E diele, 16.01.2022, 06:44 PM (GMT)

Kulturë

Gjon Keka: Dy telegrame - nga Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi

E hene, 29.11.2021, 08:43 PM


Dy telegrame - nga Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi

Nga Gjon Keka

Me rastin e 28 nëntorit, këtu po i paraqes dy telegrame sipas shtypit austriak të kohës ,të dërguar njërin nga Ismail Qemali dhe tjetrin nga Sekretari Luigj Gurakuqi të cilët njoftuan shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 1912.

Sikur që dihet Austria është vendi i parë që e njohu pavarësinë e Shqipërisë dhe mbështeti forcimin e shtetit të ri në Europë,madje ishte Austro-Hungaria ajo që e mbrojti dhe e mbajti në këmbë shtetin e sapo lindur.

Kombi shqiptar duhet t'i jetë mirënjohës Austro-Hungarisë për mbështetjen e pakursyer të saj në bërjen e shtetit të Shqipërisë.

Telegramet janë këto si vijon:

Ismail Qemal njofton kontin Berchtlod për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë

Presidenti i Qeverisë së Përkohshme Ismail Qemali i dërgoi një depeshe Ministrit të Kontit të Jashtëm Berchtold, ku thuhej se Asambleja Kombëtare, e përbërë nga delegatë nga të gjitha trevat e Shqipërisë, pa dallim feje, të mbledhur sot në Vlorë, shpalli pavarësinë e Shqipëria dhe formoi një qeverie të përkohshme.

Prandaj Ismail Qemali kërkon që Austro-Hungaria të njoh ndryshimin e jetës politike të kombit shqiptar. Shqiptarët janë të bindur se qeveria austriake, ashtu si e gjithë bota e qytetëruar, do t'u bëjë një mirëseardhje dashamirëse duke i mbrojtur nga çdo ndërhyrje në ekzistencën e tyre kombëtare dhe kundër çdo copëtimi të territorit të tyre.

_________________________________

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

“Reichspost” ka marrë telegramin e mëposhtëm në frëngjisht nga Vlora:

Vlorë, 29 Nëntor

Asambleja Kombëtare e përbërë nga delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, pa dallim feje, u mblodh sot në Vlorë, shpalli pavarësinë e Shqipërisë dhe formoi një qeveri provizore, president i së cilës është Ismail Qemal Beu.

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit

Luigj Gurakuqi



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora