E hene, 20.01.2020, 12:49 PM (GMT)

Komente

Mazllum Saneja: Udhetimi prometeik i poetit

E hene, 08.12.2008, 07:51 PM


MAZLLUM  SANEJA

 

ESE

 

UDHETIMI PROMETEIK I POETIT*

 

Kosova eshte gjaku im qe nuk falet...     ( Epika)

 

Poeti  kete  varg  antologjik e shkroi qekur i kishte tetembedhjete vjec, si nxenes i gjimnazit ne qytetin e lindjes, Gjakove. Ky varg u be per Shqiptaret nje manifest sui generis i revoltes dhe i mospajtimit perballe realitetit te hidhur. Ai u citua neper sheshe, ku mbaheshin mitingje proteste, u be si moto e shkruar neper flamuj te bartur neper manifestime kryengritese.

Ali Podrimja  ky fenomen poetik, sipas  kritikes letrare shqipe - konsiderohet  poeti me i madh bashkekohes ne gjithe hapesiren gjuhesore shqiptare. Autor i me se njezet e pese librave me poezi dhe eseistike, krahas Ismail Kadarese eshte shkrimtari me i perkthyer  shqiptar  ne gjuhe te huaja te botes si ne anglisht, gjermanisht, frengjisht, italisht, suedisht, hungarisht etj. U lind me 1942 ne Gjakove, jeton dhe krijon ne Prishtine, ne vendin qe i thone Kosove, ne vendin qe shtrihet ne vete zemren e Gadishullit Ballkanik, rrethuar nga malet e larta, nga Bjeshket e larta te Nemura, ne vendin e lumenjve malor, te kodrinave dhe fushave te bleruara, te lagura me gjak, ne vendin qe i thone  toke e tmerrit dhe e lirise, ku prej shekujsh jan e te ndertuara Kullat, qe dikur sherbenin si pike vrojtimi, vende strehimi dhe izolimi, derisa sot si simbole qendrese dhe rezistence. Ne kete vend - Kosove, qe prej shekujsh rendon ai fatum i kobshem, i cili ne menyre ciklike, shume here eshte bere realitet, duke perjetuar pushtimin e dinastise osmane dhe invazionin serb, duke provuar dhe perjetuar gjate historise shume tragjedira, krime, persekutime, dhunime dhe ekzode gjithefareshe. Po, ne vendin e quajtur Kosove, ku lindi poeti, ku banojne Shqiptaret qe prej shekujsh si popull autokton - keta bij te Ilireve te sterlashte, qe ia behen ne Ballkan qysh ne shekullin VI. Shume shekuj ata jetuan nen zgjedhen turke, deri ne shekullin XV. Atehere pas betejes ngadhnjimtare me ushtrite osmane, Gjergj Kastrioti - Skenderbeu, korifeu dhe heroi yne kombetar - themeloi dhe krijoi shtetin shqiptar, i cili gezoi pavaresine  mezi 25 vite, deri n e castin e vdekjes se tij. Atebote pas vdekjes se tij - pasoi ekzodi  i madh i popullesise shqiptare, e cila nga frika para hakmarrjes turke, iku ne jug te Italise , dhe kurrme ne atdhe nuk u kthyen. Deri sot atje banojne Shqiptaret(Arbereshet).Vrasjet dhe krimet e tjera si dhe spastrimet etnike u bene ne vitet 1690,1912 dhe me ne fund  me 1999. Shqiptaret si nje popull i vetem - askurre nuk u bashkuan vullnetarisht ne shtetin jugosllav as ne vitin 1918, ashtu edhe ne vitin 1945. Shqiptaret gjithmone jane konsideruar si nje race me e ulet: Fajtor eshte Shqiptari/ qe merr fryme/e ec ne dy kembe/qe flet shqip/qe ha shqip/qe dhihet shqip/.  Dhe Shqiptareve ua mohonin te gjitha te drejtat elementare njerezore dhe deri ne shperthimin e luftes se dyte boterore perdorimi i gjuhes shqipe ishte i ndaluar, pastaj ishin te suprimuara shkollat shqipe. Shpeshhere ne te kaluaren shteti serb provoi me dhune te zgjidh  „ceshjten shqiptare”. Ne vitet tridhjete e parashtruan dhe pjeserisht e realizuan planin e shpernguljes te te gjithe Shqiptareve te deportuar ne Turqi. Me 1937 ne Beograd u botua Dokumenti - Elaborati famekeq i quajtur me mbiemrin e vete autaorit , historianit serb „Memorandumi  i Cubrilloviqit” i cili propozoi largimin - zhvendosjen  e popullesise shqiptare nga Kosova. Po ne ate vit u botua Elaborati famekeq  „Si t’i largojme Shqiptaret nga Kosova” i shkrimtarit te njohur Ivo Andriq, i cili punonte asokohe nepunes i larte ne Ministrine e Puneve te Brendeshme  te Jugosllavise, laureatit te mevonshem te Cmimit letrar Nobel. Personaliteti i trete, i cili zhvilloi dhe perhapi mite te ndryshme serbe eshte pa medyshje Shkrimtari Dobrica Qosiq, i cili konsiderohet si babai i nacionalizmit serb, i cili ishte edhe kryetar i Jugosllavise. Keto tri personalitete, te cilet prane Akademise se Shkencave  serbe ne Beograd, pergatiten vite me  radhe skenarin per largimin dhe shpernguljen e tere popullesise shqiptarenga Kosova, i cili u be realitet i hidhur dhe tragjik me 1999.Ne ideologjine e tyre duhet pare rrenjet e nacionalizmit serbomadh, i cili u be shkaku kryesor i tragjedise  ballkanike qe nga mbarimi i luftes se dyte boterore.

Shqiptaret - ky popull i copetuar dhe i shkaperderdhur, i ndare jashte shtetit ame  - Shqiperise. jashte kufijve te saj dhe jashte Kosoves, Shqiptaret banojne edhe ne Maqedoni, ne Italine Jugore (Kalabria etj.), ne Greqine Jugore, pasardhesit e Ilireve, qe banojne ne komunitet me Pellazget ne vendin Cameria, e cila deri sot eshte nje dhembje e plage e hapur ne trupin shqiptar. Per shkak te rrethanave te veshtira te jeteses, Shqiptaret ishin te shtrenguar te emigronin masovikisht per „kafshaten e gojes” ne boten e huaj te dehumanizuar te qyteterimit evropian.

Nje moment me shpresedhenes ne historine e pasluftes se Kosoves ishin vitet 70 -te, me largimin e Ministrit te Puneve te Brendeshme te Jugosllavise, Aleksander Rankoviqit(1966), i njohur per veprimet dhe qendrimet antishqiptare. Dhe me 1969 themelohet Universiteti i pavarur i Kosoves ne prishtine, themelohen shtepi botuese ne gjuhen shqipe, botohen gazeta dhe revista  letrare, derisa Shqiptaret tashme fitojne autonomine politike. Kjo periudhe shpresedhenese  zgjati deri ne vitin 1980, atehere kur filluan demonstratat paqesore, ku Shqiptaret kerkonin njohjen e te drejtave dhe lirive elementare, njohjen e pavaresise kombetare.

regjimi serb ne vend se te hyne ne dialog paqesor me palen shqiptare, zuri te perdor masa shtypese dhe terrori kunder popullesise se pambrojtur shqiptare. Nga cdo ane filloi  nje vale terrori, arrestime masive dhe persekutime dhe, cdo demonstrate shuhej me gjak. Me 1989 regjimi serb i Beogradit  hoqi me dhune autonomine  e Kosoves. Qindra e mijera Shqiptare u nxoren me dhune nga puna, shume prej tyre u futen neper burgje, gjuha  shqipe si gjuhe zyrtare ne Kosove u ndalua teresisht, u mbyllen shkollat shqipe, pastaj Universiteti i prishtines, u ndalua botimi i gazetave dhe revistave shqipe. Vitet 90 -te ishin vite te nje periudhe te luftes  per ruajtjen e identitetit kombetar per te drejtat njerezore dhe perpjekjet per fitimin e pavaresise, te cilat paten nje fund dramatik me spastrimet e medha etnike, me ekzodin e fundit te popullesise shqiptare nga Kosova dhe me ne fund me nderhyrjen e ushtrise  nderkombetare te NATO-se. Me kete akt njerezor bota dhe Evropa u shfajesua nga indiferenca dhe hipokrizia, duke u liruar nga demonet e pergjumur te se kaluares si per vrasjet dhe ekzodet masive shqiptare.

Ali Podrimja shkruan ne gjuhen shqipe. Kjo gjuhe perben grupin e vecante ndermjet gjuheve indoevropiane dhe nuk ngjason  me asnje gjuhe tjeter .Gjuha shqipe ka mbijetuar dhe eshte ruajtur  fale gjenise se popullit, duke kaluar nga njeri brez tek tjetri, me goje a me te treguar goje pas goje, fale kenges, legjendes. Dhe ne vitet 70-te te shekullit XIX hartohet alfabeti letrar i perbashket i gjuhes shqipe, dhe tek atehere formohet gjuha letrare shqipe.

Ali Podrimja  eshte para se gjithash poet i kujteses. Poet i kujteses kombetare.”Letersia - thote me te drejte poeti - nuk mund te nderroje as te beje gje pos te mbaje gjalle kujtesen...” Poezia e tij perterin dhe shpalos  toponomine gati te harruar(Iliria, Moreja, Janina, Nikopoli, Preveza), perkujton dhe ngjall figurat mitologjike, ringjall historine tone te hershme dhe gojedhenat e mocme:

/ A ju kujtohet detin e zbuluam/... a ju kujtohet per ne Iliri/per ne Albanopol udhetuam/a ju kujtohet/ atlantida  atlantida  atlantida/ 

Perkujton  mitet dhe historine e hershme („Rozafati”, „Moreja”,  „Te Guri i Prevezes”).

Ne poezine e tij poeti shume here shfrytezon thesarin e gjenise se popullit. Ne veprat e tij poetike te krijuara ne trajte mitesh, gojedhenash apo legjendash, poeti ve dialog me historine, mitologjine. Ai eshte i vetedishem se nuk ben te jetoje dhe te krijoje pa rrenje, pa origjine, pa te kaluaren. Poezia e Podrimjes ne menyre sintetike dhe koncize shtron dhe kap problematikene historise se popullit shqiptar, problemet e identitetit te rrezikuar kombetar.

Vepra e tij poetike perben nje teresi te perbere te ngjeshur, te kristalizuar, konsekuente dhe te sakte. Kjo eshte nje poezi e nje niveli  te larte  artistik dhe e nje dimensioni te jashtezakonshem etik, qe ngerthen ne vetvete respektin e thelle per njeriun e rendomte, per thjeshtesine , guximin dhe nderin. Lidhjet e saj me nocionet themelore dhe elementare si dinjiteti e guximi njerezor apo kerkesa e natyrshme e se bukures. Heroi i Podrimjes tere kohen gjendet ne nje situate te zgjedhjes: identiteti i tij eshte i definuar ekskluzivisht si qenie dramatike - ndermjet. Ndermjet mitit dhe realitetit,tradites dhe bashkekohesise, idese dhe konkretes, mendimit dhe veprimit.

Ali Podrimja si nje poet i kursyer ne fjale, i paperseritur  ne sintaksen poetike, ai eshte nje poet me shpirt te trazuar, gjithnje ne kerkim te mjeteve te reja te shprehjes artistike, permes nje gjuhe provokuese. Poezine e tij e karakterizon nje game e gjere e problematikes dhe nje shumellojshmeri e mjeteve shprehese. Podrimja eshte poet i revoltes dhe i rezistences, gjithnje ne lufte  me te keqen, me mizorine, barbarine dhe me ne fund  ne lufte me semundjen, vdekjen. Ai solli ne poezine bashkekohese shqipenje ndieshmeri dhe intonacion te ri poetik. Ne veprat e tij, poeti nuk shtron vetem probleme te ekzistences kombetare, te etnise dhe te Atdheut, ste realitetit te hidhur te kohes, po ai shtron probleme universale te ekzistences njerezore, te rendesishme ne luften e individit perballe sistemeve totalitare, per liri dhe demokraci, te individit te mberthyer me trauma e kriza gjithefareshe, ne kohen  qe karakterizohet si shekulli qyteterimit  teknik, po edhe i shkaterrimeve me te medha njerezore, per te cilat deshmon historia.

Se kendejmi shtrohet pyetja: cfare na solli fundi i shekullit XX ? Po, zhvillimin marramendesh te botes, qe ndodhi me nje ritem te shpejte, i cili zhveshi dobesine e natyres njerezore, pafuqishmerine e madje komizmin ne lufte ne elimimin nga kultura dhe vetedija , te pjeseve perberese elementare te jetes cfare jane vuajtja dhe vdekja. Shkaku tjeteri shqetesimit  te poetit dhe heroit te tij lirik eshte vete fundi i shekullit XX. Sa me te drejte thote filozofi dhe mendimtari anglez Thomas Hobbes se „njeriu per  njeriun eshte ujk”(Homo homini lupus) dhe njeriu ne fund te shekullit XX  u shnderrua ne bishe. Egersire. Monstrum. Fundi i shekullit solli me vete ndjenjen e fuqishme te fundit te saj, cfare ishte e njohur dhe e pranuar si dhe friken  e ankthin para te se ardhmes se re e te panjohur, ndjenjen e ankthit e te pasigurise, parandjenjen e tragjedise dhe te vdekjes:

 

e nen dritare digjej parisi

thelle ne nate ne qenie trenat rrapellonin

bartnin endrra gjithfare ngjyrash kembe te djegura

te pergjakura duar te sakatosura koka te cara sy te zgurdulluar

sy pa bebeza te erret dhembe te grire ne havan mijevjecare

zorre te copetuara per qejf  bodrumeve

kasaphaneve mesjetare

zemra te kafshuara-helmuara brinje mushkeri melci kanceroze

 

dhe

nuk mbaj mend nje kohe te kete

                              pasur aq shume xhenaze

                             mbi dhe te pavarrosuraa

 

                            („Nen dritare digjej Parisi)

 

  

*        *        *

 

pushket kobzeza

ne thumb ime koke

.        .         .

planeti bosh e kokat plot varre

 

                     („Loja e pakryer”)

 

Ne formimin e tij krijues ushtruan ndikim te madh dy poete te medhenj: Gjergj Fishta  dhe  Federico Garcia Lorca. Derisa Fisha ia mesoi dinjitetin njerezor dhe guximin, Lorca deshmonte konstatimin  se popujt e kulturat kane dicka qe i ofron: dhembja, shqetesimet, fatet, imagjinata. Megjithate ekzistojne ca karakteristika qe i bashkojne poetet, pa marr parasysh ne epoken  dhe gjeresine gjeografike.Keto jane ndieshmeria  dhe mahnitja.

Imagjinata poetike e Podrimjes eshte plot e perplot  ngjyra te erreta dhe simbole.Maca e zeze simbolizon fatin e keq, fatumin:

 

nje mace e zezz me ndjek

ne udhetimin tim

 

oren e fatit ajo dikton

 

Si armiq dinakdhe forca te erreta simbolizojne po ashtu gjarperi, ujku dhe luani. Nderkaq, simbolika e Gurit dhe e Kulles  - si metafora te qendreses dhe te rezistences shqiptare permes shekujve, qe perseriten aq dendur ne poezine e Podrimjes, qe me aq mjeshteri brilante i kultivon poeti, jane nje pasqyre e fatumit shqiptar, artikullohen si shenja dalluese te identitetit ne mbrojtje  nga sulmet barbare :

 

merreni kete gur e hidheni

ku te doni

 

Fortesia e tij na perjeteson

  

                          („Merreni kete gur”)

 

Deri te Kulla ime

udha e panjohur me con

 

/     .        .        .  /

 

ne n koke

ve Celesin dhe Shpaten

                          („Kulla”)

 

Kulla -  po ashtu eshte si simbol i vetmise, te asaj vetmie  te ekzistences po edhe i vetmise ndermjet bashkeqytetareve te shtetit jugosllav, ku vecantia, vacantia kulturore u shnderrua ne nje tehuajsim dhe burim kercenimi. Poetin gjithnje e tmerron shkaperderdhja e poepullit te vet dhe ndihet i pafuqishem karshi indiferences dhe hipokrizise  se Evropes se pergjumur , qe i izoluan Shqiptaret nga qyteterimet tjera, qe aq mizorisht e ndan dhe e copetuan nje popull me nje qyteterim te lashte, me „Murin shqiptar” te mallkuar te mosperfilljes dhe te hipokrizise:

 

shoh Evropen permes grilave

                    duke shpallur trupin

ne breg te ererave

 

/   .      .   .              (Evropa permes Grilave”)

 

Imazhi i Atdheut te ndare dhe te copetuar ne syte e poetit pa atdhe  eshte nga fenomenet me tronditese dhe me tragjike, qe Podrimja  e artikullon aq mjeshterisht ne poezine tone te martirizuar, qe eshte nja kaptine  e vecante e tragjedise sone te jetuar:

 

gjymtimi yt pikellon edhe ne enderr

dhe na kujton cungun ne pyll rrufesh

        

                                   (Fotografia jone, etnia)

 

Ndjenja e vetmise  shkakton dhe ngjall copetimin  -gjymtimin tragjik nga shteti ame Nena Shqiperi, e cila i fanitet, i shfaqet poetit aq shpesh si dcika e larget dhe e huaj si „Ishulli Albania”. Nga ai breg i vetmuar, poeti therret me ze te larte, kelthet:

 

Xhuxhe je

Xhuxhe je moj

Pa mua

 

Dhe kurrkushi jam

Jam kurrkushi moj

Pa ty

                     (Etyd per Shqiperine”)

Ali Podrimja - ky poet modern si perkah menyra e ndijimit ashtu edhe menyra e te shprehurit te ndjenjave, credon e tij poetike mbase cogito e shpreh permes  revoltes  dhe protestes.Pikerisht revolta dhe qendrimi stoik i njeriut karshi fatit te sfiduar perben shprehjen e  e besimit te tij, duke mos u dorezuar para te papriturave te jetes. Nje menyre e ketille e te kuptuarit te botes  dhe te poezise i karakterizon pothuaj te gjitha veprat poetike te Ali Podrimjes, vecmas vepren poetike „Lum Lumi” (1982), e cila sipas kritikes letrare eshte vepra me e mire ne gjithe poezine shqipe te shekullit XX.. Asgje e cuditshme, sepse kemi te bejme me nje poezi shume te pjekur, e pershkuar permes dhembjes, revoltes dhe zemerimit ironik. „Lum Lumi”  eshte nje liber i dhembjes dhe i dashurise per vete Lumin, te birin e poetit, nje homazh  kujtimi per humbjen e parakohshme te birit. Eshte ky liber i tragjikes dhe heroikjes njerezore. Duke lexuar  dhembjen e madhe te poetit ne udhetimin e tij prometeik, lexuesi nuk mund te qendroje indiferent, nuk mund te mos trazohet shpirti i tij duke u tronditur thelle. Megjithate ky nuk eshte pikellimi i lirikut as madje i ekzistencialistit  te kredhur  ne rezignacion  e vale deshperimi mbi fatin tragjik te shpirtit njerezore. Toni i dhembjes te Podrimja eshte i permbajtur, i perkore, sikur vete poezia, e liruar nga patosi dhe patetika.Qendrimi i tij perballe tragjedise  se ndodhur eshte i paperkulshem, stoik dhe plot dinjitet, megjithate me shprese dhe besim ne jete:

 

Erdhe ne jete

Nuk ka me nevoje per kuje

                                  lutje

Kryesorja te jetosh

Kete gur ta hedhesh me larg se Une

 

                                  („Me jetue”)

 

Poeti na bind se qellimi i shpetimit te njeriut nuk qendron ne ate qe te kete nje jete te rehatshme dhe te lumtur, po te deshmoje te verteten , te ngjesh armet e te luftoje ngadoqofte per te shenjten  liri ne cdo rrethane:

 

Ti heq shpirt me koke

                     ne jastek

turp vogelushi

Im

 

Ke mundur tekefundit te ngjeshesh armet e Asimit

E te shkosh ne Bejrut

Te vdesesh per Palestinen

  

                („Te shkosh ne Bejrut”)

Poeti gjithnje e ushqen me shprese dhe besim heroin e vete, te birin  Lumin duke e keshilluar: behu i guximshem, mos humb besimin, reago drejt kunder dhunes, mos duro te keqen, me pleh kurre mos u pajto, mbi te keqen, mbi te miren

mendo me koke tende, kurre mos peshtyj ne dashuri - mallkim i fisit, ne cdo kohe - te dish te thuash fjalen  kur duhet thene, te dish t’i  duash njerezit dhe boten, natyren, sepse  urrejtja eshte me e rende se vrasja, para se gjithash behu besnik i vetvetes dhe i parimeve tua:

 

Kryesorja : jeten ta jetosh

                           pa e vrare

dhe pa te mbetur ne kembe

                       ndonje therre e saj e zeze

 

 

.              .          .

 

Bashkudhetai im

Ta provojme vetveten derisa kemi fryme

                               („Me jetue”)

 

Madje ne momentet me tragjike poeti nuk humb besimin ne jete. Te jetosh domethene te ekzistosh, domethene te mesohesh me vdekjen - thote poeti.

Dhembjen e tij personale prej babai dhe poeti si nje pjese e pandare  e ekzistences njerezore e ngre ne nje nivel gjithe njerezor.

Ne udhetimin e tij, ta quajme, nga askundi ne askund, ne kete „planete  te zgjebosur”, gjithnje poetin  e ndjekin: „maca e zeze”, „zoti i zi”, ”kenga e zeze”,

derisa „vdekja  ishte me e shpejte se une”. Ne udhetimin e tij prometeik, poeti eshte gjithnje ne kerkim te njeriut, qe ne fushen e bardhe e harruam, ndonese poeti eshte i vetedishem se jetojme ne nje bote gjaithnje me te tehuajsuar dhe te dehumanizuar:

U bene vite qe e kerkoj

dhe qe nuk flas

            (Mora udhe te takoj njeri)

 

Megjithate poetin gjithnje e mban shpresa dhe besimi, edhepse:

 

po ky litar

rreth kokes

 

*   *     *

dhe prape vetem

rreth flakes           (Pa  folje)

Si perfundim mund te themi se poezia e Ali Podrimjes eshte nje ngjarje  e vecante fenomenale ne gjithe letersine bashkekohese shqipe, sepse eshte nje deshmi e hidhur e dinamizmit te gjithanshem te psikikes njerezore. Ali Podrimja  ky poet i dhembjes dhe i durimit, i revoltes dhe i rezistences gjithnje synon te kuptoje thelle  qenesine  e fenomeneve dhe te gjerave, deperton ne substancen shpirterore te ngjarjeve dramatike, duke u futur ne kuptimin e ekzistences si te njeriut ashtu edhe te gjerave.

Gjuha poetike e Ali Podrimjes eshte e sterholluar, e rafinuar, e kursyer dhe konkrete, jashtezakonisht karakteristike, e mprehte dhe e ashper..Ali Podrimja - ky humanist bashkekohes, ne menyre te distancuar, duke hulumtuar dhe studiuar historine dhe bashkekohesine, te cilat e mbajne te gjalle kujtesen tone dhe na befasojne. Qellimi i kesaj poezie  eshte zgjimi i shqetesimit, i se vertetes, te zbuluarit te se bukures dhe te kerkuarit e pareshtur te kuptimit te ekzistnces njerezore. Le te shpresojme se poezia e ketij demiurgu poetik do te gjeje lexuesit e vet ne hapesiren kulturore te Polonise, sepse mesazhi poetik  i Podrimjes eshte para se gjithash  nje diskurs poetik  me njerezoren, me lirine  dhe dinjitetin e njeriut, qe aq shpesh eshte i rrezikuar  ne epoken tone...

 

*Kumtese e lexuar ne Kongresin  Boteror te Perkthyesve te Letersise Polake, me date  ll-14 maj 2005  organizuar nga Instituti i Librit, Universiteti i Jagiellonve dhe Shoqata Willa Decius ne Krakow te Polonise.

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT