Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: Kulla

| E hene, 29.11.2021, 07:00 PM |


Kulla e Lulajve në fshatin Bërliq - masakër e forcave serbe

Neki Lulaj

KULLA

Në oborrin e kullës hodha hapat e para.

Mësova fjalën shqip ”nënë” dhe “babë”

Aty mora mësimet e këshillat e arta

Aty lidha opingat me spangon e gjatë.

Ne dhe të huaj jam i vetmuar në mërgim.

Më dërgon ëndrra në viset e mia të largëta.

Më dërgon pranë Lumbardhit me mallëngjim.

Sikur dëgjoj sërish nanëmirat gojëarta.

Dikur kulla e gurit rrinte si kala

Pra ish oborri me bar, dru, gur, rrasa

Ne prehër e mbante një hambar gjigand

Larg syve të prindërve  këndonin fëmijët të mëhalla.

Nga vrapi e gazi djersa derdhej në ballë

Luanim me baltë rrasa e guraleca

E këputnim edhe kungullin në gardh.

Na skuqej fytyra  kur vinim te lesa.

Rrallë shpëtonim pa ndonjë dajak.

Në zallishtë shpirti nga largësia lëngon

Po e mbaj dekadat si thasët mbi samar.

E ngarkoi kaliqafë kullën me një oborr rrezearta.

Kujtoj prindërit e moshatarët e fëmijërisë sime.

Me duken sërish të bukur e të gjallë.

Ju dua gjer në fund të jetës në amëshim.

Ju mbaj në rrudhat e ballit që vitet më dhanë.