E premte, 19.04.2024, 09:09 PM (GMT+1)

Kulturë

Jusuf Buxhovi: Demonstratat e 27 Nëntorit 1968 në Prishtinë

E shtune, 27.11.2021, 08:42 PM


Përkujtesë historike:

DEMONSTRATAT E 27 NËNTORIT 1968 NË PRISHTINË

Nga Jusuf Buxhovi

Shtetndërtimi i Kosovës, i mbështetur mbi formulën e barazisë në federatën e atëhershme jugosllave, që praktikisht do të thoshte çlirim nga zgjedha serbe, fillon me demonstratat e nëntorit të vitit 1968, të nisura në Prizren më 5 nëntor dhe të vazhduara në disa qytete, për t'u kurorëzuar me ato në Prishtinë, më 27 nëntor. Këto demonstrata, ku për herë të parë doli në pah kërkesa për Republikën e Kosovës e që për dëshmorë të parë patën të riun Murat Mehmeti, ua hapën rrugën ndryshimeve të mëdha që u pasqyruan me themelimin e Universitetit të Kosovës në Prishtinë në vitin 1970 si dhe institucioneve të tjera kombëtare, prej nga u ngrit brezi i një inteligjencie arsimore, kulturore dhe politike që mori përsipër proceset e mëtutjeshme të avancimit të pozitës kushtetuese të Kosovës në federatën jugosllave, që do të sanksionohen me ndryshimet kushtetuese të vitit 1974.

Ideatorët dhe organizatorët e këtyre demonstratave do të mbesin në histori si shtysë e një procesi ndër më të rëndësishmit, që vuri në lëvizje ndryshimet historike me anën e kërkesave legale, jashtë konvencave ideologjike-revolucionare të viteve të pesëdhjeta dhe të gjashtëdhjeta mbi konceptin e një iredetizmi ideologjik. Ato vazhduan në vitin 1981, në vitin 1989, 1997, 1999 për t'u kurorëzuar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora