E enjte, 18.04.2024, 11:26 PM (GMT+1)

Mendime

Dom Nikë Ukgjini: Ambasadori Turk në Shqipëri që fyen inteligjencën e Ndre Mjedës dhe tonën sot!

E hene, 22.11.2021, 08:56 PM


Ambasadori Turk në Shqipëri që fyen inteligjencën e Ndre Mjedës dhe tonën sot!

DITËT E MJEDËS

Edicioni XVI

Kukël, Vau i Dejës

Nga Dom Nikë Ukgjini

Pjesëmarrës dhe miq të nderuar, të nderuar autoritete lokale e shkencore e kulturore!

Vitin e kaluar, për shkak të pandemisë, u mjaftuam me vendosjen e një buqete lulesh pranë shtatores të poetit Mjeda.

Në këtë vit, kur kremtojmë 155 vjetorin e lindjes të poetit, nuk kishim se si te mos e përkujtomë me një program modest, karakteristikë kjo edhe e vete Ndre Mjedës.

Sot në përvjetorin e lindjes se tij të 155,  mbushen 10 vite, që kur filluam organizimin e Ditëve të poetit Mjedës, këtu ku ai kishte kaluar për 30 vite me radhë, duke i shkruar dhe rishkruar veprat e tij ekselence për kulturën, gjuhën, letërsinë e historinë kombëtare.Ambienti ku poeti jetoi, pësoi ndryshime të konsiderueshme për mirë, nga viti 2011 e deri ne vitin 2014, e duke u shndërruar në një Qendër Kulturore e cila mund të krahasohet lirshëm me ato të botes perëndimore.

E si mund të ishte ndryshe, kur kemi te bëjmë, me lirikun, më të madh shqiptar, i cili me intuitë dhe vetëdije ka ndërthurur shqetësimin për lirinë e Atdheut, për lirinë dhe të drejtën e njeriut, dhe kjo e realizuar ne një trajte të veçantë të subjektit lirik, shfaqje më të spikatura e individualitetit dhe identitetit të tij. Kjo temë më rëndësishmja në veprën e poetit, hyn në rezonancë me kohën historike e letrare të Rilindjes Kombëtare, duke e bërë një nga shprehësit më të fuqishëm dhe me autentik të saj.

Mjeda si atdhetar i tillë, pas këthimit nga Hamburgu, në gusht 1902, me  11 tetor 1902 arrestohet nga Shaqir Pasha. Ai u dërgua në Shkodër, për t'u nisë për gjykim në Stamboll, por ndërhyrja e Austro-Hungarisë bëri që qeveria turke të tërhiqej. Sulmet turke ndaj tij nuk mbeten me kaq, me 1-2 nëntor 1912, letërsia shqipe pëson dëme të mëdha. Çetat xhonturke djegin shtëpinë me bibliotekën dhe dorëshkrimet e Mjedës, e nder tjera 2000 fjalë të rralla.

Bazuar vetëm nga këto fakte të Mjedës, dhe shumë të tjera, shtrohet pyetja: si ka mundësi që Ambasadori turk në vendin tonë, para disa ditëve, saktësisht më 12 Nëntor 2021, me rastin e hapjes së ekspozitës të fotografive  të Marubit në Shkodër si dhe në disa raste të tjera, duke e fye inteligjencën historike të poetit Mjeda dhe tonën sot, shprehet, se: marrëdhëniet dypalëshe shumë të mira që gëzojnë sot, marrin forcë nga historia e përbashkët, kultura dhe lidhjet rrënjësore mes popujve tanë. Miqësia mes turqve dhe shqiptarëve e lindur afërsisht 6 shekuj më parë, aktualisht vazhdon të ndikojë pozitivisht të sotmen tonë.

Ndërsa, çfarë lidhje miqësore e kulturore kishin me Turqit, flet qartë, shkrimtari e atdhetari i shquar, dhe miku i Ndre Mjedës, Sami Frasheri, (1850-1904) nga Frasheri, Permet, i cili s bashku me Naimin punonin për oborrin perandorak në reformimin gjuhës turke. Samiu, në librin e tij që u bë manifest i Rilindjes sonë kombëtare: Shqipëria Ç’ ka qenë, ç’ është e ç’ do të behet, botuar në Bukuresht, në vitin 1899, do shprehej: Tyrqitë që janë zotërinjet e tyre, që pesëqind vjet  e tëhu, s’u kanë mësuarë Shqipëtarëvet as punë, as mjeshtëri, as dituri, por i kanë mësuarë, të lëftojen e të rrëmbejnë;…

Sidoqoftë, edhe pse kaluan 155 vjet nga lindja e poetit Mjeda, ai e ka sfiduar kohën, dhe me veprën e tij të bukur shqipe ka fituar përjetësinë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora