E premte, 29.03.2024, 09:14 AM (GMT)

Mendime

Nikoleta Kovaçi: Si e shoh une festen

E hene, 29.11.2021, 07:46 PM


Si e shoh une festen…

Nga Nikoleta Kovaçi

Ne kohen e qofte largut, nji djale i katundit tone humbi jeten ne miniere! Ne ato te kobshmet, siç jane edhe te sotmet! Ra murtaja e zisë n’katund! Te madhi e te vogli, dihet ma shume ne qe e njihnim ate fat… po edhe ata qe ishin te kuq, ata dihet prej frike… u shokuem nga ajo tragjedi e jona! Na dukej krejt e jona, si me ua thane: Na kishte gjuajt rrufeja diten per diell!

Katundi nuk ndizte radio, se televizor kishte pak kush! Nuk hapeshin dasmat sipas zakonit! Morti i tyne ishte i joni… I ati, paste drite, se edhe ai ka ikur nga kjo jete, pas do kohe, i shkoi katundit dere e per shpi, e iu ndezi radion! Te nje shpi qe martonin vajzen shkoi e hapi dasmen! U perpoq t’ja hiqte zine katundit, aq sa mund t’i hiqej!

Paçka qe zia per ate djale zgjati me vite e vite te tana, une msova, edhe pse e vogel, se fatkeqesia e tjetrit ishte edhe e jemja! U rrita me te dhe sod, ndryshe atehere, qe djalin e kishna te tonin, fatkeqesite e te tjereve i mbaj si te miat edhe kur nuk i njoh personalisht! Ndaj kam vite qe s’di me festue! Nuk me jepet, s’i me thane: Nuk mundem!

Dita e Flamurit asht thelbi jone! Asht ashti jone, asht dhimbja jone; per çka na moren kohenat e per çka smujtem me mbajt na! Kushdo qe e ndjen vedin njeri dhe shqiptar, e nderon kete dite, e do, e kujton dhe sigurisht, e percjell ashtu siç i ka hije Atdheut tek zemra dhe shpirti i vet! Nuk di dhe nuk jam e sigurt nese do te duhej te ishte feste, feste nga kto qe koncpetojme na; pushim, sorollatje neper dyqani me reklama te “premtesh te zeza”, shtrime neper tavolinash bolleku, app transmetime deklaratash te politikaneve qe s’kane la gja pa i punue Atdheut dhe njeriut shqiptar…

Por besoj dhe mendoj se Dita e Pamvarsise duhet te perkujtohet nan reflektim te thelle: a jena te pamvarun na, sak?! A jena te lire, te drejte, te vertete, e te dinjitetshem tek ky Atdhe i braktisun! Kur avionat tona mushen me djem, vajza, gra e burra me femije me ik nga syte kambet, kur mushen autobuset per Gjermani, tue pagujt nga 600 Euro te shoferat me kalue nga Serbia ne Hungari e manej me hy ne vendin e sigurise se punes dhe te frymes! Kur hala na mbyten njerez ne gomonet e mallkimit tone tue tentue Angline, e kur shqiptaret jane qytetaret ma te naperkambun te botes se zhvilueme!

Sigurisht dita e Flamurit asht dite e lumtun fort, po nuk mund te festoi, kur e di qe gjysma e bashkejetuesve te mi ne kte vend s’kane motiv me jetue e jo ma me festue, kur e di qe bashkejetuesit e mi dhe tuajit bashke, flas per Njerez ktu, e çojne veten ne fundin pa kthim per shkak pamundesish me i dhane drejtim jetes se vet, kur hala denohen, dhunohen e abuzohen nga shteti qyetaret e pamundun ndersa batakçijnte jane ba lorda! Kur shfrytezohen vajza te vogla nga meshkuj perverse per portofolin dhenper epshin e tyne shtazarak!

Jo, ata Burra qe ngriten Flamurin se ngriten per nji shtet te tille, as per njerez te tille e as per mjerim te tille! Ata e ngriten ne parim Burrash, dalezotas te Atdheut, Flamurit dhe  Shqiptarit si nji Trinitet i shenjte me na mbajte gjalle frymen tone dhe jo ate me na e perdhos gjithçfare dordoleci qe na del ne kte vend!

Ja, pse s’die me festue une, e jo vetem per kaq po edhe per qindra arsye te tjera!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora