E shtune, 20.04.2024, 06:47 AM (GMT+1)

Kulturë

Nuhi Veselaj: Vjershërime gjyshore për të rinj (3)

E hene, 29.11.2021, 07:53 PM


Vjershërime gjyshore për të rinj

3

Nga Nuhi Veselaj

1. nusezONJË

Si dallëndyshe,

me sytë shqiponjë,

je zonjushe

do të quaj zonjë.

Fët e fët,

në timen botë,

erdhe u fute

ashtu ngrohtë

dhe m’u bëre

thesar jete,

njeri erdhe

njeri mbete.

Si dallëndyshe,

me sytë shqiponjë,

shoqebardha:

nusezonjë!

(Nga Gonxhet e përshenjura, 2000, f. 106)

2. Përshëndetje djaloburrë

Përshëndetje, djalëburrosh

që ka kohë më ngjeth, më josh:

sa me fjalë, sa me shikim

dhe kështu u fute në shpirtin tim.

Shkas më ngjalle një  të fortë bindje

Dashurinë që s’qenka  shfryrje

Po një ndjenjë që del nga thelli

Rreze hëne, ngrohësi djelli...

Që dha orgazmë, atë mrekulli

Ngjye e mpleksur me dashuri!

Që atë emfazë, atë nur të fytyrës

e shprehka veç gjuha e natyrës!...

3. Fjalë gjyshore

I.

Ku flet zemra e gjykon  truri:

besa e burrit ka peshë guri:

kuptim shton fraza “të  dua”:

burrë e grua mish e thua

dhe epjemarrja me dashuri

thadron  shpi e katandi:

ligje këto, fjala s’lot dot

se i bekon i Madhi Zot !

Në valët e jetës: mirëkuptimi

i jep çiftit  forcë bashkimi

që çdo sfidë  ta përballojë

dhe pamposhtur të marshojë ...

II.

Rimje, ntrashje ka dashnia

kur fillon me u rritë shtëpia:

s’ka më ëmbël, s’ka më lumë

Kur të buzëqeshi foshnja në gjumë;

S’ ka në jetë  me të shtrenjtë thesar

Se kur të lësh trashëgimtar:

Të edukuar me frymë shqipimi

Kuqezi me i prekë shëlbimi!

4. Me tri shoqe...

Drita, Shpresa dhe Kaltrina,

shoqe të mia, të bukura, të mira.

Në fillore dhe në gjimnaz

Gjithë më shoqëronin  buzagaz.

Me buzët në gaz e lum e lum,

Që të tria i doja shumë...

Drita, Shpresa dhe Kaltrina,

Gjithnjë të bukura dhe të mira

Dhe në shkollë të lartë ku s’ bashkut ishim

Sa kënaqësi mes mësimesh kishim:

në seminare e për kollokium

që të trija i ndihja unë...

Drita Shpresa dhe Kaltrina

Dhe në punësim ishin fatmira

Më përshëndetnin  lum e lum

S’dija cilën ta zgjedh unë

Për me ndalë thesar për vete

Ta bëj fat si shoqejete?!

Por kur nga to pritja adhurim

t’i zgjedh njërën  shpirtit tim,

Drita, Shpresa dhe Kaltrina

S’do mend, ishin vasha të lira

gjetën  fatet me vetëpërvojë...

...Unë mbeta  me gishta në gojë!

Drita Shpresa dhe Kaltrina,

Sërish  mbahen shoqe të mira:

Më nderojnë  si mik të shtrenjtë

Dhe më mësuan  si zvegëzen penjtë:

Zgjidhja, zgjedhja paskan ligje:

Pa heshtje Fati, pa kodra brigje!

5. Rrëfim adoleshenti

Tash që i mbusha 17 vjet

S’di pse  më quajnë adoleshent

S’di pse më quajnë shtalb nga truri,

kur dalloj me veti burri

Boll jam rritë, kryet në tavan

Muskuloz si pehlivan

Maturëkryerës, student  i ri

Sundoj veten, gëzoj liri ...

Di ç’është  horrorr e blla-muzika

Dashuria  e lirë pa çifta!

Por kur një natë në shetitore

Një zonjushë rroka përdore

Qenke i ri më tha , ore, çunak

ik, shko rritu edhe pak,

më prku në seder si të hakmerrem

Por e fala pse qe femën.

Ndryshe di  si me veprue

Me boks hekuri me grushtue

Unë mbaj thikën me patent

Me gjuejtë së largu kam talent...

Di ç’është droga,  duhani kaçak

Kur vë maskë  s’njihem aspak

Dua atdheun s’e shaj kurrë

Jam i zoti për shtetoburrë

Por një punë  shumë,  më bën  nevoz

Kur më thonë mww mësue  nis e sos

Siguro më thonë literatuturë

Se libri s’e humbka vlerash kurrë

Po kur profi  qiti një libër të ri

Hodhi të vjetrat, në zjarr. në hi

Po kur sollën kopje një  libër i huaj

Të të veten fallso e hodhi në ujë!

Ka çka s’ka, çka po shoh unë

Kam ca shokë që lypin dhunë

Siç veproi  njëherë forcëpolicia

Kur prangosi  duart e  mia:

Pse u ngatërrova  me një shok

ai m’u mat,  i rashë me shkop!

Nuk po e zgjas më këto rrëfime

Për kurrgja s’duroj qortime

Kam vetëdije, jam vetvetja

Gjithkuj s’i them tiungjeta!

Dhe prindja kur  më quajnë  fëmijë

Më bëjnë të ik nga ime shpi

Po kjo rradakë m’i ma tubë men’t

Jam, jo, s’jam adoleshent?!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora