozive shum te hereshme, formuene e skaliten keto ambjente terheqese e te bukura te larmishme te shpelles. Formuen guvat e shpella te ndryeshme ne keto mjedise, dhane labirinte, kanale, korridore, hajate, oxhake, govada, tunele, zgavrra, humnera, si tanesi formuene ket shpelle nga prania e formaconevet karstike. Shpelle karstike ka tipare mjafte te bukura e te veçanta te joshe ne ambjentet befasuese te saja, qe natyra me dore te vet i ka hijeshue.

Arkitekti uje-rrejelles i dha jete tue i skalite e zbukurue ket landeshaf ne zemer te malit nentokesor ne errsine te perjeteshme. Ujnat qe zbresin nga mali gjate rreshjevet te bolleshme tue depertue e filtrue ne te çarat karstike, permes tabanit te shpelles filtrojne, kullojne vijimisht.   Tretesirat gelqerore pikojne vazhdimisht nga tavani i shpelles si qumesht i bardhe nga veprimtaria tretese gelqerore. Ujnat kalkare pikojne vazhdimisht nga çatia e shpelles, avullohen e lajne kriprat e karbonatit te kalçiumit, qe tue u depozitue si t’ngjizun keto precipitime i krijoi skulpetori natyre tue formue kolona e hej te shumet te larmishem mjafte artistike, qe varen nga nalte poshte stalaktitet e shumta te bukura. Veprimtari e rrumes se vazhdueshme rrjellese ujore shperlase, formuene  kolona formacionesh te shumta origjinale si memeri te lame e lustyruem, lemure nga ujnat gelqerore.

Stalaktitet e shumta poliedrike te mija formash formue te larmishme, qe zbrein nga tavani i shpelles  si te ishin perdet e skemavet madheshtore me larmia formash te mahniteshme. Shllirat gelqerore si te qumeshta, tue pikue nga tavani i shpelles ne vijimesi te pa ndaleshme permes te staktitevet vazhdimisht mbi dyshemen e shpelles, nga çhidratimi u depozituen mbi bazament qe rriten e ngurtesohen , tue formue gjysem kolonat, te cilat i  naltesojen majat e tyne drejte tavanit  te shpelles si kolona te bukura me bazament ne toke, tue krijue stalagmitet e bukura mbrese lanse...

Gjate proçesevet kimiko-fizike ne vijimesine shekullore, shellirat e qumeshtit gelqerore, pikojne ne vazhdimesi te pa ndaleshme, precipitojne, avullohet uji i tepert tue u kristalizue kripnat e klçiumit e dhane keto formaciona stalagmitesh te ndryeshme terheqese. Keto dy formacione te stalaktitevet e stalagmitevet ne vijimesine e proçesevet fiziko-kimike, kriprat gelqerore ujore tue pikue vazhdimisht ne nji drejtim; skaliten formacionet e bukura artistike tue krijue unisimin (bashkimin) ambjenteve te ketyne (stalaktiteve-stalagmitevet). Keto formacione si kone kompozuene dhe kolonat, qe lidhin tavanin e shpelles me dyshemen si amfiteater. Formacionet e kolonavet si ne nji galeri te artit, jane te shumta mija e mija formash te ndryeshme te hijeshme artistike, si me pase punue 1000 skulpetor nder shekuj…Sejcili vizitor dishron te kete ndonji ekzemplare te bukur nga ambjentet e formacionevet te bukura te shpelles, pa vete-dije te rrespektit i then ndonji hej gelqerore si te mermeret, per ti ekspozue ne shtepi ne kreni si gjeologu mineralet.

Mali i Sukes Gjate, nuk ka asnji bukuri, nji mal i thate si i thimte i zveshun, gjelbrohet si ishuj me kaçuba, ferra, gorica, mjafte sherbele tue dhane pamje te thimte, badra e barna te egra per kullose bagetishe e pjalmezimin e bletes me lule mali. Mali perbahet nga formacione  gelqerore plot shkembej. Mali i Sukes Gjate nji ambjent monoton si i shkrete i zveshun me pak bimesi, vetem ne prenvere sa lulezon sherbela thijoshe, emnin shkencore (Salvia oficinalis) i jep nji pamje te hijeshme me lulet e bukura naziqe boj blu ne vjollce,  gjethet e bleret ngjyr hini, me eren karakteristike. Asht bime mjalte dhenese dhe si bime mjeksore perdoret per shendet kunder azmatikevet, mjalta e saje e shijshme me vlere shendetsore. Reçjanet ta vjelin sherbelen me kritere agrobiologjike, te mos e zhgulin me farue, asht burim i mire jeteset, ka kerkesa te shumta eksporti.

Mali asht nji baza e mire kullotje te dhenvet, ka rrezerva te medhaja per gure ndertimit te shtepijavet, dhe gure per djegje gelqerje. Gjoja ketu asht pakesue mjaft nga mos kujdesi, duhet te shtohet.

Nga rrezet ndriçuese te Diellit, gryke hymja ne mbrendesine e shpelles duket nga siper si nji gryke e thelle, e erret, sikur te ishte nji humnere e thelle apor nji perpise me permasa te medhaja. Gryka e hymjes hijeshohet  nga tri peme te vogla, qe ne menyre te eger jane kacavjrre rrajet per shkembejt e degat e tyne ngerdheshe e zhvillue hijshem ne buzet e gojes se hymjes te shpelles.

Tri pemet qe rrajzohen e futen pakesa ne dhe, ndaj depertimit permes te shkembejvet, tue u hape artistikisht natyreshem, dhe veshe e gjelbrue gryken sikur te ishte nji vazo gjigande me drejtimin V-L. e P. Tri pemet xhuxhe si (bonsai): nji frashen, nji fik i eger e nji rrunxe 1-. Keto i japin grykes se shpelles  pamjen e jetes se gjelbrueme tue e zbukurue ket humenere t’erret. Rruga per tu fute ne shpelle, vjen si nji galeri ne thellesi, asht e ngushte dhe me pjerresi te madhe, qe vizitori hyne me vishtiresi tue u mbajte anash shkembejve. Ne hymje qe merr drite nga gryke-hymja shpaloset nji si guve e madhe, qe vjen e zgjanohet si nji çardak i sheshte me pak pjerresi, tue vazhdue ne pjerresine si nji shkalle e rrenueme gurit drejte thellesise se pa dukeshme, qe errsohet ne befasite natyrore.

Nji shkalle hymje per banuesit e perkohshem, asht perdore per me shti e mrizue dhent ne zhegun pervlues te veres mjaft i ndieshem ne ket mal te zveshun. Perdorej si strehe per çobanet me bagetine kur i zente shtergata. Asht perdore si nji strehe mbrojtese ne kohen e Turkise, ne luften e Koplikut 1920 e ne luften e Reçit 31-1 shtatore 1943. Si nji deshmi e strehimit te perkoheshem, jane mbeturinat e eshtenavet te shpendevet e te bagetive te imta qe i kan perdore per tu ushqye.

Mbeturina eshtnash ka me germue ne thellesi te pakt te dheut ne ambjentin e hymjes te shpelles, qe vjen si nji çardak ndejet i sheshte.Tue u nise nga gryke-hymja deri ne fund te guves kryesore, kjo zgaverr e madhe ka nji gjatesi rreth 32 m.Tavani i saje ka pamjen e nji kubeje te nalte e te gjate me nji paraqitje mjaft te bukur, sikur t’ishte nji palko skenike e skalitun natyrale prej erozionit natyre…Pjerresia e shpelles merr drejtim ne thellesi tue vazhdue dhe vijue ne nji vije te drejte nga veriu ne jug me nji gjatesi rreth 68 m.Vete shpella kryesore ka formen e nji zgavrre te madhe me nji shtrimje ne gjatesi deri ne 52m. Formohen si dy kupula te medhaja, ma e madhja asht ne madhesine 48 m. me naltesi nga toka, dhe e vogla rreth 37 m. me paraqitjen e dy si hajatevet te medhaj si dhome e madhe, ne parapritje te vizitorevet ne vete kenaqesi dhe ne hijeshi…

Vizitoret e porsa hyjne ne thellesine e shpelle i çfaqet si para ekranit te pamit, nji bukuri mahnitese e pa pame ndonji here t’ambjntevet te mbrendeshme te shpelles : me mija stalaktitesh e stalagmitesh varjacione formash, kolona e tansia e ambjentavet inspiruese, qe arkitekti eroziv natyre gjate orvajtje gerryese miljona vjeçare i krijoi keto larmi pamje te hijshme e madheshtore. Peisazhet ne thellesine e malit te çudite se si jane foremue keto formacione te shumta, te larmishme e kurreshtare, kur i shikon rrin e mendon: si me kene vepra t’erozionit ujore nentokesore, tashti nuk ka ujna, qe pershkohen permes masive te ambjentevet malore, tue depertue ne filtrim permes te çaravet shkembore. Ne lashtesi ujnat rrejelles filtrojshin ne thellesine, e pikojshin ne vijimsi nga tavani i shpelles si qumesht i tretesinavet gelqerore, grryene e lustron kolonat e stalaktitet e stalagmitet si te zadefta te mermerta, ma bukuri ne hijeshi se fale natyra!...

Ma e bukura, ma madheshtorja si monumentale asht lapidari, qe i jep hijeshine e natyralecen e bukurine e veçante natyrore. Ndollet ne ballin e hymjes se guves kryesore, tue u naltesue si nji munument i nalte mbi bazamentin e vet, si t’ishte nji permendore madheshtore e kultit pagan Ilir, tue u naltesue me krenarine e vet, ky stalagmit gjigand, qe ngrihet mbi pjedestalin e tabanit te shpelles, si nji lapidere natyrore me paraqitjen e hijshme ne pamjen e nji grueje me veshje Ilire te bardhe te lashtesise! Kjo Zane mali  hyjneshe e mbeshtjellun me nji si pelerine, si velo te bardhe te bukur, qe krenohet kjo Zane mali, princeshe Ilire. Arkitekti natyre e ndertoi ne balle te hymjes, kjo sikur i jep jete e gjallni dhe te mire-pret ne murosjen e saje…N’afersine e ketije monumenti anen e majte dallohet kjarte nji si qen i ulun ne toke, mbeshtetun tek kambet e kesaj vashe te lashte Iliriote.

I frymezuem nga kjo pamje magjepese, instigtivisht mora nji gure aty, me skalite dy syte e qenit roje besnike te Princeshes Ilire mbrojtese te maleve kreshnike. Kompleksi natyral mjaft artistik, ne ket ambjent te botes heshtjas se shpelles e t’erresines, ftohesh ne miresine e miqesise te vizitorit. Si faltore pagane, asht vertete nji perrle e bukurise joshese te malevet kreshnike legjendare. Ky bllok  kalkare-dolomit, naltesohet rreth 5m. ngjyre bardhe-krem-qumeshti, mbshtjelle veli si vashe Ilire!

Rastesi, aty prane nji burim uji karstik i fresket, per te qirase vizitoret e djersitun n’ecjen malore!

Nder ambjentet e hymjes se shpelles ka jete bimore te ndryeshme megjithese ka gjysem erresine me nji ndriçim te paket pa ra kurr dielli. Gryke-hymje mbijte e rrajzue, sherbele, mender, terfoje, barna t’egra, gram, firi muresh, likene, burdollak. Hymja ne pjesen ma te thelle te shpelles, nji ndriçim shum te paket, shfaqen ne rritje bime te hijes: firi i murit, myshqe e likene qe veshin pjesen ma te madhe te shkembejvet te zbardhemet gelqerore, pasqyrojne bukurine natyrore te gjelbrimit te perjeteshem, me myshqet e likenet e shumeta, veshin keto shkembej, japin varjacione te shumta ne blerim-bardh te hirta nga likenet ne varjacione vija e njolla. Myshqet e bukura te buta te pambukta, te lemura, duken si pelhurna tapetesh te kadifta-t’blerta, mbulojne shkambejt e bardhe e ndrisin ne gjelbrim nga njomesia e ujnavet rrjelles, jep freskine te blertes fosforishente t’natyrore ne hijeshi.

Edhe zoologu gjene miqt e vet te shpelles. Shpend  banohet nga pllumba te eger e pllumba shpellet te shumet, mamifere ka mjafte lakuriqa natet Nottola chirotero (Nyctalus noctula) hapje krahve 35-38 cm. gjatesi si gjitare 7-8 cm. Mjaft te dobishem ne shfarosjen e insekteve te dameshme. Ushqehen ne muzg e naten, me ultra tinguj i kapin me veshe (shef me veshe). Ambjentet e shpelles ndikojne  mprehjen e qetesine biologjike te perjeteshme t’erresines.Tek gryka e shpelles gjene ndonji dallndyshe dhe sillet ndonji trumcak malit per me pi uje. Shpella ka banoret e kafshvet: bretkoca, thithlopa, zhapij, hardhuca muresh, salamandra mukulosa, triton e gjarpen  rralle, veres nga zhegina kerkon freski, kafshet vijne per uje. Rralle rastise ndonji lepur, futet nga friga per ti shpetue ndjekjes zagarvet. Zoologu kenaqet tue pa mirjapodet e shumta, krymba te ndryeshem, krymba toket (Lumbrikus terestikus), kermij e kermidhin lakuriq vendeve te lagehtituna, insekte te ndryeshme ndonji flutur natet, Araknide marimanga pa ngjyre, hagrepe, dekapode. Insekte tiflotreco, Orostigia, tifloiulo (si lavra), mirjapode (scolopendra), Proteo (si hardhuce pa ngjyre), Glomeride etj. Splomologo, Zoologu shfrytezon rastin  mbledhin koleksione.

Ne ambjentet ne mbrendesine e zgavrres kryesore te pjeses se hymjes ne shpelle, gjenden edhe dy shpella mjafte te bukura ne nji si zgaverr te madhe ne drejtim te lindjes te mbeshtetun ne dy kolona te skalituna nga erozioni. Jane veshun ne blerim nga myshqe e likene, hijeshohet ne kontrast me ambjentin e zveshun te lemura ambel nga qumeshti ujore, ka gerrye ne skalitje vija e kanale  te larmishme, te hijeshme, te bardhesueme nga lustrimi qe ndrite si farfurite e porcelanavet te bardha.

Njena zgaverr e Shpelles eshte e gjane 7 m, dhe me e madhja 11 m. gjatesi ne thellesi. Ne drejtimin verior ndollet nji kupul e vogel me naltesi 4 m dhe e gjate si tunel 18m. Largesia nga gryka e shpelles eshte 22m. Ne drejtimin verior poshte vjen nji shpelle e vogel e nalte 4m dhe gjatesi 5m, ndersa largesija nga gryka eshte 27m. qe komonikon me te paren.

N’afersi me ket kumonikon me nji guve e vogel 2 m e nalte, me gjatesi 3,5 m. Njitun me te ne drejtimin prendimore shfaqet nji si shpelle e veçante ne forme dhomet me naltesi nga tavani 2,5 meter dhe e gjate 5 m. me forme katrore te rregullt si nji dhome pritje, punue nga mjeshtri arkitekti i natyres. Kjo si dhome ka vertete nji bukuri posaqerisht te rralle. Porsa futesh ne ket ambjent t’erret te perjeteshem, po te ndriçoni me drite, befasohesh tue pa hijeshine e ketije ambjenti vertete mahnites, qe vetiu me erdhi mendimi i emnit per ta emertue: ”Shpella e Lakuriqve”.

Prania e jone, tue prishe qetesine e botes se territ te perhereshme te lakuriçavet te shumet te nates, dolen te trumhasun si nji tufe e befasishme, qe edhe na tremben, te cilen porsa e pagezueme: Shpella e Lakuriqve. Kjo dhome me permasa te vogla si te ishte nji skene ka nji paraqitje shum te bukur dekurue nga elementet e shpelles. Anash mbahet nga disa kolona si te mernerta, mjaft te hijshme te bardhesueme si qumesht, nga ndriçimi i drites se fenerit, ne kontrast me erresinen, ndrite ne pasqyrim si nji substance perlifere si kolona te fildishta! Kolonat si formacione gelqerore, lahen e lustrohen vazhdimisht nga ujnat e tavanevet, qe iritojne si qumesht gelqerore i ka lemue e lustrue ambel, kolonat duken si lande te fildishta. Ambjenti ka stalaktite e stalagmite me qinda, tue ja shtue bukurine imazhit skenik si qirij te medhaj, me keto dekoracione te rralla origjinale shum terheqese ne kontrast me dhenat e zeza humusore. Ket kontrast sbardhojne formacionet karstike si forfurijte e porcelanit te bardhe. Toka e dyshemes ne kontrast me tavanin e zbardhemet dekorativ, asht e zeze humusore, formue nga mbeturinat organike te jashte-qitjes lakuriqvet te nates, me eren e freskise.

Ky ambjent strehon shum lakuriq qe mprehen e jetojne ne mbretnine e qetesise se territ te per-hereshem. Myshqet kan gjete kushte te pershtateshme ideale, per tu zhvillue mjafte mire me naltesi qe nuk ta ka pa kurr syni, zhvillue nji perçik naltesi rreth 12-15 cm.Tabani i tokes mbullue me myshqe te blerta si fosforeshente, nderite nga shendeti. Myshqet nji pllambe mbulue dyshemen e kesaj dhome shtrue si nji tapet i mrekullueshem natyrore i gjelbert me rreflekese, shtrue ne ket dhome pritje me kolona te mermerta. Kur ven kamben mbi ket shtroje te blerte te bute, te duket se  po ecen mbi nji shtroje te bleret persiane te haremit te Sulltanit. Ky ambjent i mbrekullueshem befasues e mahnites te rranjoset ne kujtese, e shkrova pas 55 vjetvet qe e pata vizitue, nga Trieste.

Dalja nga shpella e Lakuriçve te Nates bahet me zvarritje se gryka me hy mbrenda asht 40 cm naltesi e 60 cm gjane, tue kalue trupi veshtire rreshqanese me frige, fute ne zgaverr te erret pa dijte çfar ka?!…Ne pjesen J. te kesaj kamere ka nji humnere te ngushte ne hymje, me nji gjatesi 8 m.e 1,5 m.lartesi. Ne veri ndodhet nji korridor shpelle me gjatesi 6 m. e 2 m. naltesi, lidhet me shpellen kryesore t’hymjs.  Ngjitun kesaj vendoset nji guve e vogel 5m. gjatesi 2m. naltesi. Drejtimin Veri-Lindje afer kesaj asht nji gryke-shpelle e vogel ne forme kupule 3m. gjate e 2m. naltesi. Bri saje asht nji si humnere e gjate me drejtimin Jug-Lindje me gjatesi 12m, naltesi nen 1m, hymja bahet me veshtiresi e frige si nji biruce e vogel e erret, e cila vijon ne thellesi si nji tunel i gjate 22m. Kjo si biruce tunelit, qe populli i Qafgrades mendonte se asht shum e gjate dhe me kethesa, tue ece nder keto korridore te thella e te gjata delet tue pershkue malin e Sukes Gjate permes delet te Lohja e Siperme. Mendohej se ka vorre te lashta mbrenda. Kjo nuk mundet mu besue si e vertete, sepese kjo humnere mjaft e ngushte si nji kanal nentokesore, apor tunel i gjate, kalova me zvarritje deri ne fund, asht i mbyllun e nuk ka rruge dalje per ne Lohe. Ketu as nuk duken sheja shembje toket te ambjentevet te mbrendeshme.

Per me komunikue Shpella e Pllumbave me fshatin Lohen e Siperme duhet me pase rruge te gjata nentokesore me mija metrsh, qe nuk egezistojne, as ndertue nga dora e njeriut. Kjo zone e shpelles duket si nji labirint i vertete, se don mjaft kujdes te mos ngaterrohesh neper shpella e tunele te vogla te shumta si: guva, tunele, kanale, kupula, rruge e biruca te shumeta e gropa me zgavrra etj. Ne drejtimin Jug-Lindje.ndodhet nji zgaverr si te ishte nji llogore me naltesi te ulet 1 m.mjaft e thelle si nji tunel i gjate rreth mbi 23 m.

Kjo Shpelle ka dhe nji zgaverr tjeter bri saje e gjate 13 m.qe perfundon me nji brime shum te ngushte nga Veri-Lindje. Ne drejtimin Jug-Lindje.asht nji guve e vogel me gjatesi 11 m.e 1,5 m.gjane, me largesi nga gryke-hymja e shpelles rreth 31 m.

Pas kesaj zgavrre madheshtore vjen nji zgaverr e vogel, qe ka nji burim ujit, te cili  e shijova rezulton se asht uje i pijshem i shijshem i lehte i kristalet, burim i pastert karstik. Buron nga thellesia e malit qe nuk shterr edhe gjate veres. Burimi ka formen e nje brrake te gjete 2 m.e te gjane 1 m.me nji thellesi 45 cm. Nga kjartesia e pastertia ujore burimore, duken guret e bardhe ne thellesine e vogel te burimit. Kjo asht nji rrezerve ujit te pijshem, qe mund ta perdorin popullesia e fshatit te Qafgrades me pi uje me rrjellje natyrore. Ne afersine e ketije burimit asht nji zgaverr e vogel pa uje dhe nji tjeter afer me pak uje, tue komunikue me burimin kryesore.

Ne krejte ambjentet gjeografike te gjeo-morfologjise se Shpelles Pllumbave ne gjysem erresinen e territ te saje, pershkohet nji rryme e lehte si fllad i fresket qe te ledhaton ftyren ne kenaqesi, temperatura kostante  (perhershme) 12°C. Ambjente kan qetesi, hije e freski, te nxite kurreshtja per me pa bukurite sekrete karstike befasuese te mbrendesise saje. Heshtjet e netvet te perjeteshme n’errsine te shpelles e prishin qetesine tonet monotone te pikavet t’ujit, qe pikojne ne vijimesi nga tavani. Keto peisazhe te shkembjvet te lemure gelqerore te zbardhuna vazhdimisht nga ujnat shperlares, tue i skalite si arkitekt, ju ngjajne palavet te kadifes se krem-bardh te veshuna hijshem me ornamente te gjelbra plot myshqe e likene e ndrisin si fosforescente ne rreflekese nga njomesia.

Shkembej veshun me likene te thijoshte si lashtesia e shpelles mijavjeçare.Vezullojne nga ndriçimi i drites fenerit ngjyra fosforeshente-blerta, plot shendet nga lageshtina. Peisazhet e medhaja karstike ti godasish timgellojne si pjanoforte e mbyllun, mungon instromentisti i melodise.

Origjina e kesaj shpelle asht karstike mbi formacionet gelqerore, nga veprimtaria erozive e arkitektit uje-rrjelles filtrues ne thellesi te saje per miliona vjet, skaliti keto ambjenta natyrale origjinale piktoreske, qe rrezervojne bukurite legjendare te Alpevet krenare. Shpellat qe formohen prej ujnave rrjelles te shiut e bores, grumbullohen e pershkojne ne thellesine e malit, ujnat pasunue me dyoksidin e karbonit, formojne açidin karbonik, tue rrite aftesine tretese e grryese te shkembejve kalkare. Formohen shllirat gelqerore si qumesht, qe pikojne prej tavanit ne dysheme vijimisht.

Avullohet uji tue kondensue, japin stalaktitet e mbi dysheme naltesohen stalagmitet. Rritja e tyne ne vit eshte 7,6 mm. Nji kolone stalagmite qe te arrije lartesine 2 m i duhen rreth 4000vjet, 133000 liter uje, me 67 kg gelqere ne dite dhe rreth 25 pika ramje per minute e me 13 milion pika ne vjete, tregon sa te lashta jane shpellat. Jo vetem splenditoret e shpellavet qe i studiojne e shijojne, dhe çdo amator i natyres habitet nga bukurite prrallore te sekretevet karstike tue u ba amator i saje. Shpellat kan vende frymezimit per fotograf, me marre ne telekamer filma dokumentere-shkencore, piktor, zoologu e botanisti ka mjafte per te holumtue…

Pashe e vizitova e mesova se ne ket shpelle ka 21 galeri te ndryeshme, 7 kupula, 13 zgavrra, disa tunele naturore, disa kanale, mjaft biruca, gropa e 5 humnera, tri brima, etj., dhe dy burime ujit te pijshem te fresketa.  Dishira me kurreshtjen, qe me shtyeni per ta vizitue ket shpelle te Pllumbavet ishte goj-dhana e popullit, se permes thellesise se Shpelles kalohet nder kanale te thella e mund te dile ne malin e Lohes siperme, dhe ka vorre te vjetra permbrenda. Nga vrojtimet e bame me kujdes sikurese e pershkrova ma nalt e theksoj: kjo shpelle nuk komunikon me Lohen. Per tu pershkue duhet rruge mija metrash kanalesh e shtigjesh nder malore. Ne mbrendesine e Shpelles se Pllumbavet nuk ka gjurme vorrezash mbrenda. Kur del nga shpella terheqese, qe te lejoi me pa bukurite karstike ambjentale, duhet te tregosh  rrespekt per naturen e  nuk duhet te keputen ndonji stalaktit te bukur, per ta ekspozue ne shtepi, si nji dishmi vertetuese qe thue me krenari: E kam marre ket ekzemplare te bukur si kujtim ket stalakmit tek Shpella e Pllunbavet te Qafgrades se Reçit.

Per gjithe lexusit eshte interest to thuhet se eksploarimin e shpelles e kam ba me nji nxenes 10 vjeçar nga Qafgrada me emnin Idriz Mema. Mjetet ma primitive qe kishim atehere nen regjimin kumunist ishe nje litar 20 m i gjate mos me humbur e ngaterrue ne labirintet e shpelles dhe nji fener doret me vajgurit. Dhe ky eksplorim ndodhi ne veren e vitit 1964 qe isha mesues ne fshatin Qafgrade te Reçit, ne Malesine e Madhe te Rrethit te Shkodres.

Kjo Shpelle e Pllumbave ne Rec te Malesise se Madhe duhet te promovohet nga agencia nacionale Shqiptare e Turizmit qe te bjere visitore e eksplorues nga Shqiperia, Mali e Zi e Kosova por edhe experte eksplorues te huaj qe te promomovohet ne organizmat dhe media nderkombtare si nje shpelle unike milliona vjecare.

Autor - Gjovalin Muzhani

Trieste, Italia 2019



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora