E hene, 29.11.2021, 08:13 PM (GMT)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Akademi Përkujtimore Kushtuar Heroit Legjendar Adem Jasharit Dhe Ditës Së Flamurit Kombëtar

E hene, 22.11.2021, 08:22 PM


Akademi Përkujtimore Kushtuar Heroit Legjendar Adem Jasharit Dhe Ditës Së Flamurit Kombëtar

Flamuri Kombëtar, Adem Jashari dhe Illyria na mblodhën të gjithëve në kryeqytetin e botës në New York.   Nje trinom i ndërtuar si me dorën e Zotit

Nga Keze Kozeta Zylo

Shoqata Shqiparo Amerikane “Skënderbej” Inc.  dhe Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit organizuan Akademi përkujtimore kushtuar Heroit Legjendar të Kombit Adem Jasharit si dhe festuan me madhështi  Ditën e shenjtë të Flamurit Kombëtar.

Në mjediset e qendrës “Illyria” në Bronx dhuruar nga z. Mark Gjonaj Këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut, Diaspora u mblodh për të përkujtuar këto data të shenjta kombëtare.  Mjediset si për festë kuq e zi rregulluar me plot shije nga Dr. Manjola Duli, aktori Diar Xani dhe grupi i punës e bënin dhe më festive atmosferën.

Festa për 28 Nëntorin në këtë ditë na solli një trinom të ndërtuar si me dorën e Zoti si:

1-Flamuri që u ngrit në Vlorën heroike, 2-Adem Jashari dhe 58 anëtare të familjes së tij që u bënë therror për të mbrojtur Kosovën në Prekaz dhe kudo nga Hitleri i Ballkanit sllobodan milloshevic dhe 3-Qendra “Illyria” ne Bronx me emrin autokton sa vetë njerëzimi dhuruar nga z. Mark Gjonaj.

Akademia përkujtimore me rastin e 66-Vjetorit të ditëlindjes së Adem Jasharit filloi me hymnet kombëtare të Amerikës, Shqipërisë dhe të shtetit të Kosovës.   Hymnet kombëtare të Amerikës dhe Shqipërisë u interpretuan nga kori i Shkollës Shqipe “Alba Life”, Bronx, përgatitur nga mësueset dhe artistja e njohur Valbona Peraj.

Pas Hymneve kombëtare përshëndetën organizatorët kryesor si: z. Mark Qehaja, kryetar i Shoqates Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc.  z. Qemal Zylo anëtar nderi i shoqatës, themelues dhe drejtuesi i TV dhe Shkolles Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit.

Të ftuarit që përshëndetën ishin: z. Mark Gjonaj “Nderi i Kombit”, Këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut, znj. Almona Bajramaj diplomate e Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, Konsulli i Kosovës në New York z. Lulzim Krasniqi, Ambasadori William Walker, Heroi i Kosovës, dëshmitar i gjallë i masakrave serbe, ish-shefi i misionit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, i pari diplomat që tronditi botën për masakrën ne Reçak.   Gjeneral Gani Shehu Komandant i Batalionit “Atllantiku”, z. Pashko Camaj n/ kryetar i Federatës Pan Shqiptare “Vatra”, z. David Tubiolo, Ligjvënës në Westchester County dhe mik i madh i shqiptarëve.  Në këtë akademi kishte ushtarë të UÇK-së si: vëllezërit Qerim Gjocaj dhe Blerim Gjocaj, Uk Lushi dhe prindërit Ahmet dhe Bahrije Bytyqi të heronjve Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyqi.

Në ketë përkujtimore nderuan si Zonja Lisa Ades dhe Prof.  James E. Young.   Znj.  Ades është regjisore dhe drejtore e filmave për PBS dhe televizionit kabllor për më shumë se 20 vjet.  Prof.  James E.  Young është profesor i nderuar universitar i Studimeve Angleze dhe Judaike Emeritus në Universitetin e Massachusetts etj.

Kumtesat

Para kumtesave në ekran u shfaqën fragmente nga Monodrama “Unë jam Adem Jashari” e artistit të shquar Pajazit Murtishi i cili për shkak të Covidit nuk mundi të merrte pjesë fizikisht në këtë akademi përkujtimore.

Kumtesat që u mbajtën ishin nga z. Qerim Gjocaj Ushtar i UÇK-së i plagosur duke i dhuruar krahun luftës së përgjakshme.   Z. Gjocaj referoi temën si: Komandanti legjendar Adem Jashari u bë simbol i luftës për Liri e dinjitet kombëtar, duke frymëzuar me mijëra të rinj kosovarë në mbarë botën për t’ju bashkuar kauzës së Kombit.

2-Jehona e veprës heroike e Adem Jasharit në diplomacinë botërore, ndikimi ne politiken e jashtme të Unionit Europian, SHBA-s dhe roli i tyre.  Referoi z. Fran Shkreli gazetar i shquar dhe ish drejtor i Zërit të Amerikës.  3- Kreshnikët nuk janë vetëm në legjenda nga znj. Alketa Veshi sekretare e shoqatës.

4-Në Video-Mesazh përshëndeti djali i heroit legjendar Adem Jashari nga Kosova , Z.  Lulzim Jashari.

5-Kontributi i Ushtrisë Shqiptare, drejtuesve të saj dhe veçanërisht i popullsisë së Tropojës, në kauzën e Adem Jasharit për Liri dhe dinjitet kombëtar.  (Grupi i punës) Mark Qehaja, Imer Laçaj,  Sejdi Shiqerukaj), referoi z. Imer Laçaj n/kryetar i shoqatës.

6-Video mesazh: Rrëfim ekskluziv i Komandantit të stërvitjes së Heroit Adem Jashari, nga Major Ylli Mici, njëkohësisht mik i familjes së Jasharëve.

7-Heroi që lindi në ditën e Flamurit dhe u bë Flamur i Lirisë, Kozeta Zylo.

8-Lufta shekullore për liri kundër shtetit fashist serb e cila kulmoi me rezistencën heroike dhe flijimin e familjes Jashari!   Z. Agim Aliçkaj atdhetar dhe anëtar i Ligës shqiptaro amerikane që drejtohet nga kongresisti Joe Di Guardi.

Performuan dhe sollën emocione tek shikuesit pjesë të zgjedhura kushtuar Adem Jasharit  artistët e mirënjohur Shaban Lajci dhe Tom Gjergji.

Pas kumtesave u vlerësuan me çmime mirënjohjeje si Ambasadori William Walker, z. Fran Shkreli, z. Ahmet dhe Bahrije Bytyqi, prindërit e vëllezërve Bytyqi të rënë për Liri dhe z. Pajazit Murtishi.  Ato u dorëzuan nga z. Qemal Zylo, Mark Qehaja, Qerim dhe Blerim Gjocaj.

Z. David Tubiolo vlerësoi gjithashtu me proklamatë mirënjohjeje Shoqatën Shqiptaro Amerikane “Skënderbej”.

Programi artistik nga shkolla shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit

Pas kumtesave u organizua dreka festive për Ditën e Shenjtë të Flamurit dhe Ditëlindjen e Heroit legjendar Adem Jasharit.

Në këtë drekë përshëndetën kryetar i nderit të shoqatës Z.  Bashkim Shehu dhe z. Sab Gashi aktivisti i njohur.

Programi artistik filloi me këngën: “Ty Flamur të duam shumë” nga kori i Shkollës Shqipe “Alba Life”.

Pas këngës së Flamurit u shfaq balelti “Arrëthyesi” nga artisti Klevis Tafaj solisti i parë në Teatrin “Ajkuna” New York së bashku me partneren e tij simpatike Kylie Brown.   Arrëthyesi është një nga baletet më të famshme të botës, me muzikë nga Cajkovski, me autor shkrimtarin gjerman, Hoffman një romantik i fantazisë dhe horrorit gotik.

Vallen e Pavarësisë së Kosovës dhe të Tropojës e luajtën grupi i valleve të Shkollës Shqipe “Alba Life” nën drejtimin e mësuese Tafaj.

Programi u mbyll me Himnin e Shkollës Shqipe “Gjuha Shqipe Gjuha Jonë” me tekst nga K. Zylo dhe kompozuar nga P. Melo kënduar nga kori i Shkollës Shqipe “Alba Life” në Bronx nën drejtimin e mësuese Adelina Laçaj.

Falënderojmë koordinatorët Blerim Gjocaj, Arta Xhaferri, mësueset Mirvete Krasniqi Veselaj, Fatbardha Shiqerukaj, Jetona Reka si dhe artisten Valbona Peraj që së bashku me Majlinda Tafaj përgatitën nxënësit për këtë program tejet të bukur artistik.

Ushqimet e shijshme u servirën nga zotërinjtë Faton dhe Mirvete Zogiani si dhe familja e tij nga restoranti Moo Moo’s Steakhouse NJ.

Pjesëmarrësit u argëtuan nën tingujt e DJ-it drejtuar mjeshtërisht nga Bujar Sadikaj, Edmond Nikolla dhe këngëtarja e dashur Entela Ilirjani.

Aktiviteti u filmua me plot profesionalizëm dhe në transmetim direkt nga TV “Alba Life” me themelues z. Qemal Zylo dhe stafi i tij i përkushtuar si Valon Gërbeshi, Bujar Sadikaj dhe Elton Xhaferri.

Heroizmi i kësaj familje kombëtare do të dëgjohet dhe tregohet brez pas brezi, sidomos në Ditën e Shenjtë të Flamurit, ngase Adem Jashari ishte burri që lindi në Ditën e Flamurit dhe u bë Flamuri i Lirisë.

Për heroizmin e Jasharëve sa të kem frymë do të shkruaj dhe intepretoj midis të tjerash si:

Dashkam sonte ta trand botën,

Ngricën e lotit ta bëj krua,

Për Kombin, të ngre Flamurin,

Me Kosovën mish e thua…

Programin e moderoi autorja e shkrimit më lart Kozeta Zylo, shkrimtare, poete, publiciste, mësuese dhe bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe në New York “Alba Life” Ambasador i Kombit.

20 Nëntor, 2021

Bronx, New York



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kozeta Zylo: Protestë për drejtësi kundër krimeve serbe nga Diaspora në Amerikë para konsullatës serbe Kozeta Zylo: Loti im godet pa meshire perdhunuesit serbe ndaj motrave te mia te Kosoves Kozeta Zylo: Mirënjohje për Shkollën Shqipe “Alba Life” Kozeta Zylo: Dritan Abazovic takohet me diasporën shqiptaro amerikane në Staten Island Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” në ditën e parë për vitin akademik 2021-2022 Kozeta Zylo: Një princ shqiptar Zigfrid - Tafaj në skenën e New Roshell-it në New York Kozeta Zylo: Betimi i mësuesit Kozeta Zylo: U inagurua Qendra “Illyria” në Bronx për mbarë Diasporën Shqiptaro Amerikane Kozeta Zylo: Kur vjen 11 shtatori në New York Kozeta Zylo: Në Vatër u përkujtua 5 Vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” filloi plot sukses vitin e ri akademik Kozeta Zylo: Mark Gjonaj midis Shkollës Shqipe “Alba Life” Kozeta Zylo: Lamtumirë poeti kombëtar Agim Shehu Kozeta Zylo: Takim bashkëpunimi me z. Mark Gjonaj Keze Kozeta Zylo: U kujtofsh përgjithmonë Uran Kostreci! Kozeta dhe Qemal Zylo: Lamtumirë poet i ndritur Petrit Ruka Kozeta Zylo: Amerika, Atdheu i dytë i shqiptarëve dhe Pavarësia e saj Kozeta Zylo: Marko Kepi dha konferencë shtypi përpara mediave dhe zgjedhësve të tij, NY Kozeta Zylo: Agroni dhe Ylli dy artistë grykë argjendi të Tepelenës dhe Kombit Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” NY, mbylli me plot sukses vitin shkollor akademik

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora