E premte, 19.04.2024, 10:39 PM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: 'A e di se ktu i thonë Shqipni'

E diele, 28.11.2021, 09:42 PM


Blerim Latifi:

"A e di se ktu i thonë Shqipni"

25 dhjetor 1912. Në Vlorë sapo është shpallur pavarësia e Shqipërisë. Kosova ndodhet nën terrorin e pushtimit serb. Rrugët e fshatrave e qyteteve të saj janë të mbushura me kufoma shqiptarësh të masakruar. Shtypi europian flet për rreth 25 mijë të vrarë. Atë ditë një njësi paramilitare serbe futet në Prekaz dhe fillon plojën. Banorët që mundën të largoheshin, morën arratinë nëpër acarin e asaj dite. Bajraktari i Prekazit, Ahmet Delia, i zënë ngushtë nga fakti se nuk kishte municion për të luftuar, i thërret të birit: - Do t'luftojmë me sakica! Nuk du me dekë me marre! Pas pak në krye të një grupi të vogël, Ahmet Delia shfaqet në hyrjen e oborrit të shtëpisë ku serbët kishin filluar festën e tyre makabre. -Stoj! - i bërtiti roja që ndodhej në hyrje të oborrit. - Unë serbishten nuk e di. Kush u ka thanë me hy ktu? A e dini që ktij vendi i thonë Shqipni? - ishin fjalët e plakut. Dhe në çastin kur ushtari po gatitej ta godiste me plumb Ahmet Delinë, ky nxori sakicën e vogël fshehur nën xhamadan dhe e plandosi në tokë ushtarin. Më pas nisi drama e përgjakshme: pesë burra me sakica kundër një njësie të armatosur me pushkë të gjata. Si në ato skenat e filmit Mohikani i Fundit. Brenda pak minutash oborri nxinte nga të vrarët e dy palëve. Në mesin e tyre edhe Ahmet Delia, burri që kishte refuzuar këshillën e Isa Boletinit për t'iu bashkuar në rrugën e tij drejt Vlorës.

Dhjetë ditë pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, shtypi vjenez botonte hartën të cilës i referohej kjo shpallje. Kjo ishte Shqipëria për të cilën u ngrit flamuri me 28 nëntor 1912. Injorantët, që edukimin historik e kanë për faqe të zezë, mendojnë se pavarësia e Shqipërisë u shpall për territorin e kufijve që i ka sot Shqipëria, kufij që u vendosën shumë muaj më vonë nga fuqitë e mëdha, pa i pyetur shqiptarët.

Pesë flamujt më të vjetër të Europës janë: i Skocisë ( 832), i Austrisë ( 1230), i Latvisë ( 1280), i Danimarkës(1307) dhe i SHQYPNISË(1443). Valoftë gjithmonë i lirë mbi tokën e Kombit Shqiptar!



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora