Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mevlud Buci: Pa fre

| E enjte, 25.11.2021, 07:53 PM |


FABULA DHE EPIGRAME

MEVLUD BUCI

PA FRE

E mbathën një kalë,

I vunë potkoj,

Ai sillej vërdallë

Pllajës harbonte.

E nisi revanin

Kodrave gjelbëruar,

S`e duronte samarin,

Kalë i harbuar.

Që atëherë e qëmoti

U përhap mbi dhe:

Dështak del i zoti

Me kalin pa fre.

MJEGULL

U mendua ujku te gardhi

Se ai pa shumë rregull,

Para se drita të zbardhi,

Sulmoi,veç kur ra në mjegull...

KAKARISJE

Sa ra nata ,një pulë këndoi.

Ajo që sillej serbes-serbes,

Koha të vërtetën provoi:

Kjo nuk bën vezë në mëngjes.

TENDERIM

Ua dha pa mëdyshje juria e mavrisë,

Ua dha koncensionin horror të qeverisë,

E dhanë me votë,pa ngurrim,

Ujkut ia dhanë të bëjë tenderim.

GARË

E nis sulmin të bëhej i parë

Ujku plak që iu zunë shtigjet,

Në emër të ligjit bënte si i marrë

Bënte revan, se gjoja mbron ligjet.

SHUSHUNJË

E zgjodhën e ngritën e bënë deputet

E mirëpritën e respektuan shumë,

Ai vetëm dërdëlliste në parlament

Larg elektoratit, si shushunjë...

ANTIHUMANI

Një pacient,disa ditë me radhë

Vajti për t`u vizituar,

Dardha o njeri bie nën dardhë

Me biznesin janë shartuar.

POSTOMANI

E shkarkuan nga posti i drejtorit

Atë që kishte bërë plot dredhi,

Eprorët,geni i horrit të horrit

E bënë zëvëndës-ministër në qeveri.

EKRAN

E nisën bisedën me dam-dume,

Të shquarit që bënin si arrat në thes,

Ata që koha i barazon me krunde

Karrieristë,llafollogë shpirtzes...

HESHTJE

Ajo trumbetoi luanit :ik,ik!,

Ajo brodhi shesheve në bulevard,

Mbeti me gisht në gojë,u fik,

Politikani gojëndyrë,bastard.

Një laraskë si motër qeshte.

Si vallë tellallja heshtte?..

FUND

Pinin lkrah për krah njëri-tjetrit

Bën revan posteve shtetërore,

Koha i nxori si lëkura e pjeprit

Të ngjiturit me stile dredhore.

Kur u dolën lakrat në shesh

I thanë njëri-tjetrit të palara,

Bota u çudit me ta duke qesh.

Mjerë kush na paska pri përpara!...

SINONIM

Në monizëm ishte propagandist,

Në neomonizëm patronazhist,

Një luznak që me batuta na shkriu

Tha :Ali Hoxha,Hoxhë Aliu...

PAUDHËSI

Bëjnë sikur zihen në parlament

Flasin me batuta,citate,gallata,

Gënjeshtarët,hipokrizinë kanë talent,

S`njohin veç lajka e shamata...

POST

Akuza,akuza e veç akuza

Përbaltje,grindje,stil harkor,

Thashethemet porsi tërkuza

Viva-viva posti shtetëror!

DËSHTIM

Bëjnë sikur grinden,dërdëllisin,

Ata që përbetohen,livadhisin,

Shqyhen për ata që i votëbesojnë

Paçka se elektoratin harrojnë.

TARTUFËRI

E ngjiti në aparatin ministror

Nusen e shokut  të etur për pozitë

Pushtatari mjeshtëri si hamshor,

Dredharaku,kopuku i pa meritë..

PËSIM

E pësoi nga dlirësia,

E goditën lajkatarët dredhia,

Ishte i hapur,i sinqertë,

Por kot s`i thonë:

Pyet shtatë a tetë

Dhe bëj si të dish vetë.

MJERANI

Edhe titujt i lexon kalimthi

Me përbuzje shpërthen në zili,

I ngjitur posteve me lajka vetëtimthi

Kolltukofagu i lindur për dredhi.

KNFORMIZËM

Ajo hesht,kurrë nuk debaton,

Fjalët e drejtorit i quan hyjnore,

Veç thotë amin dhe penetron

Për drejtuesit bëhet therore.

THIRRJE

Urith e dhelpra,ujqër dhe çakej

Bredhin e bredhin si të mëdhenj,

Dërdëllisin me forcë pa merak

Sitë e kohës bëhu o SPAK!...

KAZANËT

Nisin bisedën në ekrane,në tavolinë,

S`lënë rend filozofë-babaxhanët,

Populli nënqesh me gjurulldinë

Prashisin në kep llafollogët,kazanët...

JANË POR(!)

Qysh vallë shtetari kot flet?

Zotimet e tij janë si shkarpa,

Boshët pa prova,boshët në pushtet

Janë si ata të plakut,por te vatra...

MASHTRIM

Erdhën në bazë delegatë me dyzina

U zotuan,folën e folën me eks,me bujë,

Gënjeshtarë,servilë e konkubina

Dolën fyl,bënë vrima në ujë...

REALITET

Të shara,citate,logje- batuta,

Grindje,mëri e plot demaskime,

Depu-lanetët,pordhitikanë-prostituta

Për popullin deviza:bosh e hime..

EKSTREMIZËM

Ajo grindej,ndërhynte në fjalë si pykë

Pa leje,në parlament,kur tjetri fliste,

E specializuar me dy diloma në Amerikë

E përdala,karrieristja ekstremiste...

SHARLATANËT

Vallë,përse ngjiten duke e dredhur

Përse kërkojnë pushtet,pozitë,

Llafollogët,pordhilitikanë të rrjedhur,

Kryekopukë,pa hiç meritë.

Janë gen dredhie-vlla me shejtanët,

Votë-përdruesit,të pafytyrët,sharlatanët...

FLURACËT

Flasin për ligj e për drejtësi

Për demokraci flasin,për shtet,

Ata që demostrojnë veç hipokrizi

Tellallët që pëllasin në parlament.

DY GJELAT

Nuk fituan pushtet,ua vodhën,

Boshi kurdoherë bosh mbet,

nuk vendosi drejtësi e përdrodhën

I ngjan shtëpisë pa themel.

Qeshte plaku dhe gjyshe Suela

Gajasej dhe bota me dy gjela.

KARAR

Një kalë i harbuar pa samar

Bridhte pllajave,afër një mali,

E tha një i urtë,i drejtë,mentar,

Pesëqind napolona freri,pesëdhjetë kali.

ÇNJERËZORE

Tek ngiste i lirë,gjetkë në pyje

Mu te brezaret,afër një lumi,

Ia shuan jetën këtij shenjtori urtësie

Çnjerëzorët vrasin,siç u vraka pëllumbi.

TRIUMF

E stërmunduan Sizifin që ngjitet në lartësi

Ia rrokullisën gurin,ai nxirrte psherëtima,

Koha i dha meritat,koha i dha lavdi

Jo,kurrë Korabi nuk ulet me pështyma...